Sport

​Batatina pret që Kupa e Kosovës të qëndroj në Podujevë

Sipas Batatinës kjo ndeshje do të jetë një ndër finalet më të mira, pas luftës

Published

on

Para finales së Kupës së Kosovës, trajneri i Llapit Tahir Batatina dhe portieri Ilir Avdyli kanë folur mbi përgatitjet për ndeshjen kundër Dritës. Ata shprehën besimin e plotë se do të dalin të pamposhtur nga stadiumi “Fadil Vokrri” dhe ta dërgojnë kupën në Podujevë.

Batatina tha se janë të relaksuar para takimit pasi që tashmë kanë siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

“Kemi mposhtur pretendentët kryesorë për titull të kampionit. Ndoshta është një motiv pak më i madh për mua si trajner dhe për skuadrën, kështu që na kemi ardhur në finale me plot meritë, duke i mposhtur skuadrat më të forta, por finalja është finale. Sido që të jetë jemi të relaksuar, jemi të gatshëm, kemi arritur Evropën si skuadër kështu që do ta bëjmë maksimumin që nesër në ndeshje do të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Batatina.

Tutje, Batatina tregoi se ndeshja e nesërme do të jetë ndër finalet më të mira pas luftës.

“Do të jetë një ndër finalet më të mira, pas luftës, duke e ditur se dy skuadrat do të luajmë pa presion, dyja e kemi siguruar Evropën, dhe e kërkojmë trofeun, dhe do të thotë që ne nuk kemi presion dhe vetë fakti që e kemi siguruar Evropën, nesër do të mundohemi që të paktën të bëjmë ndeshje të mirë, të bukur për tifozë, edhe për shikues, sepse nganjëherë loja e futbollit luhet edhe për shikues, ata do të jenë nesër një numër i madh në tribuna”, tha Batatina.

Batatina tregoi se e gjithë ngarkesa do të jetë mbi supet e Dritës.

“Ndoshta nesër Llapi do të jetë paksa më i qetë se Drita. Drita ka presionin që 20 vjet nuk ka marrë kupë, Llapi do të thotë e ka ende të freskët kupën pas një viti. Kështu që na nuk kemi ndonjë ngarkesë, ngarkesën e mban Drita. Ne do të jemi të qetë nesër në lojë, ashtu që do të thotë që kupa e ka mësuar rrugën për Podujevë, dhe besoj që do ta mbajmë prapë, që nesër në ora 22:00 ta çojmë prapë në Podujevë”, tha Batatina.

Portieri i Llapit, Ilir Avdyli, tregoi se qasja e trajnerit ka qenë rol kyç në suksesin e Llapit këtë sezon.

“Nuk është hera e parë që luajmë ndeshje të rëndësishme, sepse ndeshja e kupës është trofeu i dytë më i rëndësishëm, dhe kupa e Republikës, prandaj duhet ta ketë rëndësinë e veçantë, por te kjo pjesë nuk e kemi problem, pasi që trajneri është i hapur në komunikim dhe në deklarata”, tha Avdyli.

Sport

Zyrtare: Ferizaj përforcohet në qendër të mbrojtjes, prezantojnë Ardit Iljazin

Published

on

Ferizaj ka filluar me përforcime për sezonin e ri në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

‘Ujqit’ janë përforcuar në qendër të mbrojtjes, ku kanë nënshkruar me qendërmbrojtësin Ardit Iljazi.

24-vjeçari i bashkohet Ferizajt pasi më parë ka luajtur edhe për Gostivarin, Shkupin, Erzenin, Teutën dhe Voska Sport.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

Zyrtare: Ardit Iljazi bashkohet me FC Ferizajn

FC Ferizaj ka kënaqësinë të prezantojë përforcimin më të ri në repartin defensiv Ardit Iljazin, i cili do të jetë pjesë e skuadrës bardhekaltër për sezonin e ri.

Arditi luan në pozitat qendër mbrojtës dhe mbrojtës i djathtë, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e disa klubeve të njohura si Erzeni, Shkupi dhe Voska, duke grumbulluar përvojë të vlefshme në futbollin rajonal.

Ardit Iljazi: “Është kënaqësi për mua t’i bashkohem FC Ferizajt. Jam i motivuar dhe i gatshëm të jap maksimumin për klubin dhe për tifozët.”

Mirë se erdhe Ardit, dhe shumë suksese me fanellën bardhekaltër!

Continue Reading

Sport

FSHF: Vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi

Published

on

By

Federata e Futbollit njoftoi sot se vijon procesi i shpërndarjes së biletave përmes shortit elektronik për ndeshjen Shqipëri – Serbi.

FSHF thekson se, të gjithë personat që janë shpallur fitues dhe kanë fituar të drejtën për të blerë bileta duhet të veprojnë sa më shpejt, pasi linku i dërguar është i vlefshëm vetëm për 24 orë nga momenti i marrjes.

Pas këtij afati, linku bëhet i pavlefshëm dhe biletat nuk mund të blihen.

Për këtë arsye, FSHF u bën thirrje të gjithë fituesve të përfundojnë procesin e blerjes brenda afatit, duke kryer pagesën përkatëse.

Ndeshja Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, do të zhvillohet të shtunën, më 7 qershor, në orën 20:45, në stadiumin “Arena Kombëtare”. /atsh

Continue Reading

Sport

Ardian Ismajli mund t’i bashkohet Rashicës te Besiktasi?

Published

on

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Ardian Ismajli do të largohet nga Empoli pas ndeshjeve ndërkombëtare.

28-vjeçari mbetet pa kontratë në fund të këtij muaji dhe tashmë ka filluar kërkimin e një klubi të ri.

Mediat e huaja raportojnë se lojtari “kuqezi” mund të transferohet në Superligën e Turqisë.

Besiktasi ku luan Ernest Muçi dhe Milot Rashica për momentin po i prinë garës për mbrojtësin shqiptar.

Ismajli është në grumbullim te Shqipëria për dy ndeshjet e muajit qershor, ndaj Serbisë dhe Letonisë.

 

 

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Inzaghi firmosi me Al-Hilalin

Published

on

Tashmë është zyrtare. Trajneri i njohur italian, Simone Inzaghi ka firmosur me skuadrën arabe Al Hilal. Trajneri i deritashëm i Interit firmosi të mërkurën mbrëma për dy vjet e gjysmë.

Të hyrat vjetore për Inzaghin do të jenë 26 milionë euro neto.

Inzaghi ka firmosur në Paris, pasi i dha fund bashkëpunimit me Interin. Ai e udhëhoqi Interin deri në finale të Ligës së Kampionëve.

Inzaghi është prej trajnerëve më të vlerësuar në futboll.

 

Continue Reading

Të kërkuara