Lajmet

Sindikata e ATK-së kundër deklaratave të ministrit Murati: “Rritja e pagave, mashtrim për opinionin”

Published

on

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) ka reaguar ndaj deklarimeve të fundit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili ka thënë se paga e shërbyesve publikë është rritur për 110 euro nga ky muaj – dy herë nga 55 euro, në janar dhe tash nga gushti.

Sipas Sindikatës, këto deklarata janë të pavërteta dhe të pasakta, pasi shumica e punonjësve të ATK-së – institucion që siç theksohet “e mbush arkën e shtetit” – nuk kanë përfituar asnjë cent rritje page gjatë mandatit aktual qeveritar.

“Nuk është e vërtetë që të gjithë shërbyesve publikë u është rritur paga. Në fakt, në ATK vetëm një pjesë e vogël ka përfituar, ndërsa pjesa dërrmuese e stafit nuk ka marrë asnjë rritje”, thuhet në reagim.

Sindikata shprehet e zhgënjyer nga mosrespektimi i premtimit të ministrit në detyrë Murati për nënshkrimin e rregullores për sistematizimin e vendeve të punës, që nga muaji shkurt i vitit 2024 ka mbetur në sirtarët e Ministrisë së Financave.

Sipas Sindikatës, mungesa e kësaj rregulloreje ka bërë që angazhimi i stafit të ATK-së të mos vlerësohet, pavarësisht vëllimit të madh të punës. Kjo situatë, sipas tyre, ka ndikuar në dorëheqje të shumta të punëtorëve të kualifikuar dhe në rënie të ndjeshme të numrit të zyrtarëve – nga mbi 850 sa ishin, aktualisht janë nën 700, duke përfshirë edhe pensionimet.

“Ky neglizhim i stafit të ATK-së nga ana e ministrit është i pakuptueshëm dhe ka krijuar zhgënjim të thellë te punëtorët,” vijon reagimi.

Sindikata është e gatshme të publikojë dëshmi për të vërtetuar pretendimet e saj, duke bërë të ditur se mund të ofrojë para mediave të dhëna konkrete për pagat para dhe pas deklarimeve për rritje, për të dëshmuar se rritja e përfolur nuk është aplikuar për shumicën.

Në një postim në Facebook të hënën, Murati kishte thënë se rritja e këtij muaji e kompleton rritjen e paraparë sivjet prej 110 eurove për secilin punonjës publikë, e cila u zbatua në dy faza nga 55 euro – faza e parë nga janari 2025 dhe faza e dytë nga korriku 2025.

Vendi

Ursula von der Leyen pritet në Prishtinë nga Albulena Haxhiu dhe Albin Kurti

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën zyrtare në Kosovë, ku është pritur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Pas takimit me Haxhiun, shefja e ekzekutivit evropian u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Dy krerët kanë zhvilluar  një takim dypalësh, pas takimeve Ursula von der Leyen ka mabjtur një konferencë të përbashkët për media me kryeminstrin Kurti.

 

Foto: Ekonomia online

Continue Reading

Vendi

Foda me ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Izraelit: Rikthehet Avdullahu, mbetet në dyshim Muriq

Published

on

By

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Franco Foda, ka bërë publike listën e përditësuar të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e sontme përballë Izraelit.

Në listën zyrtare të dorëzuar në UEFA është përfshirë mesfushaari Leon Avdullahu, i cili është rikthyer me ekip pas një shkëputjeje të përkohshme për arsye familjare. Po ashtu, në listë janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu, ndërsa jashtë grumbullimit për këtë sfidë kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu.

Në dyshim për këtë përballje mbetet portieri Arijanet Muriq, i cili pësoi një lëndim gjatë ndeshjes së kaluar ndaj Austrisë.

Kosova zhvillon sonte ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit B3 në Ligën e Kombeve kundër Izraelit, në stadiumin e Debrecenit në Hungari, nga ora 20:45. Pasi e nisën edicionin me fitore 1:0 ndaj Irlandës dhe pësuan humbje 3:1 ndaj Austrisë në Vjenë, “Dardanët” do të presin Austrinë në Prishtinë më 4 tetor.

Continue Reading

Vendi

Mbyllen përkohësisht disa rrugë në Prishtinë për shkak të protestës për UÇK-në

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga ora 15:00 do të mbyllen përkohësisht për qarkullim rrugët “Luan Haradinaj” dhe “Enver Zymeri” në kryeqytet, për shkak të protestës gjithpopullore që do të mbahet sot nga ora 16:00.

Protesta organizohet në mbështetje të ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në shenjë kundërshtimi ndaj vendimeve të Dhomave të Specializuara në Hagë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, varësisht nga zhvillimet në terren dhe lëvizja e pjesëmarrësve, mund të ketë kufizime ose ndërprerje të përkohshme të trafikut edhe në rrugë të tjera ndërlidhëse.

“Sipas planifikimeve policore, prej orës 15:00 rrugët të cilat do të mbyllen përkohësisht për qarkullim në kryeqytet janë: ‘Luan Haradinaj’ dhe ‘Enver Zymeri’, por varësisht nevojës operative mund të ketë edhe rrugë të tjera në të cilat mund të ndërpritet qarkullimi përkohësisht”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje, Policia e Kosovës bën të ditur se zyrtarët policorë do të jenë të pranishëm në terren për të garantuar mbarëvajtjen e protestës, rendin publik dhe sigurinë e qytetarëve

Continue Reading

Lajmet

Sot shënohet 29-vjetori i protestave studentore të 1 Tetorit 1997

Published

on

By

Sot shënohet 29-vjetori i protestave të Lëvizjes Studentore, të cilat vlerësohen si një nga kthesat më të mëdha historike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Protesta paqësore e 1 tetorit të vitit 1997 u organizua si përgjigje ndaj masave të dhunshme të regjimit të Slobodan Milosheviqit, i cili kishte dëbuar studentët dhe profesorët shqiptarë nga objektet universitare, duke imponuar me forcë plan-programin serb.

E prirë nga rektori i atëhershëm, Ejup Statovci, së bashku me drejtuesit e Lëvizjes Studentore si Bujar Dugolli, Albin Kurti, Driton Lajçi e Muhamet Mavraj, marshimi paqësor u ndërpre dhe u shpërnda me dhunë brutale nga policia serbe. Si pasojë e ndërhyrjes policore, dhjetëra studentë dhe profesorë mbetën të lënduar e të arrestuar.

Akti i guximshëm i studentëve mori një jehonë të jashtëzakonshme në mediat vendore dhe ato ndërkombëtare, duke tejkaluar çdo zhvillim tjetër politik të asaj periudhe. Kjo ngjarje historike konsiderohet si një pikë kthese që vendosi çështjen e Kosovës në krye të agjendës diplomacisë ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara