Kronikë e zezë

​Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Published

on

Policia e Kosovës në Ferizaj ka njoftuar se në fshatin Balaj të Ferizajt është raportuar një rast i dhunës në familje dhe kanosjes.

,,Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, dje rreth orës 14:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Balaj të Ferizajt është një rast i dhunës në familje dhe kanosjes. Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka intervistuar viktimën me inicialet B.T (F/K) e moshës 24 vjeçare dhe një dëshmitar. Viktima ka deklaruar se, shkak i një mosmarrëveshje ishte kanosur nga bashkëshorti i saj me inicialet L.T ( M/K) i moshës 30 vjeçar, të cilën policia më pas rreth orës 23:00 e ka arrestuar. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Dhunë në familje dhe Kanosje’’, thuhet në njoftimin e stacionit policor në Ferizaj.

Lajmet

Arrestohet i dyshuari në Podujevë për skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

Published

on

By

Një person është arrestuar në Podujevë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale –  organizimi i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, sipas Raportit të fundit të Policisë së Kosovës.

Policia gjatë një kontrolli në lokalin e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar; sekuestruar një printer për shtypjen e tiketave, një skaner, tri shtëpiza, njëzet e shtatë (27) pako me letra për lojëra, dy monitorë, një tastiere si dhe dyzet e katër (44) kuponë të printuara të lojërave të fatit

Ndërkaq, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje

“Në lokalin e të njëjtit është bërë kontrolli ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një printer për shtypjen e tiketave, një skaner, tri shtëpiza, njëzet e shtatë (27) pako me letra për lojëra, dy monitorë, një tastiere si dhe dyzet e katër (44) kuponë të printuara të lojërave të fatit. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë në një lokal në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës  ka nisur hetimet për veprat penale përdorim i armës, armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, pas një incidenti të raportuar në Prishtinë.

Sipas Raportin një ditor të Policisë, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një viktime mashkull kosovar, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja.

“Me urdhër të prokurorit kompetent, rasti është duke u trajtuar nga ekipet relevante policore,” thuhet në raport, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Rasti ka ndodhur më 9 shkurt 2026, rreth orës 13:42, në një lokal në Prishtinë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Dy të arrestuar në Fushë Kosovë për ngacmim seksual dhe lëndim të lehtë trupor

Published

on

By

Policia e Kosovës në Raportin 24- orësh njofton së dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale ngacmim seksual dhe lëndim i lehtë trupor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 09.02.2026, rreth orës 10:55, ku njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka kryer veprën penale të ngacmimit seksual ndaj një viktime femër kosovare.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër dyshohet se e ka sulmuar fizikisht personin e dyshuar për ngacmim.

“Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar

Continue Reading

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës sekuestron 7 kg marihuanë në Merdarë

Published

on

By

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në kuadër të Policisë se Kosovës, në Merdare ka ndaluar një person, në veturën e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar rreth shtatë kilogram marihuanë në vlerë 35 mijë euro.

Polica njofton se ka kryer edhe një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, ku janë gjetur disa prova materiale të cilat edhe janë sekuestruar.

Provat materiale të sekuestruara janë; 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime), 4 vetura, 1 telefon, 9 paketime me qese plastike, dy rollne plastike, 2 aparate për vakum, 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35,000 (tridhjetë e pesë mijë €). Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë, është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në ndalim për 48 orë.

Continue Reading

Të kërkuara