

Aktualitet
Dështon mbledhja e Komisionit hetimor për energjinë
Aty ishte paraparë të votohet lista e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim.
Published
3 years agoon
By
UBT newsKa dështuar të mbahet takimi i Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
Aty ishte paraparë të votohet lista e dëshmitareve qe do të ftohen për intervistim.
Komisioni pritet të mblidhet me datë 28 të këtij muaji.
Bota
Kryediplomatja evropiane: Vendet e BE-së nuk mbështetën konfiskimin e aseteve të ngrira ruse
Published
13 minutes agoon
February 24, 2025By
UBTnews
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian (BE) për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas tha se jo të gjitha vendet anëtare të BE-së e kanë mbështetur idenë e konfiskimit të aseteve të ngrira të Rusisë.
Kallas në një deklaratë për media në përfundim të takimit që ministrat e Jashtëm të BE-së mbajtën në Bruksel tha se për konfiskimin e aseteve të ngrira të Rusisë nevojitet mbështetja e të gjitha vendeve anëtare të BE-së. “Për momentin nuk ka mbështetje të mjaftueshme për këtë. Nuk jam optimiste se do të arrijmë marrëveshje edhe në mars“, tha ajo.
“Puna për asetet ruse po vazhdon“, tha Kallas dhe shtoi se në takimin e ministrave të Jashtëm ka ndryshuar mendje një vend i cili kishte kundërshtuar më parë sekuestrimin e aseteve ruse.
Në situatën aktuale taksapaguesit e BE-së nuk duhet të paguajnë çmimin e luftës, tha Kallas e cila shpjegoi se është e drejtë që çmimi të paguhet nga Rusia e cila ka shkatërruar Ukrainën.
Kallas kërkon që asetet e ngrira të Rusisë të përdoren drejtpërdrejt në ndihmën për Ukrainën.
Aktualisht, Ukraina po mbështetet duke i dhënë garanci për të ardhurat nga asetet e ngrira ruse.
Për shkak të luftës, vendet e BE-së kanë ngrirë rreth 300 miliardë euro asete ruse, 210 miliardë prej të cilave i përkasin Bankës Qendrore Ruse. Belgjika, që është shtëpia e Euroclear-it, një shërbim shkëmbimi dhe ruajtja e letrave me vlerë, është vendi i BE-së me numrin më të madh të aseteve të ngrira ruse.
Në Belgjikë ndodhen 258 miliardë euro asete të ngrira ruse ose të pasivizuara.
Bota
Trump takohet me Macronin në Shtëpinë e Bardhë
Published
23 minutes agoon
February 24, 2025By
UBTnews
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur homologun francez, Emmanuel Macron, për bisedime në Shtëpinë e Bardhë më 24 shkurt.
Dy udhëheqësit do të nisin takimin e tyre duke marrë pjesë në një takim virtual me udhëheqësit e tjetër të grupit të shtatë shteteve më të industrializuara në botë (G7), ku do të diskutojnë për luftën në Ukrainë që sot shënon përvjetorin e tretë.
Më pas, ata pritet të mbajnë një konferencë për media.
Macron është udhëheqësi i parë evropian që e viziton Trumpin, pasi ai mori pushtetin muajin e kaluar. Më vonë gjatë javës, kryeministri britanik, Keir Starmer, pritet të qëndrojë në SHBA, teksa Evropa është alarmuar me qëndrimin e Trumpit karshi Ukrainës dhe me përpjekjet për të rivendosur raportet me Moskën, pas tre vjetësh konflikt në Ukrainë.
Macron dhe Starmer pritet të tentojnë që ta bindin Trumpin që të mos nxitohet që të arrijë një marrëveshje armëpushimi me presidentin rus, Vladimir Putin, me çdo kusht, ta mbajë të përfshirë në proces Evropën dhe të diskutojnë për garancitë ushtarake për Ukrainën.
Ndërkaq, Trump dhe ekipi i tij po negociojnë për një marrëveshje me Ukrainën për mineralet, pasi SHBA-ja dëshiron të rikuperojë disa nga paratë që administrata paraprake ka dërguar në Kiev në formë të armëve.
Trump tha gjatë fundjavës se beson se një marrëveshje për këtë gjë mund të arrihet shumë shpejt.
Më herët gjatë javës së kaluar, Macron deklaroi se gjatë takimit me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë do t’i thotë udhëheqësit amerikan që të mos shfaqë “dobësi para Putinit”. Ai tha se shfaqja e dobësisë do të dërgonte mesazh te Kina dhe Irani, ndërkaq një marrëveshje e keqe me Rusinë, sipas Macronit, do të nënkuptonte kapitullimin e Ukrainës./REL/
Bota
Xi konfirmon partneritetin “pa kufij” gjatë bisedës me Putinin
Published
53 minutes agoon
February 24, 2025By
UBTnews
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka konfirmuar partneritetin “pa kufij” gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, raportoi media shtetërore kineze.
Biseda mes dy udhëheqësve u zhvillua në përvjetorin e tretë të pushtimit rus të Ukrainës. Biseda e tyre u zhvillua në kohën kur presidenti amerikan, Donald Trump, po synon të arrihet shpejt një marrëveshje për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke rritur mundësinë që me këtë Uashingtoni të krijojë ndasi mes Xisë dhe Putinit .
Kjo bisedë duket se synonte të hidhte poshtë mundësi të tilla dhe dy udhëheqësit theksuan qëndrueshmërinë dhe natyrën “afatgjatë” të aleancës së tyre dhe dinamikat e brendshme të aleancës së tyre thanë se nuk do të ndikohen nga një “palë e tretë”.
“Raportet Kinë-Rusi kanë janë një forcë e madhe dhe vlerë unike strategjike dhe nuk synojnë dhe as nuk janë të ndikuara nga ndonjë palë e tretë”, tha Xi, sipas njoftimit.
“Zhvillimi i strategjive dhe i politikave të jashtme të Kinës dhe Rusisë janë afatgjata”, tha udhëheqësi kinez, duke shtuar se dy shtetet janë “fqinj të mirë që nuk mund të ndahen”.
Rusia, që ka nisur luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, dhe Kina, që është nën presion nga SHBA-ja për të ngadalësuar rritjen e saj ushtarake dhe rritjen ekonomike, gjithnjë e më shumë kanë gjetur një kauzë të përbashkët gjeopolitike.
Kina dhe Rusia kanë shpallur një partneritet strategjik “pa kufij” disa ditë para se Putini të niste pushtimin e Ukrainës. Xi dhe Putin janë takuar mbi 40 herë në dekadën e fundit dhe muajve të fundit, Putini e ka përshkruar Kinën si një aleate.
Ndërkaq, Kremlini tha se gjatë bisedës Putin e ka informuar Cinë për “kontaktet fundit ruso-amerikane”.
Xi tha se Kina “është e kënaqur që sheh përpjeke pozitive të bëra nga Rusia dhe të gjitha palët e shqetësuara për të zgjidhur krizën”, duke përmendur nismat e Kinës, sikurse krijimi i një grupi shtetesh të quajtur “miqtë për paqe”.
Këto përpjekje kanë për synim të paraqesin Kinën si një paqebërëse neutrale, por kritikët kanë thënë se Pekini nuk mund ta paraqesë veten kështu pasi që Perëndimi e ka akuzuar Kinën se mbështet përpjekjet e luftës së Rusisë, duke e furnizuar me mallra me përdorim të dyfishtë dhe për shkak se blen sasi të mëdha të gazit dhe naftës ruse. Por, Kina ka mohuar se mbështet industrinë ushtarake të Rusisë./REL/
Bota
Merz: Dua koalicion me SPD-në, do të nisim negociatat në ditët në vijim
Published
1 hour agoon
February 24, 2025By
UBTnews
Kreu i Unionit Demokristian (CDU) të Gjermanisë dhe me shumë gjasa kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka deklaruar se dëshiron të bëjë koalicion me Partinë Socialdemokrate (SPD) dhe se do të fillojë negociatat në ditët në vijim.
Ai tha në një konferencë shtypi në Berlin se migrimi, ekonomia dhe mbrojtja ishin temat kryesore për negociatat me SPD-në, raporton Reuters.
“Ne evropianët duhet të jemi të aftë të veprojmë shpejt, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen”, tha ai.
Duke komentuar rezultatin zgjedhor të Alternativës për Gjermaninë (AfD), Merz tha se ishte një “paralajmërim përfundimtar” për partitë demokratike që të bashkëpunojnë.
Ai tha se i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se do të “gjente një mënyrë” që Netanyahu të vizitonte Gjermaninë pa probleme, duke pasur parasysh se Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhër për arrestimin e tij.
Merz deklaroi se kishte folur me presidentin francez Emmanuel Macron për takimin e ardhshëm të Macron me presidentin amerikan Donald Trump.
“Shpresoj se do të jemi në gjendje t’i bindim amerikanët se është në interesin tonë të përbashkët të kemi marrëdhënie të mira transatlantike”, tha Merz, duke shprehur shqetësimin “për atë që po dëgjohet nga Uashingtoni në lidhje me luftën në Ukrainë”.

Kryediplomatja evropiane: Vendet e BE-së nuk mbështetën konfiskimin e aseteve të ngrira ruse

Kosova synon tjetër fitore në Ligën e Kombeve, Letonia rivali i radhës

Trump takohet me Macronin në Shtëpinë e Bardhë

KQZ refuzon afër 5 mijë pako me fletëvotime, brenda disa ditësh fillon numërimi i votave me postë

Xi konfirmon partneritetin “pa kufij” gjatë bisedës me Putinin

Forcat turke trajnojnë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

OKB, dy rezoluta për luftën Rusi-Ukrainë

Merz: Dua koalicion me SPD-në, do të nisim negociatat në ditët në vijim

Merz: Rritja e AfD-së, kambanë alarmi për partitë tjera
Të kërkuara
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota4 weeks ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota1 month ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt