Sport

​Franca do të ketë një kapiten të ri

Didier Deschamps ka zgjedhur sulmuesin e PSG-së Kylian Mbappe për të marrë rolin e kapitenit.

Published

on

Nëse vërtet kishte dyshime për identitetin e pasuesit të Hugo Lloris për të mbajtur shiritin e kapitenit në ekipin e Francës, ai u largua të hënën në mbrëmje.

Sipas informacioneve të publikuara nga “L’Equipe”, trajneri Didier Deschamps ka zgjedhur sulmuesin e PSG-së Kylian Mbappe për të marrë rolin e kapitenit. Duke folur para gazetarëve, trajneri përmendi Mbappen si njeriun ideal për këtë marr këtë përgjegjësi, edhe pse zbuloi se vendimi përfundimtar ende nuk ka ardhur.

“Do t’i shfrytëzoj këto ditë për ta diskutuar atë me lojtarët e parë të interesuar. Kylian është pjesë e këtij diskutimi. Do të dini më shumë herën tjetër që do t’ju takojë, të enjten. Kylian Mbappé është një komunikues shumë i mirë. Nuk mund t’ju them më shumë, nuk kam vendosur sot”, deklaroi Deschamps, duke vërtetuar, pa e thënë bukfalisht se zgjedhja do të ishte padyshim mes parizianit dhe Antoine Griezmann. Ky i fundit pritet të jetë zëvendës kapiten i bluve.

Mbappe është shtylla kryesore e Kombëtares së Francës, ndërkohë që roli i kapitenit do ta konfirmojë epitetin e tij prej lideri në këtë skuadër edhe në vitet e ardhshme.

Lajmet

Zhegrova shënon nga penalltia

Published

on

By

Kosova ka ngushtuar epërsinë ndaj Austrisë. Edon Zhegrova ka realizuar nga pika e bardhë, duke rikthyer shpresën për “Dardanët” në këtë përballje të Ligës së Kombeve.

D.L

Continue Reading

Sport

Austria shënon edhe golin e tretë ndaj Kosovës

Published

on

By

Përditësim

Kombëtarja e Austrisë realizon golin e tretë në këtë përballje, duke thelluar edhe më tej epërsinë ndaj Kosovës.

Austria ka realizuar golin e dytë në përballjen ndaj Kosovës, duke thelluar epërsinë në këtë ndeshje.

 

Austria ka shënuar golin e parë në përballjen ndaj Kosovës, duke kaluar në epërsi në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve, në kuadër të Ligës B.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova përballet sot me Austrinë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon sot ndeshjen ndaj Austrisë, me fillim nga ora 18:00. Dardanët synojnë të shënojnë rezultat pozitiv në këtë përballje, në të cilën pritet një garë e fortë mes dy përfaqësueseve.

D.L

Continue Reading

Sport

Krasniqi: E merituam fitoren, ndaj Austrisë mund të fitojmë

Published

on

By

Sulmuesi i Kosovës, Ermal Krasniqi, ka folur për faqen zyrtare të FFK-së pas fitores 1-0 ndaj Irlandës, duke vlerësuar paraqitjen e “Dardanëve” dhe duke folur për sfidën e radhës ndaj Austrisë.

Krasniqi tha se Kosova e kishte të vështirë të gjente golin në pjesën e parë, pasi Irlanda ishte e tërhequr në mbrojtje. Megjithatë, ai theksoi se skuadra krijoi raste dhe e meritoi fitoren.

“Ishte e vështirë që në pjesën e parë të shënonim gol, sepse kundërshtari qëndronte vetëm në mbrojtje dhe ne luanim kryesisht me topa të gjatë. Por, bëmë një paraqitje të mirë dhe shumë pozitive, krijuam raste dhe ishte vetëm çështje minutash se kur do të vinte goli. Në fund, ai erdhi dhe ne e merituam fitoren”, ka deklaruar Krasniqi.

Sulmuesi kosovar foli edhe për rëndësinë e lojtarëve që inkuadrohen nga banka, duke theksuar se secili duhet të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

“Të gjithë lojtarët që janë në bankë duhet të jenë gati. Edhe unë isha i gatshëm gjatë gjithë kohës, sepse mendoj se lojtarët që vijnë nga banka mund ta ndryshojnë lojën. Kështu ndodhi edhe dje dhe jam i lumtur që isha pjesë e golit. Më e rëndësishmja ishte fitorja”, u shpreh ai.

Krasniqi u ndal edhe te ndeshja e radhës ndaj Austrisë, të cilën e sheh si një prej skuadrave më të forta të grupit. Megjithatë, ai beson se Kosova mund të synojë fitoren edhe në Vjenë.

“Normalisht, Austria mund të themi se është favorite e grupit, por nëse luajmë si grup dhe siç luajtëm dje, besoj se edhe atje mund të arrijmë një fitore. Pse jo?”, përfundoi Krasniqi.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara