Kuriozitete

​Çka janë aftësitë hulumtuese dhe si t’i zhvilloni ato?

Shkathtësitë hulumtuese janë aftësitë dhe mundësitë të gjeni përgjigje për pyetje të ndryshme.

Published

on

Punëdhënësit i vlerësojnë aftësitë e hulumtimit, sepse e ndihmojnë kompaninë të zhvillojnë produkte dhe shërbime të reja, t’i identifikojnë nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve si dhe të qëndrojnë në hap me ndryshimet e industrisë dhe të mos përjashtohen nga gara e konkurrentëve.

Çka janë shkathtësitë hulumtuese?

Shkathtësitë hulumtuese janë aftësitë dhe mundësitë të gjeni përgjigje për pyetje të ndryshme ose të arrini të gjeni zgjidhje për problemet. Ata që e kanë këtë aftësi janë në gjendje të shikojnë informacione, t’i analizojnë si dhe t’i interpretojnë ato në një mënyrë që çon te zgjidhja.

Duke qenë një shkathtësi shumë e kërkuar nga kompanitë, kjo ju ndihmon shumë të arrini në karrierë.

Cilat janë aftësitë e hulumtimit?

Kërkimi i informacioneve

Të gjithë hulumtuesit janë në kërkim të të dhënave, të cilat mund t’i analizojnë në mënyrë që t’i përdorin ato për ta gjetur zgjidhjen.

Vëmendje ndaj detajeve

Detyrat e punës tuaj mund të kërkojnë po ashtu të tregoni vëmendje ndaj informacioneve që klientët i japin, kështu që mund të bëni shitje ose t’ua zgjidhni klientëve ndonjë çështje.

Shënimet

Të dini si të merrni shënime të mira ju ndihmon në një gamë të gjërë momentesh gjatë karrierës. Do t’ju duhet të merrni shënime efikase gjatë takimeve dhe trajnimeve, e sidomos gjatë intervistave nëse jeni intervistuesi.

Menaxhimi i kohës

Aftësia e menaxhimit të kohës përfshin vendosjen e qëllimeve, planifikimin, organizimin, delegimin dhe detyrat e rëndësishme. Nëse e keni këtë aftësi atëherë do t’i arrini gjithmonë afatet e vendosura, t’i arrini qëllimet si dhe të avanconi në karrierë.

Si ta zhvilloni shkathtësinë e hulumtimit?

Bëni një skicë

Gjëja e parë që duhet të bëni përpara se të hulumtoni diçka, është të krijoni një skicë. Kjo do të thotë të bëni pyetje për ato gjëra që po ju duhen. Përmes tyre do të dini si dhe cilat burime t’i vizitoni.

Njihni burimet tuaja

Interneti ka bërë që të merrni infomacione më të shpejta, por jo githçka aty është e besueshme. Është shumë e rëndësishme t’i gjeni dhe t’i njihni burimet që janë të sakta dhe të besueshme. Për ta shmangur grackën e burimeve të pasakta, duhet të jeni në gjendje që t’i verifikoni të njëjtat informacione në burime të ndryshme.

Përdorni teknika të avancuara të hulumtimit

Kur e përdorni internetin për kërkime, shumica e motorëve të kërkimit ju lejojnë të ndiqni preferenca më të avancuara gjatë kërkimit tuaj.

Praktikoni

Mënyra më e mirë për ta zhvilluar këtë shkathtësi është praktika. Si ta bëni këtë? Duke krijuar projekte të vogla të hulumtimit. Shembull, nëse jeni duke planifikuar t’i shfrytëzoni pushimet, mund të hulumtoni për ta planifikuar atë, që prej transportit deri te hoteli dhe aktivitete të tjera. /Akademi Pune

Continue Reading

Kuriozitete

A e parandalon gripin Vitamina C?

Published

on

Një sërë studimesh kanë vërtetuar se, vitamina C lehtëson me 23% intensitetin e simptomave të rrufës dhe gripit, si: dhembjen e muskujve, hundët që rrjedhin dhe kollën. Vitamina C ka treguar që ul kohëzgjatjen e rrufës nga disa ditë deri në një javë. Por, nëse e parandalon rrufën dhe gripin, kjo është e vështirë të përcaktohet.

Efektet e dobishme të vitaminës C janë demonstruar në segmentin e shkurtimit të kohëzgjatjes së ftohjes dhe të lehtësimit të simptomave.

Megjithëse kërkimet tregojnë që se parandalon, një studim zbuloi që atletët e garave të gjata, sistemet imunitare të të cilëve kanë tendencën të jenë më të dobët pas një gare, që kanë pirë 600 miligramë vitaminë C në ditë si zinte  shpesh gripi sa që nuk e merrnin fare vitaminën.

Këshillë: Nuk ju dëmton marrja e një vitamine C në ditë, veçanërisht nëse ndieni se po ju zë gripi. Nëse ju zë gripi, është e mundshme të shëroheni më shpejt dhe të mos bezdiseni nga simptomat e tij. Marrja e 200 miligramëve është e mjaftueshme, sepse një pjesë e saj sekretohet me urinën.

Edhe pse lëngu i portokallit është i pasur në vitaminë C, mos u varni vetëm tek ai. Përmbajtja e vitaminës C ndryshon në varësi të portokalleve të përdorura dhe se sa kohë lëngu ka qëndruar në karton. Vitamina C është jostabile dhe shpejt humbet gjatë ngrirjes dhe ruajtjes së ushqimeve në frigorifer. Ajo gjithashtu zhduket nga procesimi termik dhe nga gatimi me ujë.

Continue Reading

Kuriozitete

Kjo është mosha kur njerëzit shpenzojnë më shumë

Published

on

E dini se në çfarë moshe njerëzit shpenzojnë më shumë? Kompania ClearScore bëri një studim ku intervistuan 3,000 njerëz dhe një pjesë e mirë e tyre kishin shpenzuar më shumë para në të njëjtën moshë, 31 vjeç.

Çdo vit mund të duket i shtrenjtë dhe më i shtrenjtë se viti paraardhës. Kjo pasi njerëzve u duhet të përballojnë çmimet në rritje të qirave, rritjen e inflacionit të produkteve ushqimore përfshirë dhe koston e jetesës.

Por, studimi zbuloi se një britanik mesatar, shpenzon më shumë se 43 000 £ për të mbuluar të gjitha shpenzimet e moshës 31-vjeçare.

Për të arritur në këtë 3 000 njerëz u pyetën për të treguar gjërat për të cilat kanë shpenzuar më shumë në jetën e tyre.

Nga përgjigjet u zbulua se shpenzimet më të mëdha janë bërë në moshën 31-vjeçare, pasi kjo moshë përfshin disa momente që tentojnë të tkurrin trasësinë e portofolit tuaj dhe janë 4 faktorë që ndikojnë në këtë:

-Pagesa e martëses 27%

-Blerja e një shtëpie 48%

-Të kesh një fëmijë 20%

-Të bësh muaj mjalti 14%

Mënyra më e zakonshme për të paguar të gjitha këto shpenzime të këtij viti të shtrenjtë të jetës janë kursimet, por ka edhe nga ata që preferojnë të marrin kredi në bankë. Prandaj, nëse ende nuk e keni arritur këtë vit të jetës suaj, studiuesit këshillojnë nisjen e kursimeve.

Continue Reading

Kuriozitete

Studimi i ri: Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që rrezikohen nga kanceri në gji

Published

on

Inteligjenca artificiale mund t’i identifikojë gratë që janë të rrezikuara nga kanceri në gji, disa vjet para se të diagnostikohen, ka thënë Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik të martën.

Pesë hulumtuesve të këtij Instituti, Universitetit të Kalifornisë dhe Universitetit të Uashingtonit, u është dhënë qasje në programin komercial të inteligjencës artificiale, i cili në mënyrë retroaktive ka analizuar mamografitë e 116.495 grave që kanë marrë pjesë në programin norvegjez në periudhën 2004 – 2018.

Në total, 1.607 e grave janë përballur më vonë kancer në gji. Algoritmi ka arritur të verifikojë cilat gra kanë pasur rrezik më të madh të zhvillimit të kancerit në gji, madje edhe se cili prej gjinjve ka qenë më i rrezikuar, katër deri në gjashtë vjet para diagnostikimit.

“Ne e kemi vërejtur se gjiri që ka zhvilluar kancer, ka pasur pikë në sistem dyfish më shumë, sesa gjiri tjetër”, ka thënë Solveig Hofvind, gruaja që udhëheq programin për detektim të kancerit në gji përmes programit me inteligjencë artificiale.

“Studimi tregon se algoritmet që tashmë janë të qasshme në treg mund të përdoren për të zhvilluar programe detektimi edhe më të personalizuara”, ka thënë ajo, raporton REL.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 670.000 gra kanë vdekur nga kanceri në gji më 2022. Kjo, është forma më e shpeshtë e kancerit që zhvillohet, studimu është publikuar edhe në revistën e Rrjetit të Shoqatës Mjekësore Amerikane, ndër revistat më me nam në botë.

Continue Reading

Kuriozitete

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

Published

on

Sot, më 23 janar 2025, dollari amerikan blihet me 93.8 lekë dhe shitet me 95.2 lekë. Euro, blihet me 98 lekë dhe shitet 98.6 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.2 lekë, ndërsa në shitje me 104.5 lekë.

Paundi britanik, blihet me 115.7 lekë dhe shitet me 117 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 65 lekë, ndërsa në shitje me 66.5 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

Continue Reading

Të kërkuara