Kronika e zezë

​Dy të arrestuar për vjedhje të rëndë në Gjakovë

Dy prej të arrestuarve ndalohen për 48 orë.

Published

on

Një person me inicialet Z . M dhe një tjetër me inicialet M . Th., janë arrestuar sot në Gjakovë nën dyshimin për vjedhje të rëndë në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës.

Sipas Policisë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative-hetimore për disa persona të dyshuar në lidhje me rastet e vjedhjeve në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës.

“Andaj sot më datën 24.05.2022, hetuesit policorë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, kanë realizuar kontroll në tri lokacione të ndryshme me ç’rast mbi bazën e dyshimit për veprat penale ”Vjedhje e rëndë” dhe ”Mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve” kanë arrestuar Z . M., viti i lindjes 1976 dhe M . Th., viti i lindjes 1974. Gjatë kontrollit Policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike me dhjetë copë fishekë të kalibrit të njëjtë, si dhe një pushkë gjuetie me gjashtë copë fishekë. Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar ndalohen për 48 orë”, thuhet në njoftim. 

Aktualitet

Lëndohen pesë persona në një aksident zinxhirorë

Published

on

Pesë persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti mes pesë veturash sot rreth orës 12:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në Sllatinë.

Lajmin e ka bërë të ditur Luljeta Mehmeti nga zyra për media e Policisë së Kosovës. Sipas saj, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa njësitë policore janë duke e trajtuar rastin.

“Duke u bazuar në të dhënat fillestare nga tereni, ju informojmë se me datën 18.07.2025 rreth orës 12:00 në drejtimin Prishtinë- Pejë, respektivisht në fshatin Sllatinë, është raportuar për një aksident trafiku zinxhiror ku të përfshira kanë qenë pesë (5) vetura. Lidhur me rastin të gjitha njësitë relevante duke përfshirë edhe ato mjekësore, kanë dal në vendin e ngjarjes. Si pasojë e këtij aksidenti, deri me tani raportohet për pesë (5) persona të lënduar të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Njësitë kompetente policore janë duke e trajtuar rastin për procedurat e mëtejme”, ka thënë Mehmeti. /Telegrafi

Continue Reading

Kronika e zezë

Kanoset një grua në Prishtinë, intervistohet i dyshuari

Published

on

Një person dyshohet se ka kanosur një grua.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në orën 17:00 më 12.07.2025 në Prishtinë.

Tutje në raport thuhet se pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës kosovare. Pas intervistimit të palëve në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Continue Reading

Kronika e zezë

​Arrestohen tre persona për fajde në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona në Prizren nën dyshimet se janë të përfshirë në veprat penale fajde dhe detyrim.

Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dy automjete, para dhe dëshmi të rëndësishme, të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.

Dyshohet se këta persona duke kanosur viktimën, në vazhdimësi kanë tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit ndalohen për 48 orë.

Continue Reading

Kronika e zezë

​Një qytetar në veri të Mitrovicës sulmohet, fyhet në gjuhën shqipe dhe serbe

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Mitrovicë të Veriut është raportuar një rast sulm dhe fyerje.

Sipas policisë, ankuesi ka njoftuar se derisa ishte duke ecur në trotuar me tre persona, dy motorë skuter me nga dy persona të cilët kanë qenë duke lëvizur në rrugë i kanë fyer në gjuhen shqipe dhe në gjuhen serbe dhe të njëjtit i kanë gjuajtur me një shportë plastike duke e goditur viktimën.

“Viktima nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të urës lindore”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara