Lajmet

​Banorët kërkojnë nga MMPHI të mos ta shfuqizojë Planin Rregullues për “Kalabrinë”

Protestuesit qëndruan rreth një orë pranë objektit të MMPHI-së.

Published

on

Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë kanë protestuar të martën para Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) për të kërkuar nga ministri i këtij dikasteri që të mos shfuqizohet Plani Rregullues për këtë lagje. Meqë sipas tyre shfuqizimi i këtij plani, e pamundëson mbulimin e lumit dhe punimin e rrugës “A”.

Me pankarta në duar me mbishkrimet “Mjaftë jemi të dëmtuar, duam drejtësi”, “Jemi qytetarë, trajtona të barabartë”, “Çka do të bëhet me rrugën A”, protestuesit qëndruan rreth një orë pranë objektit të MMPHI-së.

Basri Krasniqi, përfaqësues i banorëve të lagjes së Kalabrisë, ka thënë se nga kjo varet edhe kolektori i cili tash e sa vite ka mbetur i bllokuar.

“Kërkojmë nga ministri Aliu mos ta shfuqizojë Planin Rregullativ sepse jemi duke e pritur që 15 vite kemi mbetur të bllokuar. Kërkojmë nga kryetari i komunës Përparim Rama mos ta hedh në votim, është në pyetje kolektori, nuk kemi ndriçim. Qe 15 vite kemi mbetur të bllokuar për një plan të cilën e ka miratuar qeverisja e kaluar e Shpend Ahmetit. Kryetari Përparim Rama po kërkon ta shfuqizojë, kërkojmë nga ministri Aliu të mos e lejojë këtë plan me shfuqizua sepse ne jemi mbet të bllokuar le të mendoj edhe ai për familjet tona, fëmijët tanë në lagjen Kalabria, nuk kemi ndriçim kolektori është mbulua dhe koeficientin e ka bërë 2.4 Shpend Ahmeti në qeverisjen e kaluar, ky zotëria dëshiron ta shfuqizojë të gjithë planin”, tha ai.

Krasniqi tha se të premten do të protestojnë para objektit të Komunës së Prishtinës.

Gani Kqiku 75-vjeçar, banor i kësaj lagjeje tregon për kontratën që e kanë nënshkruar para 5 viteve për këtë plan dhe se ky plan është aprovuar në muajin nëntor të vitit 2021.

Banori i lagjes së Kalabrisë, Vedat Ulluri thotë se plani mund të korrigjohet nëse ka ndonjë gabim, por jo edhe të shfuqizohet.

“Për momentin më shumë e kemi problemin me shumë me kolektor, normale që na hynë në punë ndërtimi sepse kemi mbetur shumë keq nuk janë duke lëshuar leje as për shtëpi edhe pse dikush ndërton shtëpi qysh i marrin lejet ata i dinë ata. Me kolektor ne shumë afër i kemi shtëpitë domethënë që 20 vite 15 vite aty era është e tmerrshme, unë i kisha lut edhe Përparim Ramën edhe ministrin që t’i marrin familjet e veta le të vijnë në oborrin tonë edhe le të shijojnë ambientin se ku jemi duke u rritur. E dina saktë që edhe një 10- 15 vite kjo punë ka me shkua zvarrë. Janë interesat e tyre këta e dinë ku janë interesat, por shumë ma mirë është me korrigjua atë plan nëse ka ndonjë gabim që e kanë gjete, por jo me shfuqizua”, shprehet Ulluri.

Lajmet

Tahiri kërkon seancë urgjente të Kuvendit për vendimin e Speciales

Published

on

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës, një javë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tahiri ka kritikuar mungesën e një qëndrimi institucional dhe ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë lidhur me vendimin e Speciales.

Ndërkohë, PDK-ja ka proceduar në Kuvend nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke propozuar kufizimin e mandatit të Speciales dhe monitorim ndërkombëtar të punës së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me kongresistin Latimer në New York, kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme amerikane

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe të sigurisë, si dhe për forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kurti ka thënë se gjatë takimit ka ritheksuar qëndrimin e tij që Kampi “Bondsteel” të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e lidhur këtë me paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

Në takim është diskutuar edhe për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, varrezat masive dhe nevojën për deklasifikimin e dokumenteve dhe hapjen e arkivave nga Serbia.

Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa ka përmendur edhe rastin e sulmit në Banjskë dhe nevojën, sipas tij, që Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit e tjerë të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Kryeministri e ka përshkruar Latimerin si një zë të rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO. George Latimer është ndër kongresistët amerikanë që ka mbështetur rezoluta në Kongres për integrimin e Kosovës në NATO./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se ambasadorin e ka njoftuar me qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e partisë ndaj funksionalitetit të institucioneve demokratike.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të dielën mërgata në Austri proteston kundër vendimit të Speciales

Published

on

By

Edhe në Graz të Austrisë do të protestohet kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet më 27 shtator nga ora 12:00.

Protesta të qytetarëve shqiptarë si në Kosovë ashtu edhe në diasporë janë në vazhdim qysh nga 16 shtatori, kur Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi u dënuan me plot 81 vjet burgim.

Continue Reading

Të kërkuara