Lajmet

​Strategjia e Sigurisë së Kosovës 2022-2027 dërgohet për miratim në Kuvend

Shqyrtimi dhe votimi i dokumentit është bërë pa praninë e mediave.

Published

on

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes i ka rekomanduar Kuvendit për miratim Strategjinë e Sigurisë së Kosovës 2022-2027, me pesë vota për, dy kundër dhe një abstenim.

Shqyrtimi dhe votimi i dokumentit është bërë pa praninë e mediave ndërsa pas mbledhjes së komisionit është thënë se presin që javën e ardhshme të jetë pikë e rendit të ditës në seancë plenare.

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli tha se ky është një prej dokumenteve më të rëndësishme që identifikon rreziqet e ndryshme, por edhe udhëzon institucionet se si t’i adresojnë ato.

“Në fund me 5 vota për dhe 2 kundër, një abstenim, komisioni mori vendim që t’i rekomandojë Kuvendit miratimin e kësaj strategjie…. Pas këtij takimi, procedohet për seancë dhe besoj që javën e ardhshme kjo pikë e rendit të ditës do të jetë për votim”, ka thënë Dugolli.

Sipas tij, deputetët kanë treguar qasje konstruktive në shqyrtimin e kësaj strategjie.

“Deklarimet e javës së kaluar kanë qenë të nxituara, sepse edhe deputetët e pranuan që nuk e kanë analizuar sa duhet dokumentin e strategjisë së sigurisë. Në këtë takim ka pasur një qasje konstruktive dhe problemet janë adresuar në mënyrë profesionale. Është kërkuar një koordinim pak më i mirë ndërinstitucional. Edhe sa i përket komisionit, u kërkua të ketë vazhdim të hartimit me koordinim më të mirë dhe edhe komisioni të jetë sa më shumë i përfshirë në dhënien e rekomandimeve në hartimin e këtij dokumenti”, ka thënë ai.

Ndërsa deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni tha se një prej vërejtjeve me të cilat janë pajtuar të gjithë anëtarët e komisionit ka qenë se ky komision nuk është përfshirë në hartimin e këtij dokumenti.

“Kam dhënë disa vërejtje të mia, të cilat besoj që Këshilli i Sigurisë do të duhej t’i merr në konsideratë… Do të shfrytëzojmë mundësinë tonë që të gjitha që u folën në komision t’i prezantojmë edhe në parlament. Shpresoj në parlament të ketë reflektim më pozitiv dhe të merren në konsideratë… Ne jemi duke përballur edhe me migrimin e madh të qytetarëve. Është paradoks të flasim për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, pasi është shqetësuese largimi i rinisë nga Kosova dhe këto institucione nuk ofrojnë për të rinjtë e Kosovës një atraktivitet që ata ta gjejnë veten brenda këtyre institucioneve. Është edhe gjendja sociale ekonomike, varfëria, që do të duhej të merreshin në konsideratë para se të hartohej ky draft”, ka thënë Quni.

Në mbledhjen e komisionit ku u votua Strategjia e Sigurisë morën pjesë edhe përfaqësues nga Këshilli i Sigurisë dhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

Javë me parë Qeveria e Kosovës e ka miratuar Strategjinë e Sigurisë 2022-2027 e cila është e dyta që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Continue Reading

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

lajme

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

lajme

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit të policisë serbe

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara