Sport

​Dy ndeshjet vendimtare, Shqipëria shpreson në kualifikim për “Katar 2022”

Shqipëria ndeshjen e parë do ta zhvillojë më datën 9 tetor si mysafire e Hungarisë.

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë do të vazhdojë ëndrrën drejt kualifikimit për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku gjatë muajit tetor do të zhvillojë dy ndeshje, ndaj Hungarisë dhe Polonisë, të vlefshme këto për fazën kualifikuese të Grupit I.

Para ndeshjes me Hungarinë, në konferencë për media dolën futbollistët Ermir Lenjani dhe Nedim Bajrami, ku të dy treguan se skuadra e grumbulluar nga trajneri Reja do të japë maksimumin që të vazhdojë me rezultate pozitive në ndeshjet në vazhdim.

“Mendoj, për lojën me Hungarinë, është shumë e rëndësishme për neve. Do të shikojmë të fokusohemi më shumë te ne, më mirë, te forcat tona, dhe do të shikojmë se si do të ecë edhe loja”, tha Lenjani.

Po ashtu, Lenjani tha që fillimisht Kombëtarja e Shqipërisë duhet të fokusohet në ndeshjen e parë kundër Hungarisë, dhe të tregojë kualitetet e tyre si skuadër, e po ashtu në aspektin individual.

“Unë mendoj që së pari duhet të fokusohemi vetëm për Hungarinë. E dimë të gjithë që i kemi kualitetet shumë të larta si lojtarë individualisht edhe si ekip, dhe si e thash më herët, do të fokusohemi më shumë te ne që t’i japim kualitetet që i kemi dhe që me e fitua lojën, këtë të parën, dhe tani do ta shohim me Poloninë”, tha Lenjani.

Ndwrsa mesfushori ofansiv Nedim Bajrami ndeshjen ndaj Hungarisë e cilësoi shumë të vështirë, por pavarësisht kësaj tha se duhet që të përgatiten maksimalisht.

“Ne e dimë se do të jetë një ndeshje shumë e vështirë edhe kundër Hungarisë në Hungari, dhe do të futemi në lojë me vetëbesim sepse i kemi fituar dy lojët e fundit dhe duhet të përgatisim lojën shumë mirë”, tha Bajrami.

Në fund, i pyetur se cila kombëtare është më e mirë, ajo e Hungarisë apo ajo e Polonisë, Bajrami u përgjigj se të dy kundërshtarët e ardhshëm të Shqipërisë janë të fortë pa dallim.

“Besojë që të dyja janë të forta, nuk ka kush është më e fortë, sepse loja fillon 0:0 edhe ne e dimë kualitetin tonë dhe duhet të koncentrohemi në lojën tonë”, tha Bajrami.

Ermir Lenjani rikthehet në ndeshjet e tetorit për Shqipërinë pas lëndimit që e kishte pësuar i cili e mbajti larg fushave për ndeshjet e kaluara të fazës kualifikuese, kurse Nedim Bajrami do të ketë rastin që të zhvillojë paraqitjen e tij të tretë me kombëtaren “Kuq e Zi”, nëse aktivizohet nga trajneri Reja në ndeshjen kundër Hungarisë.

Shqipëria ndeshjen e parë do ta zhvillojë më datën 9 tetor si mysafire e Hungarisë, kurse tre ditë më vonë, në stadiumin “Air Albania” e pret Kombëtaren e Polonisë.

Sport

Në konferencën e parë te Milani, Jashari: Rrënjët shqiptare më japin forcë, Xhaka mbetet shembull i madh për mua

Published

on

Ardon Jashari ka dhënë konferencën e parë për media si futbollist i Milanit, ku ka folur për emocionet e transferimit te gjiganti italian, por edhe për lidhjen e tij me Granit Xhakën dhe rrënjët shqiptare.

Mesfushori i ri kuqezi nuk e fshehu respektin për kapitenin e Zvicrës, me të cilin ndan jo vetëm fushën e lojës, por edhe prejardhjen, shkruan Gazeta Express.

“Granit Xhaka ka një karrierë të madhe prapa vetes, por është ende një lojtar i mrekullueshëm. Gjithashtu, kam mësuar shumë nga ai. Ajo çfarë kemi të përbashkët është prejardhja jonë, rrënjët tona shqiptare. Ne jemi rritur me atë grintën, atë fuqinë dhe zjarrin brenda nesh që duam të fitojmë gjithçka. Nuk ka rëndësi nëse është ndeshje futbolli apo diçka tjetër”, tha Jashari para gazetarëve italianë.

21-vjeçari theksoi se kjo energji e vendosmëri do ta udhëheqin edhe në aventurën e re me Milanin, ku synon të lërë gjurmë të bëhet pjesë e historisë së klubit.

Me këtë deklaratë, Jashari jo vetëm që vuri në pah lidhjen e tij me Xhakën si model frymëzimi, por edhe krenarinë për origjinën shqiptare, që sipas tij i ka dhënë karakterin dhe forcën për të luftuar në çdo sfidë.

 

 

Continue Reading

Sport

Sezoni i ri në Superligë nis në fundjavë, ndeshje mjaft interesante na presin

Published

on

Sezoni 2025/26 në Superligën e Kosovës në futboll do të fillojë këtë fundjavë.

Katër ndeshje të dielën dhe një të hënën do të zhvillohen në kuadër të javës së parë.

Dukagjini do të jetë nikoqir i Prishtinës, Malisheva e pret Prishtinën e Re që debuton në Superligë, ndërsa Llapi do të udhëtojë për t’u ndeshur me Drenicën e inkuadruar në elitë këtë sezon.

Drita do ta nis mbrojtjen e titullit në udhëtim, ku përballet me Ferizajn, kurse Gjilani do të jetë nikoqir i nënkampionit, Ballkanit.

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 16:30.

Continue Reading

Sport

Andi Zeqiri në kërkim të një skuadre të re, dëshiron largimin nga kampionati belg

Published

on

Continue Reading

Lajmet

Sunderlandi e zyrtarizon kapitenin e ri Granit Xhaka

Published

on

Ylli kosovar Granit Xhaka i cili u transferua pak javë më parë në ekipin e Sunderlandit, po konsiderohet si një lider i lindur, pasi që përfaqësuesit zviceran iu besua edhe shiriti i kapitenit, duke e pasur parasysh lidershipin e tij dhe përvojën e madhe.

Madje klubi anglez përmes rrjeteve sociale e zyrtarizoi vendimin që mesfushorit me tipare defanzive t’ia besojë shiritin e kapitenit.

“Granit Xhaka, kapiten i ri i Sunderland AFC”, shkroi klubi anglez.

E ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut, Arsenalit dhe Bayer Leverkusenit, tha se ndihet krenar që iu besua kjo përgjegjësi dhe privilegj.

“Më bën jashtëzakonisht krenar që jam kapiten i këtij klubi dhe i kësaj skuadre. Shpresoj të tregoj lidershipin tim brenda dhe jashtë fushës, duke ndihmuar shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore dhe në të gjithë klubin”, u shpreh 32 vjeçari.

Continue Reading

Të kërkuara