Lajmet

​ASK: Gjatë tre muajve u braktisën katër fëmijë

Nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 895 familje.

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e katërt (TM4) 2021, sipas të cilave bëhet e ditur se katër fëmijë janë braktisur gjatë kësaj periudhe.

“Publikimi ofron të dhëna për numrin e përfituesve nga skema e ndihmës sociale, skema e pensioneve bazë të moshës, të pensioneve kontributpaguese të moshës, skemën e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara, skemën e pensioneve për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, skemën për mbështetje materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara të përhershme, skemën për pensionet familjare, skemën për pensionet invalidore, skemën e pensioneve për familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të luftës, skemën e pensioneve të Trepçës, skemën e pensioneve për Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të Forcës së Sigurisë së Kosovës, skemën e kompensimeve për personat e verbër, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur etj”, thuhet në komunikatën e ASK-së.

Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se gjatë TM4 2021 nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 25 mijë e 895 familje me gjithsej 102 mijë e 904 anëtarë, dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë e 460 familje.

Ndërkaq, nga skemat pensionale rezulton se: nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 141 mijë e 162 përfitues; nga skema e pensioneve kontributpaguese të moshës janë 49 mijë e 872 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e 545 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 68 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 2 mijë e 28 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 mijë e 223 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 625 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 mijë e 460 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 mijë e 903 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë janë 2 mijë e 662 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13 mijë e 293 përfitues; dhe nga skema për veteranët e luftës janë 36 mijë e 804 përfitues. Ndërsa nga skema e viktimave civile janë 1 mijë e 23 përfitues.

Gjatë këtij tremujori janë braktisur 4 fëmijë.

Lajmet

Abdixhiku pas takimit me Hargreaves: Kosova do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar

Published

on

By

Kryetari i i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në Selinë Qendrore të partisë ambasadorin britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Gjatë këtij takim, Abdixhiku njofton se e ka informuar ambasadorin për ecurinë pozitive të fushatës zgjedhore, projektet ambicioze që LDK-ja synon të realizojë dhe përkushtimin për të rikthyer pozicionin ndërkombëtar të Kosovës në rast se merr drejtimin e qeverisë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

“Në Selinë Qendrore të LDK-së, në këtë kohë fushate, prita ambasadorin britanik, Jonathan Hargreaves. Ambasadorin e njoftova për momentumin e mirë të fushatës sonë; për rrjedhën e tubimeve impresive si dhe për pritjet tona për ndryshim! E njoftova dhe për projektet e mëdha kapitale, që do t’i realizojmë! U zotova që pas 9 shkurtit, me LDK-në udhëheqëse të Qeverisë së Re, Republika e Kosovës do të rikuperojë pozicionin e saj ndërkombëtar, siç dhe do të avancojë interesat tona strategjike. Mbretëria e Bashkuar është aleat strategjik i Republikës sonë; dhe për gjithë kontributin e dhënë në çdo etapë, falenderova ambasadorin sot!”, shkruan Abdixhiku.

Continue Reading

Bota

Sërish lëkundje të forta tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

Published

on

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur ishullin e Lesvos në Greqi, duke shkaktuar panik tek banorët. Epiqendra e tërmetit ishte 8 km nga Mithymna, dhe lëkundjet janë ndjerë në të gjithë ishullin, ku shumë banorë janë frikësuar dhe janë dalë në rrugë për siguri. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej 14.6 km dhe është ndjerë gjithashtu në ishujt fqinjë, përfshirë Kion.

Sipas dëshmive të banorëve, lëkundjet kanë pasur një kohëzgjatje të gjatë, duke shkaktuar frikë dhe duke sjellë rënie të objekteve dhe pajisjeve në shtëpitë e tyre. Deri tani nuk ka raporte për të lënduar apo dëme materiale, por autoritetet lokale janë në gatishmëri për të monitoruar situatën, veçanërisht në fshatrat e ishullit.

Profesori Efthimios Lekkas, ekspert i gjeologjisë, ka theksuar se është ende herët për të dhënë një konkluzion për shkakun e lëkundjeve të fuqishme./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Shpërthim në një minierë në Poloni, plagosen 16 punëtorë

Published

on

Një shpërthim ka ndodhur në një minierë në Poloni, duke plagosur 16 punëtorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rajonin Katowice të Polonisë jugore. Të plagosurit kanë pësuar kryesisht djegie dhe lëndime në krahë dhe këmbë. Situata është ndjekur nga autoritetet lokale, të cilat po merren me hetimin e shkakut të shpërthimit./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Emmanuel Macron u bën thirrje vullnetarëve të rinj për të ‘përforcuar’ ushtrinë franceze

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë thirrje për mobilizimin e vullnetarëve të rinj për të forcuar ushtrinë franceze, gjatë një fjalimi në Komandën e Mbështetjes Dixhitale dhe Kibernetike të Ushtrisë në Francën perëndimore. Ai kërkoi nga qeveria dhe forcat e armatosura të zhvillojnë propozime për të mobilizuar më shumë vullnetarë të rinj, duke i trajnuar dhe i integruar ata në ushtri kur është e nevojshme.

Macron theksoi se ky proces nuk ka për qëllim rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por synon të angazhojë të rinjtë që janë të gatshëm të kontribuojnë për forcimin e ushtrisë. Ky program ishte një nga premtimet e fushatës së tij presidenciale në vitin 2017 dhe pas kritikave, ai u realizua në vitin 2019 me formën e Shërbimit Kombëtar Universel (SNU), i cili synon të ofrojë mundësi rinore për të mësuar dhe kontribuar në ushtri.

Megjithatë, programi ka hasur në kritika lidhur me koston e tij dhe efikasitetin, duke çuar në një reduktim të buxhetit për SNU-në nga Senati francez. Ndërkohë, Franca ka një objektiv ambicioz për të arritur 210,000 ushtarakë aktivë dhe 80,000 rezervistë deri në vitin 2030./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara