Sport

​De Ligt gjithnjë e më afër Chelseat

De Ligt është gati të hyjë në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Juventusin.

Publikuar

Chelsea është në krye të garës për mbrojtësin e Juventusit, Matthijs de Ligt.

22-vjeçari është një pjesë integrale e mbrojtjes së Massimiliano Allegrit, e cila kohët e fundit është varfëruar nga largimi i Giorgio Chiellinit dhe kalimi në skuadrën e MLS-së në Los Angeles.

Sidoqoftë, De Ligt është gati të hyjë në dy vitet e fundit të kontratës së tij me Juventusin dhe një mori skuadrash të interesuara po e vëzhgojnë me vëmendje të madhe situatën.

Reprezentuesi holandez ka refuzuar gjithashtu të përjashtojë mundësinë e kalimit në ndonjë skuadër tjetër, duke thënë:

“Bisedimet po zhvillohen dhe, kur të vijë koha, unë do të vendos nëse do të zgjas apo nëse dua të shikoj diku tjetër”.

“Gjithmonë shikoj se çfarë është më e mira për veten time në aspektin e projektit sportiv. Vendi i katërt, dy vite radhazi, nuk është mjaftueshëm i mirë. Do të duhet të bëjmë hapa në atë drejtim. Personalisht, ky ishte viti im më i mirë deri më tani, për sa i përket kohës së lojës dhe mënyrës se si luajta”, ka thënë De Ligt.

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel, është në kërkim të një emri të ri në mbrojtje pas largimit të Antonio Rudiger drejt Real Madridit.

De Ligt u transferua te Juventusi në vitin 2019 nga Ajaxi, skuadër në të cilën pati treguar paraqitje shumë të mira si në kampionatin holandez, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.

Sport

​Shtëpia e Ramosit në Sevilla u plaçkit derisa fëmijët e tij ishin brenda

Incidenti ka ndodhur më 20 shtator.

Publikuar

nga

Garda Civile e Spanjës është duke e hetuar një vjedhje që ka ndodhur në shtëpinë e mbrojtësit të Sevillas, Sergio Ramos.

Incidenti në fjalë ka ndodhur në shtëpinë e Ramosit në Bollullos de La Mitacion, 20 kilometra larg qendrës së Sevillas më 20 shtator.

Në atë kohë 37 vjeçari ishte në stadiumin “Sanchez Pizjuan” duke luajtur në Ligën e Kampionëve në ndeshjen e fazës së grupeve të Sevillas ndaj Lens.

Gruaja e Ramos, Pilar Rubio, ishte gjithashtu larg shtëpisë asokohe, por një burim i tha “ESPN” se katër fëmijët e çiftit dhe kujdestarët e tyre ishin në shtëpi. Askush nuk u lëndua gjatë incidentit.

Vazhdo të lexosh

Sport

Bajoku “shkatërron” boksierin serb

Bajoku ishte më i mirë në tri raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë.

Publikuar

nga

Boksieri Shpëtim Bajoku ka qenë bindës përballë boksierit të Serbisë, Semir Aliçiq, në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën.

Bajoku ishte më i mirë në tri raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë.

Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv. Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës.

Bajoku e pati mposhtur serbin në qershor në një turne në Kumanovë. Luftën e radhës, Bajoku e zhvillon të shtunën.

Ballkaniku po mbahet në Albena të Bullgarisë.

Vazhdo të lexosh

Sport

Ukraina nuk do të marrë pjesë në garat e futbollit me ekipe ruse

Kjo pas vendimit të UEFA-s për të ripranuar ekipet e të rinjve të vendit në turnetë evropiane.

Publikuar

nga

Shoqata e Futbollit të Ukrainës (UAF) thotë se nuk do të marrë pjesë në garat e futbollit me ekipe ruse, pas vendimit të UEFA-s për të ripranuar ekipet e të rinjve të vendit në turnetë evropiane.

“UAF dënon fuqishëm vendimin e sotëm të UEFA-s për kthimin e ekipeve U-17 nga Federata Ruse në garat ndërkombëtare”, tha UAF në një deklaratë. “UAF insiston në ruajtjen e vendimeve të mëparshme të UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje me parandalimin e të gjitha ekipeve ruse nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare”.

UAF ka kërkuar gjithashtu bashkëpunimin e organeve të tjera të futbollit për të mbajtur të njëjtin qëndrim kundër ripranimit të Rusisë në futbollin e të rinjve.

“UAF konfirmon se ne nuk do të marrim pjesë në asnjë garë me pjesëmarrjen e ekipeve ruse”, thuhet mes tjerash në deklaratë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Kuka për Qendrën e Xhudos: Ëndrra po bëhet realitet

Janë ndarë 5.5 milion euro për zgjerimin e kësaj qendre.

Publikuar

nga

Trajneri i xhudos, Driton Kuka është shprehur shumë i kënaqur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të ndarë mjete për zgjerimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë.

Ai përmes një reagimi në rrjetet sociale ka thënë se përmes këtij projekti, po realizohet ëndrra për kushte optimale të xhudistëve që Kosovës po i sjellin medalje elitare evropiane dhe botërore.

“Ëndrra po behet realitet. Vendi ku farkohen medaljet e Arta Evropiane, Botërore e Olimpike po bëhet me kushtet më optimale për stërvitje elitare”, ka shkruar Kuka.

Ndryshe, në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës janë ndarë 5.5 milion euro për zgjerimin e kësaj qendre.

“Me vendimin e sotëm të Qeverisë përfundon shpronësimi, shumë shpejtë shpallet procedura e prokurimit për ndërtimin, respektivisht zgjerimin e këtij kompleksi sportivë, i cili bën pjesë në kuadër të programit shtetërorë pesë vjeçar, ‘Kosova, shtet i xhudos’, por njëherit ndërtimi i këtij kompleksi, pra zgjerimi i Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë është edhe përmbushje e zotimeve tona në përgatitje të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Kostoja e këtij investimi do të jetë 5.5 milionë euro”, tha Çeku.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara