Lajmet

​Dështon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Published

on

Mbledhja e Kryesisë së Kosovës ka dështuar që të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu ka bërë të ditur, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Konjufca tregoi se në mbledhje të Kryesisë nuk ishte e pranishme nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujveci, nënkryetari i Listës Serbe dhe nënkryetari i grupit multi-etnik.

Konjufca para gazetarëve tha se do të ngrisinë përgjegjësinë e pjesëmarrjes në mbledhjet e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës dhe se grupet parlamentare. Ai theksoi se grupet parlamentare duhet të jenë të vëmendshëm për domosdoshmërinë që të marrin pjesë në mbledhje.

“Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet. Do ta ngrisim përgjegjësinë edhe më lartë të pjesëmarrjes nëpër mbledhjet e kryesisë së Kuvendit sepse pa qenë grupet parlamentare më të vëmendshme dhe të vetëdijshëm për domosdoshmërinë që të marrin pjesë nuk mund të ketë funksionalizim të Kuvendit të Kosovës. mbledhja e kryesisë është drita e gjelbër që e mundëson mbajtjen e seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës. Shpresojmë që herë të tjera të kemi përgjegjësi më të madhe të të gjithëve meqenëse duke filluar nga momenti kur dalim para momentit të qytetarëve dhe poashtu kur e bëjmë betimin në Kuvendin e Kosovës janë akte të rëndësishme përmes të cilës deputeti i zgjedhur zotohet se do të kryej punët dhe përgjegjësit e veta me përgjegjësi të lartë. Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci ndodhet në Bruksel. Njëri prej nënkryetarëve të Listës Serbe morëm lajmin që disa arsye private nuk mund të merrte pjesë në seancë kurse nuk kemi informacione për nënkryetarin e grupit multi-etnik”, tha Konjufca.

Konjufca tha se në fund të javës mund të jetë mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. 

Lajmet

Peci me vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci thotë të ketë parë një vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve.

Ai madje tha se të tilla aksione do të ketë derisa të lirohen të gjitha hapësirat publike.

Postimi i plotë:

✍️Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.

Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike.

❌Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj.

Continue Reading

Lajmet

Nis zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjete

Published

on

By

Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, ka bërë të ditur se nga sot do të nisë zbatimi i Ligjit për të huajt dhe Ligjit për automjetet.

Ai theksoi se zbatimi i këtyre ligjeve do të zhvillohet në disa faza.

Në fazën e parë, vizitorët që hyjnë në Kosovë përmes vendkalimeve kufitare do të pajisen me materiale informuese lidhur me procedurat dhe rregullat specifike që parashihen me ligjet e reja.

Sipas Bislimit, kjo fazë e parë do të zgjasë deri më 15 mars, periudhë gjatë së cilës qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësi të informohen dhe të përshtaten me ndryshimet ligjore.

Pas përfundimit të kësaj periudhe, do të fillojë zbatimi i plotë i të gjitha procedurave dhe rregullave të përcaktuara me Ligjin për të huajt dhe Ligjin për automjetet.

Continue Reading

Lajmet

Dalin para gjyqit të akuzuarit në rastin “Banjska”

Published

on

By

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë dërguar Gjykatën Themelore në Prishtinë ku pritet të filloj gjykimi ndaj tyre.

Seanca do të zhvillohet sipas planifikimit, pavarësisht ndryshimeve në trupin gjykues, rast ky i cili është udhëhequr nga gjykatësi Arben Hoti, i cili ka qenë kryetar i trupit gjykues.


Të premten në Gjykatën Themelore do mbahet seanca e radhës gjyqësore në rastin e njohur si “Banjska”.

Pavarësisht ndryshimeve në trupin gjykues, seanca do të zhvillohet sipas planifikimit.

Rasti deri tani është udhëhequr nga gjykatësi Arben Hoti, i cili ka qenë kryetar i trupit gjykues. Mirëpo, pas avancimit të tij në pozitën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit, lënda do t’i kalojë një gjyqtari tjetër. Nga Gjykata Themelore ende nuk është bërë e ditur se kujt do t’i ndahet rasti.

Ndërkohë, Gjykata Themelore kishte kërkuar mendim nga Gjykata Supreme lidhur me mundësinë e vazhdimit të gjykimit në mungesë, pas propozimit të prokurorit special Naim Abazi. Megjithatë, Gjykata Supreme ka sqaruar se nuk jep mendime juridike për dilemat procedurale të shkallës së parë, duke refuzuar kështu të japë opinion për këtë çështje.

Si rrjedhojë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar propozimin që gjykimi për 42 të akuzuarit e tjerë, 41 persona fizikë dhe një person juridik, të vazhdojë në mungesë.

Për këta të pandehur është lëshuar letërreshtim ndërkombëtar dhe pritet arrestimi dhe ekstradimi i tyre për zhvillimin e procedurës penale.

Deri më tani, procedura penale është veçuar vetëm për tre të akuzuarit që ndodhen në paraburgim: Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj tyre është mbajtur më 17 prill 2025, ku të tre janë deklaruar të pafajshëm, ashtu si edhe në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024.

Në seancën e prillit, fjalën hyrëse e kanë dhënë prokurori special, mbrojtja dhe pala e dëmtuar.

Aktakuza për këtë rast është ngritur më 11 shtator 2024 dhe ka të bëjë me sulmin terrorist të 24 shtatorit 2023 në Banjskë të Zveçanit. Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të akuzuarit dyshohet se përmes përdorimit të dhunës dhe armatimit të rëndë kanë tentuar të shkëpusin pjesën veriore të Kosovës dhe ta bashkojnë atë me Serbinë.

Si pasojë e këtij sulmi, është vrarë zyrtari policor Afrim Bunjaku, janë rrezikuar jetët e zyrtarëve të tjerë policorë dhe të popullatës civile. Aktakuza ngarkon gjithsej 44 persona fizikë dhe një person juridik, “RAD D.O.O”, ndërsa listës së të akuzuarve i prin Milan Radoiçiq, i cili më herët kishte marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin terrorist.

Continue Reading

Lajmet

Rinumërohen 216 vendvotime nga 914 gjithsej

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.

Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani janë rinumëruar 216 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave të ndryshme, si: Deçan (5), Gjakovë (15), Gllogoc (7), Gjilan (13), Dragash (57), Istog (6), Kaçanik (44), Klinë (5), Fushë Kosovë (3) dhe Mitrovicë e Jugut (3).

Nga rezultatet e deritanishme prin VV-ja me 46.16%, duke u pasuar nga PDK 20.94% e LDK e treta me 11.16% dhe AAK ka marr 5.06%.

Continue Reading

Të kërkuara