Sport

​Ademi porosit futbollistët: Prioritet ta keni Kosovën

Ai shfaqi besimin e tij duke thënë që me kualitetin që kanë ata, duhet të synojnë vendin e parë në grup.

Published

on

Në prag të fillimit të fushatës kualifikuese për Euro 2024, presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka vizituar futbollistët e Kombëtares së Kosovës që në ditën e tyre të parë të grumbullimit për t’u dhënë mbështetjen e tij dhe të të gjithë federatës, në rrugëtimin drejt kualifikimit në Euro 2024.

Në fjalimin e mbajtur para futbollistëve, Ademi shfaqi besimin në këtë grup të lojtarëve duke thënë që me kualitetin që kanë ata, duhet të synojnë vendin e parë në grup.

“Po thuajse të gjithë ju, tashmë jeni në situata shumë stabile në klubet tuaja, keni kontrata të favorshme, shumica prej jush keni minuta të konsiderueshëm ne ekipet që po luani, prandaj kërkoj nga ju që gjatë vitit 2023, prioritetin ta keni te Kosova dhe që së bashku ta jetësojmë ëndrrën që e kemi që shumë kohë, e që është kualifikimi në Kampionatin Evropian”, ka thënë Ademi.

Ai tutje u ka thënë atyre se tashmë kanë përvojën dhe kualitete e duhura për ta realizuar ëndrrën e madhe të të gjithë Kosovës.

“Ju tashmë keni edhe përvojën sepse jeni në një moshë të pjekur dhe keni rastin ideal për të arritur këtë qëllim që do të sillte lumturi e krenari të pakrahasueshme tek gjithë populli ynë. Keni kualitet, keni përvojë, keni nivel, ajo çfarë duhet të bëni është të angazhoheni maksimalisht, të mbështeteni në forcën e grupit, të tejkaloni interesat e ngushta personale dhe të fokusoheni tek suksesi ynë i përbashkët”, ka theksuar ai.

Kosova përballet me Izraelin më 25 mars dhe pastaj me Andorrën tre ditë më vonë.

Sport

Kurti uron KB Trepçën për titullin e kampionit në basketboll

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përgëzuar klubin mitrovicas KB Trepça për fitoren e titullit kampion në basketboll për edicionin 2024/25.

Trepça e mbylli serinë finale të “play-off”-it me rezultat 4:2 ndaj KB Bashkimit, në një ndeshje vendimtare të zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë. Ky është titulli i dytë radhazi dhe i gjashti në histori për klubin nga Mitrovica.

Kurti, i cili ishte i pranishëm në ndeshje, ka ndarë një urim në rrjetet sociale, ku ka vlerësuar performancën e të dy ekipeve dhe atmosferën në pallat.

“Trepça kampione përsëri! Titulli i gjashtë në histori dhe i dyti me radhë për minatorët që po vazhdojnë të jenë forcë dominuese në basketbollin kosovar. Respekt për Bashkimin – një finalist që i dha emocione dhe garë të fortë këtij sezoni,” ka shkruar ai ndër të tjera.

Ai ka përgëzuar edhe tifozët e zjarrtë të Trepçës, Torcidën, për përkrahjen e pandalshme që, sipas tij, mbetet zemra e këtij suksesi.

Continue Reading

Sport

Finalja e Kupës: Prishtina dhe Llapi përballen për trofeun në “Fadil Vokrri”

Published

on

By

Atmosfera e futbollit vendor arrin kulmin sonte, kur FC Prishtina dhe KF Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës – një sfidë që pritet të jetë ndër më emocionueset e këtij sezoni. Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, duke filluar nga ora 20:00.

Prishtinasit, me një histori të gjatë suksesi, shpresojnë ta shtojnë një tjetër trofe në vitrinën e tyre të pasur. Ndërkohë, Llapi vjen në këtë përballje me ambicie të mëdha – jo vetëm për të fituar Kupën, por edhe për të shtuar siguri në fundin e një sezoni sfidues.

Të dyja skuadrat kanë kaluar përballje të vështira për të arritur deri këtu, duke eliminuar kundërshtarë të fortë në fazat çerekfinale dhe gjysmëfinale. E gjithë vëmendja e futbollit kosovar është e përqendruar në këtë ndeshje, e cila pritet të sjellë spektakël në fushë dhe një atmosferë elektrizuese në tribuna, me praninë e tifozëve të të dyja klubeve.

Continue Reading

Sport

Zyrtare: Dy shqiptarë ftohen te Kombëtarja e Gjermanisë

Published

on

Kombëtarja e Gjermanisë në grupmoshat U21 ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e Kampionatit Europian 2025 që mbahet në Sllovaki.

Një listë prej 26 futbollistëve, që do të shkurtohet në 23, do të udhëtojnë në Blankenhain për “training camp”.

Në këtë listë bëjnë pjesë edhe dy lojtarë shqiptarë. Bëhet fjalë për Brajan Grudën dhe Nelson Weiper.

Kjo dyshe kanë pasur sezon fantastik në skuadrat, si: Brighton (Gruda) dhe Mainz (Wiper).

Kujtojmë që Gjermania U21 në grup është me Slloveninë, Republikën e Çekisë dhe Anglisë. Ndeshjën e parë e zhvillon më 12 qershor.

Continue Reading

Sport

Sot mund të mësohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll

Published

on

By

Finalet e “Play-off”-it të ProCredit Superligës po dhurojnë emocione të jashtëzakonshme, me atmosferë fantastike dhe ndeshje të bukura në parket. Çdo ndeshje është shumë e rëndësishme dhe luftohet deri në sekondën e fundit për çdo top.

Seria finale e “Play-off”-it zhvendoset në Mitrovicë, ku përballen Trepça dhe Bashkimi, dy skuadrat që ishin renditur në dy pozitat e para në garat e rregullta. Seria finale është 3:2 për ‘Xehetarët’.

Nëse fiton Trepça, atëherë do të mbrojë titullin e kampionit, ndërsa Bashkimi do të luftojë për fitore për të barazuar serinë finale në 3:3, në mënyrë që finalja vendimtare të jetë të dielën në Prizren.

Ndeshja zhvillohet në Palestrën ‘Minatori’ nga ora 19:00.

Continue Reading

Të kërkuara