Aktualitet

​Berisha dhe Meta bashkë në zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të mbahen më 14 maj të vitit 2023.

Published

on

Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha dhe ai PL-së, Ilir Meta thanë se në zgjedhjet lokale do të dalin me kandidatë të përbashkët për kryetar të komunave. Të njëjtit theksuan se ky është moment historik, siç thanë për rikthimin e demokracisë tek qytetarët.

Në konferencë për medie të enjten, Berisha tha se opozita do të fitojë Tiranën në zgjedhjet lokale.

“Këtë moment historik në zhvillimin politik të Shqipërisë, këtë moment që shënon marrëveshjen për betejën dhe fitoren e sigurtë të opozitës në Tiranë dhe në Shqipëri, këtë moment që çel rrugën për t’u dhënë qytetarëve të Tiranës qytetarin e parë që ata meritojnë, që pasqyron vlerat, shpirtin, virtytet dhe moralin e tyre dhe njëlloj për të gjitha qytetet e Shqipërisë. Për t’i dhënë Tiranës dhe qytetarëve të vendit parlamentet e vërteta të qytetarëve, përfaqësuesit dinjitozë të qytetarëve. Për t’i dhënë Tiranës një parlament të fuqishëm të kryesuar nga qytetarë dhe politikanë të sprovuar në mbrojtje të interesave të qytetarëve të Tiranës… Me Z. Meta e kam garantuar se Partia Demokratike do të mbështesë fuqimisht nisëm referendare. Sot referendum dhe demokracia direkte është absolutisht dhe mbetet ndoshta mjeti më kryesor për të shëruar, për të rikthyer demokracinë në Shqipëri e cila është në agoni të plotë dhe ka zbritur nën nivelet e Kirgizikistanit”, tha ai.

Ndërsa, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se kjo është një ujdi parimore dhe që i shërben demokracisë.

“Është marrëveshja më parimore, që i shërben demokracisë. Referendumet, primaret, transparenca, llogaridhënia do të bëjnë të mundur të kemi një sovran që i ka të gjitha mjetet për të mbajtur në kontroll të gjithë ata që i delegon pushtetin…Marrëveshje historike, nuk do të shërbejë vetëm për rikthimin e pluralizmit në nivel bashkish. Dua të shpreh bindjen se kjo është një marrëveshje që garanton dhënien e fuqisë së munguar qytetarëve, pasi iu është marrë peng nga kapja e pushtetit nga qeveria lokale”, shtoi ai.

Zgjedhjet lokale në Shqipëri do të mbahen më 14 maj të vitit 2023.

Botë

Përmbytjet në Nepal: Mbi 350 të vdekur e 900 të zhdukur

Published

on

By

Policia e Nepalit ka njoftuar se numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në zonën kufitare me Tibetin ka arritur në të paktën 350 të vdekur, ndërsa më shumë se 900 persona të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Ekipet e shpëtimit po përballen me pengesa të mëdha për shkak të motit të keq, urave të rrëmbyera nga uji dhe rrugëve të bllokuara nga balta. Ndërkohë, në anën tjetër të kufirit në Tibet konfirmohen 3 të vdekur dhe 558 të zhdukur. Qindra shtetas të huaj nga mbi 30 shtete të ndryshme ndodhen mes të humburve në të dyja rajonet.

Sipas një studimi nga Instituti Gjeologjik i SHBA-ve (USGS), katastrofa u shkaktua nga shembja masive e akullnajave dhe rrjedha e mbetjeve ujore. Ekspertët ngrenë alarm se mbeturinat e akumuluara në shtretërit e lumenjve mund të shkaktojnë një valë të dytë përmbytjesh në orët në vijim. /BBC/

Continue Reading

Rajoni

Vdes në burgun e Hagës krimineli i luftës Ratko Mlladiq

Published

on

By

Krimineli i luftës Ratko Mlladiq, i cili shërbeu si komandant i përgjithshëm i të ashtuquajturës Ushtri e Republikës Srpska, ka vdekur sot në moshën 84-vjeçare në burgun e Hagës, sipas njoftimeve nga mediat serbe.

Mlladiq u dënua përfundimisht në qershor të vitit 2021 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë me burgim të përjetshëm. Ai u shpall fajtor për 10 nga 11 pikat e aktakuzës, të cilat përfshinin gjenocidin në Srebrenicë, përndjekjen e popullsisë civile, shfarosjen, dëbimin, terrorizimin e Sarajevës si dhe marrjen peng të pjesëtarëve të OKB-së.

I njohur në mbarë botën me pseudonimin “Kasapi i Bosnjës”, ai mban përgjegjësinë direkte për masakrimin e më shumë se 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë gjatë vitit 1995.

Vitin e kaluar, Tribunali i OKB-së kishte refuzuar kërkesën e tij për lirim urgjent drejt Serbisë me arsyetimin se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme dhe po trajtohej sipas standardeve të duhura mjekësore brenda burgut në Hagë. /E.A/

Continue Reading

Rajoni

Tragjedi në Floridë: Humbin jetën 3 fëmijë të një familjeje shqiptare si pasojë e një zjarri në banesë

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka goditur një familje me origjinë nga Shqipëria në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën pasi banesa e tyre dykatëshe u përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së mërkurës.

Nga ky zjarr katër persona të tjerë, dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike për jetën në spital. Bilanci u konfirmua nga shefi i Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden.

Zjarri shpërtheu rreth orës 05:15 në zonën Windergate Drive. Me të mbërritur në vendngjarje, ekipet e shpëtimit gjetën katin e parë të përfshirë nga flakët e fuqishme dhe katin e dytë të mbushur me tym të dendur.

Ndonëse dy të rritur dhe dy fëmijë arritën të dilnin nga ndërtesa, zjarrfikësit gjetën brenda tre fëmijët e tjerë pa shenja jete. Sipas dëshmive të fqinjëve, banorët e zonës ndihmuan për të nxjerrë nga dritarja e katit të dytë një foshnjë dhe një adult përpara se zjarri të vihej nën kontroll rreth orës 05:40.

Pranë banesës së shkatërruar mbërritën edhe gjyshërit e fëmijëve, Alia dhe Artan Sulollari, teksa mediat lokale kapën momentet prekëse të familjarëve pranë shtëpisë së dëmtuar rëndë.

Departamenti i Zjarrfikësve ka shprehur ngushëllime të thella për familjen, ndërsa Kryqi i Kuq Amerikan është angazhuar për t’i ardhur në ndihmë personave të mbetur pa strehë. Autoritetet kompetente kanë nisur menjëherë hetimet për të përcaktuar shkaqet e këtij zjarri fatal.

 

Continue Reading

Lajmet

Palatova në takim lamtumirës me Kurtin, bën thirrje për formimin e institucioneve

Published

on

By

Shefja në detyrë e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka zhvilluar një takim lamtumirës me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Në qendër të këtij takimi ishte kriza politike në vend, me ç’rast diplomatja e BE-së ia ka përcjellë kreut të ekzekutivit në detyrë kërkesën e prerë të Brukselit për zhbllokimin e situatës dhe ngritjen e menjëhershme të institucioneve të reja.

Përmes një njoftimi zyrtar pas takimit, Zyra e BE-së në Kosovë bëri me dije se Palatova ka nënvizuar rëndësinë e reformave dhe shfrytëzimit të mbështetjes financiare evropiane.

“Duke i dhënë lamtumirën Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë Eva Palatova përsëriti thirrjen e BE-së për formimin e institucioneve të Kosovës, tejkalimin e ngërçit politik, avancimin e reformave dhe shfrytëzimin e plotë të Planit të Rritjes të BE-së për zhvillimin e Kosovës si një vend shumetnik që aspiron anëtarësimin në BE. BE-ja është partneri më i fuqishëm i Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ky takim vjen në një kohë kur opozita po zhvillon protesta para ndërtesës së Qeverisë, duke kërkuar po ashtu vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe zgjidhjen e ngërçit institucional.

Continue Reading

Të kërkuara