Sport

​Presidenti i La Ligas: Laporta mund ta mbante edhe më tutje Messin

Tebas shprehet i bindur se Laporta mund ta kishte mbajtur edhe më tutje argjentinasin në skuadër.

Published

on

Deri në momentin e fundit të afatit kalimtar veror, besohej se Lionel Messi do të nënshkruante një marrëveshje të re me Barcelonën, e cila mund ta kishte ta kishte mbajtur atë në klub edhe për dy sezone të tjera.

Në ditën kur do të zbulohej kontrata e re, presidenti i klubit, Joan Laporta, tronditi botën e futbollit duke thënë se Barca nuk mund të përballonte mbajtjen e lojtarit të tyre më të mirë ndonjëherë.

Sidoqoftë, tani ka dalë në dritë se nuk ishte vetëm marrëveshja CVC ajo që përfundimisht e ndaloi Barcelonën që Messi të shkruante stilolapsin në letër për herë të fundit.

Tani në lidhje me këtë situatë, ka folur edhe shefi i La Ligas, Javier Tebas i cili shprehet i bindur se Laporta mund ta kishte mbajtur edhe më tutje argjentinasin në skuadër.

“Kam ngrënë darkë në shtëpinë e Laportas dhe ai pranoi të nënshkruajë marrëveshjen CVC (fondin për investime)”, tha Tebas për “COPE”.

“Nuk e dija nëse Messi mund të rinovonte për shkak të kësaj, por më vonë mora një telefonatë nga Laporta i cili më tha. “A mund ta përshpejtojmë marrëveshjen CVC? Fëmija [Messi] po nervozohet”.

“Kishte një marrëveshje që nëse Barça nënshkruante marrëveshjen me CVC, ata mund të kishin vënë 15% të parave në dispozicion për nënshkrimin e lojtarëve. Sipas mendimit tim, ata mund të kishin nënshkruar me Messin”.

“Laporta nënshkroi me lojtarë si Memphis, Aguero, nëse ai nuk do të nënshkruante me ata lojtarë, Messi mund të vazhdonte”, tha në fund Tebas.

Sport

Fanella e Michael Jordan shitet për 14 milionë dollarë në ankand

Published

on

By

Një fanellë e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, e veshur gjatë finaleve të NBA-së në vitin 1998, është shitur në ankand për 14 milionë dollarë.

Bëhet fjalë për fanellën që Jordan e kishte veshur në ndeshjen e dytë finale ndaj Utah Jazz, në sezonin e njohur si “The Last Dance”, kur Chicago Bulls siguruan titullin e gjashtë në histori.

Ankandi u organizua nga shtëpia “Hunt Auctions”, ndërsa fanella u ble nga një investitor i pasurive të paluajtshme nga Miami.

Në finalet e vitit 1998, Jordan regjistroi mesatarisht 33.5 pikë për ndeshje dhe u shpall lojtari më i vlefshëm i serisë finale, duke udhëhequr Chicagon drejt titullit.

Pavarësisht shumës së lartë, fanella nuk e ka thyer rekordin për artikullin sportiv më të shtrenjtë të shitur në ankand. Ky rekord vazhdon të mbahet nga fanella e legjendës së bejsbollit, Babe Ruth, e shitur për 24.12 milionë dollarë në vitin 2024.

Kjo është fanella e tretë e Jordanit nga finalet e vitit 1998 që shitet për mbi 10 milionë dollarë, duke konfirmuar vlerën historike të trashëgimisë së tij në basketboll.

D.L

Continue Reading

Sport

Osmani dhe Gashi titullarë në humbjen e Bayernit U19

Published

on

By

Dy mesfushorët, Erblin Osmani dhe Yll Gashi, ishin titullarë në humbjen 2:0 të Bayern Munichut U19 ndaj Vikingut U19, në kuadër të xhiros së dytë të fazës së ligës në UEFA Youth League.

Në takimin e zhvilluar të hënën, Osmani qëndroi në fushë deri në minutën e 87-të, ndërsa Gashi u zëvendësua në minutën e 70-të.

Osmani, i cili është pjesë e grupmoshave të reja të Bayernit, muajin e kaluar regjistroi edhe debutimin me Përfaqësuesen A të Kosovës.

Mesfushori u aktivizua për tre minuta në fitoren 1:0 të “Dardanëve” ndaj Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Genc Nuza delegohet gjyqtar kryesor në Ligën e Konferencës

Published

on

By

Gjyqtari kosovar Genc Nuza është deleguar nga UEFA për të drejtuar ndeshjen ndërmjet Twentes dhe Thunit, në kuadër të fazës së ligës në UEFA Conference League.

Takimi do të zhvillohet më 15 tetor, në Enschede të Holandës, ndërsa Nuza do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj përballjeje.

Atij do t’i asistojnë Granit Hyseni dhe Fatmir Sekiraqa, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Mentor Ajeti. Rolin e ndihmësit të gjyqtarit në VAR (AVAR) do ta ketë Alban Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila e ka vlerësuar këtë delegim si një tjetër sukses për gjyqtarët kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Sipas FFK-së, angazhimi i Nuzës dhe ekipit të tij në garat evropiane dëshmon profesionalizmin dhe përparimin e gjyqtarëve të Kosovës në futbollin ndërkombëtar.

D.L

Continue Reading

Sport

Getafe zyrtarizon transferimin e Dani Carvajal

Published

on

By

Klubi spanjoll Getafe ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin me përvojë, Dani Carvajal, i cili ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2027.

Ish-kapiteni i Real Madridit i bashkohet skuadrës së re pas një karriere të suksesshme me klubin madrilen, ku regjistroi 451 paraqitje, 14 gola dhe 66 asistime.

Gjatë periudhës së tij te Real Madridi, Carvajal fitoi gjithsej 27 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve dhe katër të La Ligës.

Sipas raportimeve, transferimi ishte vonuar për shkak të mosmarrëveshjeve financiare, pasi oferta fillestare prej 400 mijë eurosh ishte konsideruar e ulët në krahasim me pagën e tij të mëparshme te Real Madridi, që arrinte deri në 10 milionë euro në vit.

Me këtë transferim, Getafe synon të përforcojë repartin defensiv dhe të përfitojë nga përvoja e madhe e mbrojtësit spanjoll.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara