Lajmet

​92 pacientë të infektuar me koronavirus po trajtohen nëpër spitale

Në Klinikën Infektive janë 32 pacientë + 1 pacient në Mjekim Intensiv

Published

on

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë duke u trajtuar 92 pacientë nga Covid-19.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme, bazuar në raportet e datës 27 korrik 2022.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 32 pacientë + 1 pacient në Mjekim Intensiv

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 9 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnje

Spitali i Gjakovës,11 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 11 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 4 pacientë

Lajmet

Sot vazhdimi i 19-të i seancës konstituive

Published

on

By

Deputetët do të mblidhen sërish sot për një tentim të radhës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Kjo është përpjekja e nëntëmbëdhjetë me radhë që prej 15 prillit kur ka filluar seanca konstituive.

Vazhdimi i seancës konstituive bëhet në orën 11:00, por zhvillimet nuk tregojnë shpresë se do të ketë zhbllokim të situatës.

Çështja e konstituimit të legjislaturës së nëntë ka ngecur te votimi i kryetarit të Kuvendit pasi partia e parë e dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar ndërrim të kandidatit të propozuar ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër çdo propozimi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në disa seanca, kryesuesi i seancës, Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka tentuar që procesi i votimit të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo nuk është përkrahur nga partitë e tjera parlamentare.

Që prej 15 prillit, deputetët po mblidhen çdo 48 orë për konstituim të Kuvendit.

E në mbledhjet e fundit, nga Lëvizja Vetëvendosje u propozua që vazhdimet e seancave të mos bëhen çdo 48 orë – siç e kërkon rregullorja e Kuvendit, por të bëhen një herë në javë. Kjo nuk gjeti mbështetje.

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, javën që shkoi, presidentja Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e partive politike, por as aty nuk pati pajtim për konstituim të Kuvendit.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani në vizitë shtetërore në Zvicër, pritet nga presidentja Karin Keller-Sutter

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të vizitës zyrtare në Zvicër sot në orën 13:00 do të pritet nga presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor, rezidencën e Këshillit Federal të Zvicrës, raporton nga Zvicra.

Ndërsa, në orën 15:00 për nder të presidentes Osmani organizohet pritje me nderime ushtarake në Sheshin Federal.

Në orën 15:30 do të ketë deklarime nga të dy presidentet në ndërtesën e Parlamentit/Këshillit Federal. ndërsa në orën 17:10 presidentja Osmani dhe presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, do të mbajnë konferencë për media në Qendrën e Mediave në Bern.

Është kjo vizita e parë e nje presidenti të Kosovës në Zvicër me ftesë të presidentit të këtij shteti.

 

Continue Reading

Lajmet

Kurti pyetet për ngërçin institucional, flet për projektin e banimit në Podujevë

Published

on

By

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet të martën rreth ngërçit institucional dhe mundësive për zgjidhje pas bllokadës drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Por në vend të një përgjigjeje për situatën politike, ai zgjodhi të flasë për projektin e banimit social në Podujevë, ku mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e objekteve të reja.

Kurti dëgjoi me vëmendje pyetjet e gazetarit, por shmangu komentet për zhvillimet në Prishtinë.

“Vetëm 13 komuna kanë aplikuar për banim të përballueshëm dhe social… për ato çështjet e tjera, në Prishtinë. E këtu jemi për banim”, u shpreh ai, duke e kthyer vëmendjen te projekti i ndërmarrë në Podujevë.

Continue Reading

Lajmet

Mbi Bondsteel fluturojnë avionë ushtarakë nga tri shtete partnere

Published

on

By

Trupa të aviacionit ushtarak nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Zvicra dhe Hungaria kryen të martën fluturime të përbashkëta mbi kampin Bondsteel, në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë.

KFOR-i njoftoi përmes një postimi në Facebook se fluturimi u realizua me caktim të Komandës Rajonale dhe përfshiu avionë të ndryshëm ushtarakë të vendeve pjesëmarrëse: SHBA me UH-60 Blackhawk, Hungaria me H-145M dhe Zvicra me AS-532 Cougar.

Në njoftim thuhet se këto aktivitete janë pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme,” thuhet në deklaratë.

KFOR-i thekson se mbetet i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e EULEX-it në funksion të sigurisë dhe rendit publik.

Continue Reading

Të kërkuara