Lajmet

​ATK: Gjatë këtij viti janë identifikuar 3 mijë e 100 punëtorë pa kontrata pune

ATK njofton se 22 për qind e bizneseve që kanë llogari tatimore, nuk kanë deklaruar tatimet në Administratën Tatimore të Kosovës.

Published

on

Vetëm gjatë këtij viti, Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka identifikuar mbi 3 mijë e 100 punëtorë pa kontrata pune. Po ashtu, 22 për qind e bizneseve që kanë llogari tatimore, nuk kanë deklaruar tatimet në Administratën Tatimore të Kosovës.

ATK, platforma Civikos dhe Iniciativa Kosovare për Stabilitet kanë mbajtur diskutimin me organizatat nga shoqëria civile rreth formalizmit të punësimit në vend, si dhe implementimit të projektit të ATK-së “Punësimi joformal 2021-2023”.

Drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj ka treguar për projektin e hartuar, sipas tij planifikohen aktivitete intensive me anë të së cilit planifikohen aktivitete intensive në identifikimin e personave të cilët shmangun përmbushjen tatimore. Ai tha se punësimi jo-formal është dëm për punëtorin dhe në këtë rast, të njëjtit, nuk gëzojnë të drejtat bazuar në Ligjin e Punës.

“22 për qind e bizneseve që kanë llogari në ËM, llogari tatimore për deklarim të tatimit në paga, nuk deklarojnë në Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në të dhënat e vitit 2020. Prej këtyre deklaruesve, 61 për qind e tyre nuk kanë paguar, ndërsa 39 për qind nuk kanë paguar. Pesë për qind e deklaruesve kanë deklaruar me paga nën 150 euro. Të dhënat të cilat tregojnë që ka hapësirë dhe vend për të përmirësuar dukshëm. Përveç këtyre dëmeve nga këndvështrimi i pagesës së tatimeve, dëmet janë aq të mëdha edhe nga ajo se sa një punëtor i sektorit privat është duke i gëzuar të drejtat e tij në pushimin ditor, vjetor e shumë gjëra të tjera”, tha ai.

Murtezi shtoi se mosformalizimi prodhon dëme ligjore e tatimore. Në këtë diskutim, ai ka treguar edhe për numrin e punëtorëve që janë identifikuar gjatë këtij viti pa kontrata pune.

“Përmes pakos emergjente fiskale, 15 mijë të punësuar kanë qenë punëtorë të formalizuar. Ndërsa, nga pako e fundit që e kemi të ringjalljes ekonomike, rezulton që diku afër 10 mijë të punësuar kanë kërkuar të përfitojnë nga masa 1.1, 1.2 dhe 1.3… Në periudhën janar-nëntor 2021, kemi diku mbi 3100 punëtorë të identifikuar të cilët kanë qenë pa kontrata pune dhe kanë qenë realisht duke punuar”, ka shtuar ai.

E përfaqësuesi nga FMN në Kosovë, Selim Thaçi theksoi se informaliteti në Kosovë është më i larti në regjion.

“Vlerësimet sa i përket informalitetit në Kosovë flasim për 35 për qind që duket të jetë ndër më të lartat në regjion. Aty diku janë edhe vendet si Maqedonia, Mali i Zi. Këto janë të dhënat e para që ka bërë Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe vlerësimet tjera që në këtë pikë e qesin Kosovën, jo mirë. Kjo ka bërë që të hyrat buxhetore dhe informaliteti të zvogëlohen dhe deklarimi tatimor e ka afektuar negativisht edhe në këtë pikë Kosova, sa i përket deklarimit del jo mirë në krahasim me regjionin”, u shpreh ai.

Sipas tij, disa nga faktorët që kanë ndikuar në informalitet janë besimi i ultë në institucione dhe procedurat e stërzgjatura në zgjedhjen e kontesteve biznesore. 

Lajmet

Tahiri kërkon seancë urgjente të Kuvendit për vendimin e Speciales

Published

on

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës, një javë pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Tahiri ka kritikuar mungesën e një qëndrimi institucional dhe ka kërkuar që Kuvendi të miratojë një rezolutë lidhur me vendimin e Speciales.

Ndërkohë, PDK-ja ka proceduar në Kuvend nismën për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke propozuar kufizimin e mandatit të Speciales dhe monitorim ndërkombëtar të punës së saj./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti takohet me kongresistin Latimer në New York, kërkon që Bondsteel të bëhet bazë e përhershme amerikane

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në New York me kongresistin amerikan George Latimer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet ekonomike dhe të sigurisë, si dhe për forcimin e partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Kurti ka thënë se gjatë takimit ka ritheksuar qëndrimin e tij që Kampi “Bondsteel” të shndërrohet në bazë të përhershme ushtarake amerikane, duke e lidhur këtë me paqen dhe sigurinë afatgjatë në rajon.

Në takim është diskutuar edhe për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë, varrezat masive dhe nevojën për deklasifikimin e dokumenteve dhe hapjen e arkivave nga Serbia.

Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, ndërsa ka përmendur edhe rastin e sulmit në Banjskë dhe nevojën, sipas tij, që Milan Radoiçiq dhe përgjegjësit e tjerë të përballen me drejtësinë në Kosovë.

Kryeministri e ka përshkruar Latimerin si një zë të rëndësishëm në mbështetje të Kosovës, veçanërisht sa i përket anëtarësimit të Kosovës në NATO. George Latimer është ndër kongresistët amerikanë që ka mbështetur rezoluta në Kongres për integrimin e Kosovës në NATO./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Abdixhiku takon ambasadorin britanik, diskutojnë zhvillimet politike në Kosovë

Published

on

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e LDK-së ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas LDK-së, në takim është diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës.

Abdixhiku ka thënë se ambasadorin e ka njoftuar me qëndrimet e LDK-së për zhvillimet e fundit, duke theksuar përkushtimin e partisë ndaj funksionalitetit të institucioneve demokratike.

Ai ka shprehur gjithashtu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, si dhe ka vlerësuar bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e demokracisë, sundimit të ligjit dhe stabilitetit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të dielën mërgata në Austri proteston kundër vendimit të Speciales

Published

on

By

Edhe në Graz të Austrisë do të protestohet kundër vendimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit, protesta do të zhvillohet më 27 shtator nga ora 12:00.

Protesta të qytetarëve shqiptarë si në Kosovë ashtu edhe në diasporë janë në vazhdim qysh nga 16 shtatori, kur Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi u dënuan me plot 81 vjet burgim.

Continue Reading

Të kërkuara