Sikleti i alergjive që vijnë me stinën e pranverës është aq i madh, sa ata që e kalojnë mbi kurriz, s’do ia uronin as armiqve më të këqij. Teshtimat, irritimi i syve, fyti i acaruar dhe veshët që shpojnë janë disa nga simptomat më të bezdisshme që e bëjnë këtë gjendje për ata që e vuajnë.
Përveç pjesës së trajtimit të alergjive me ilaçe nga mjekët profesionistë, ka edhe disa ushqime që falë vlerave ndikojnë në forcimin e përgjithshëm të imunitetit dhe si pasojë edhe në lehtësimin e gjendjes së alergjisë.
Mjalti – I përkryer për trajtimin e simptomave të alergjive dhe parandalimin e tyre, ështëushqim i fuqishëm anti-inflamator, falë edhe nektarit të luleve që mund të shërbejë si terapi për lehtësimin e gjendjes së alergjive.
Xhenxhefili – I pasur me kuercetinë, përbërës që ndihmon në lehtësimin e aspektit inflamator, si pasojë në lehtësimin e simptomave të alergjisë së stinës.
Salmoni – Kur bëhet fjalë për ushqimet e pasura me omega-3 që lehtësojnë alergjinë, zgjedhja e parë është salmoni. Ky lloj peshku plotëson të gjitha nevojat për 100 gramë omega-3 në ditë, por ndërkohë ndikon edhe në lehtësimin e alergjisë.
Ananasi – Si një nga të vetmet burime ushqimore të bromelainës, ky frut është zgjedhja e duhur për të luftuar simptomat e alergjisë, është me vitaminë C.
Qepa – Një ushqim fantastik kundër alergjive, që përdoret në çdo lloj gatimi, nga salcat e ndryshme, te supa, sallatat etj., është qepa, e cila përmban bollël kuercetine, një element që lufton gjendjen e alergjive.
Shafrani i Indisë – Kjo erëz e pasur me përbërësin bimor që ndryshe njihet si kurkuma, është zgjedhje për të zvogëluar aspektin inflamator në organizëm e rritur forcimin e sistemit imunitar. Shafranimund të përzihet me ujë të ngrohtë, mjaltë, xhenxhefil, limon dhe bëhet pija e duhur për të lehtësuar alergjinë.
Agrumet – Agrumet si portokalli, qitroja, rrushi apo limoni janë disa nga burimet më të njohura të vitaminës C.
Të gjitha këto agrume janë të pasura me vitamina dhe minerale dhe si pasojë ndikojnë direkt në kontrollimin e simptomave të alergjive.
Ha oriz, quinoa dhe misër.
Uthulla e mollës – Pirja e përditshme e një luge uthull molle ndihmon shumë me alergjitë.
Rri në shtëpi – E dimë që është e para zgjidhje që të shkon në mendje, por është vërtet shpëtim. Nëse mundesh të shmangësh një pjesë të lëvizjeve, bëje.
Mbaj dritaret e mbyllura ose të mbuluara me rrjet mushkonjash, shmang futjen e polenit në shtëpi. Përdor maskë kur del nga shtëpia dhe zvogëlo mundësinë e kontaktit të urryer me polenin.