Lajmet

​EdGuard publikon një analizë rreth rritjes së pagave në arsim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se çështja e pagave në arsim do të zgjidhet përmes Projektligjit për paga.

Published

on

Në këtë periudhë kur arsimi është në grevë për shkak të kërkesës për mbështetje prej 100 euro, Instituti EdGuard ka paraqitur një analizë të pagave sipas Projektligjit të ri të pagave.

Në analizën nga EdGuard rezulton një rritje mesatare prej 15% për të gjithë pozitat në para universitar krahasuar me ligjin paraprak të shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se çështja e pagave në arsim do të zgjidhet përmes Projektligjit për paga.

Lajmet

Arrestohet një person në Gjakovë, i sekuestrohen pistoletë dhe mbi 100 fishekë

Published

on

Në fshatin Jahoc të Gjakovës është arrestuar një person, pasi që të njëjtit iu kapën armë e fishekë.

Sipas raportit të policisë, pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë, 92 fishekë dhe 10 fishekë me gaz. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia në raportin 24-orësh të saj./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Ligjëratë informuese në UBT për parandalimin e kancerit të gjirit

Published

on

Në kuadër të Tetorit Rozë, në Kampusin Inovativ të UBT-së në Lipjan u mbajt një ligjëratë informuese dhe sensibilizuese me temën “Parandalimi dhe zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit”, ngjarje kjo e cila kishte për qëllim ngritjen e ndërgjegjësimit tek audienca.

Kjo ngjarje mblodhi së bashku studentë dhe nxënës, të cilët patën mundësinë të informohen më gjerësisht për rëndësinë e kontrollit shëndetësor, zbulimin e hershëm dhe masat parandaluese.

Në mesin e ligjëruesve të ngjarjes kishte edhe ekspertë të shëndetësisë nga UBT dhe “United Hospital”. Në diskutimit u theksua domosdoshmëria e edukimit shëndetësor dhe mbështetjes së vazhdueshme për personat e prekur, duke promovuar kështu mesazhin se parandalimi është çelësi për një jetë të shëndetshme.

Si shenjë solidariteti dhe mbështetje për të gjithë të prekurit që luftojnë këtë sëmundje, të pranishmit kishin të vendosur fjongo me ngjyrë rozë në veshjet e tyre.

UBT përmes ngjarjeve të tilla vazhdon të promovojë ndërgjegjësimin shoqëror për edukimin shëndetësor të komunitetit përmes bashkëpunimit ndërinstitucional rreth fuqizimit të grave.

Eliza Hoti/UBT

/S.K/UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Messi vazhdon edhe për tri vjet me Inter Miamin

Published

on

Argjentinasi Lionel Messi e ka vazhduar kontratën me Inter Miamin edhe për tri vite të tjera.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një kontratë të re me ekipin nga MLS, që zgjat deri në dhjetor të vitit 2028.

Messi është dukshëm futbollisti më i mirë në këtë ligë me statistika të jashtëzakonshme dhe tashmë është e konfirmuar zyrtarisht që të paktën tri vite të tjera do ta shohim Messin në fushat e blerta./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Skema piramidale dhe bixhoz ilegal në Vushtrri, Policia bastis një lokal

Published

on

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion në qytetin e Vushtrrisë, duke zbuluar një lokal ku zhvillohej veprimtari e jashtëligjshme e bixhozit dhe skemave piramidale.

Sipas njoftimit zyrtar, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë (NJRSh), kanë realizuar bastisjen në rrugën “Blerim Zuqaku”, gjatë së cilës janë gjetur dhe sekuestruar mjete të ndryshme që përdoreshin për lojëra fati dhe bixhoz.

“Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta, hetuesit e Sektorit Rajonal te Hetimeve në mbështetje të Njësisë për Reagim të Shpejtë (NJRSh) në orët e mbrëmjes se datës 23 tetor 2025, në rrugën “Blerim Zuqaku“ në Vushtrri , kanë realizuar bastisje në një lokal ku zhvillohej veprimtari e kundërligjshme ‘Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’, thuhet në njoftim.

Gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar aparate dhe mjete të ndryshme që shërbejnë për lojëra fati e bixhozi. Gjësendet e sekuestruara do të shërbejnë si dëshmi materiale dhe janë proceduar në rastin në fjalë.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar pronari i lokalit i cili pas intervistimit është liruar ne procedurë te rregullt.

Ndaj të dyshuarit është iniciuari rasti për dyshimin e kryerjes së veprës penale ’’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, thuhet më tej./S.K/PK/

Continue Reading

Të kërkuara