Lajmet

​59 kandidatë për ushtarë të FSK-së kaluan fazën e ritestimit

53 prej tyre nuk kanë arritur ta kalojnë këtë fazë.

Published

on

Nga 112 kandidatë të testuar për ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), 59 prej tyre kanë kaluar fazën e ritestimit, kurse 53 nuk kanë arritur ta kalojnë këtë fazë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, teksa ka treguar edhe se Bordi Përzgjedhës i kandidatëve në konkursin për pranimin e ushtarëve aktiv në FSK, në fazën e testimit fizik ka pranuar 226 ankesa të rregullta dhe 10 ankesa pas afatit, ankesa për listën fillestare të cilat refuzuar.

Njoftimi i plotë i ministrisë:

Të planifikuar për ritestim ishin 131 kandidatë nga të cilët prezent ishin 112 kandidatë, kurse munguan 19 kandidatë. Prej 112 kandidatëve të testuar kanë kaluar 59 kandidatë , kurse nuk kanë kaluar 53 kandidatë.

Shënim: 88 kandidatët e refuzuar nga Bordi Përzgjedhës janë proceduar për Bordin e Ankesave. Pas vendimit të Bordit të Ankesave, kandidatët do të njoftohen dhe Bordi Përzgjedhës do të veprojë sipas vendimit të Bordit për Ankesa.

Njoftim

Me qëllim të transparencës së plotë, lidhur me procesin aktual rekrutues, Ministria e Mbrojtjes njofton si në vijim:

Bordi Përzgjedhës i kandidatëve në konkursin për pranimin e ushtarëve aktiv në FSK, në fazën e testimit fizik ka pranuar 226 ankesa te rregullta dhe 10 ankesa pas afatit, ankesa për listën fillestare të cilat janë refuzuar.

Bazuar në Rregulloren Nr. 03/2020 për rekrutim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, neni 37, këto ankesa jane proceduar si në vijim:

– 130 ankesa janë aprovuar dhe jane ftuar për testim me 16.12.2021 në Prishtinë;

– 88 ankesa janë refuzuar dhe janë proceduar për Bordin e ankesave;

– 8 ankesa kanë qenë të adresuara nga kandidatët të cilët kanë munguar gjatë javës së testimit për shkak të mungesës së dokumenteve të zotësisë dhe janë testuar të premten;

– 10 ankesa nuk janë trajtuar për shkak së kanë qenë jashtë afatit të ankesave.

Sqarim shtesë: Në listë për ritestim për datën 16.12.2021 është ftuar edhe një kandidat, Soner Gurizi i cili gjatë testimit i janë kalkuluar gabimisht pompat dhe barkoret me moshën 18-21 vjet, ndërsa kandidati i ka 23 vite dhe pas përfundimit të pompave i është ndërprerë testi. Prandaj është ftuar në ritestim më datë 16.12.2021 për shkak të gabimit përkatës. Prandaj në listën për ritestim në total janë 131 kandidat. (130 ankesa te aprovuara dhe 01 kandidati në fjalë).

Nga ky proces kemi rezultatet si në vijim:

Të planifikuar për ritestim ishin 131 kandidatë nga të cilët prezent ishin 112 kandidatë, kurse munguan 19 kandidatë. Prej 112 kandidatëve të testuar kanë kaluar 59 kandidatë , kurse nuk kanë kaluar 53 kandidatë.

Shënim: 88 kandidatët e refuzuar nga Bordi Përzgjedhës janë proceduar për Bordin e Ankesave. Pas vendimit të Bordit të Ankesav, kandidatët do të njoftohen dhe Bordi Përzgjedhës do të veprojë sipas vendimit të Bordit për Ankesa.

Lajmet

Nis protesta e punëtorëve të KEK-ut për rritje pagash

Published

on

By

Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) sot po proteston para zyrave qendrore të KEK-ut në Prishtinë.

Një numër i madh i punëtorëve nga sektorë të ndryshëm të korporatës po marrin pjesë në protestë, me kërkesën kryesore për rritjen e pagave.

Continue Reading

Lajmet

Rexhepi takon ambasadorin e OSBE

Published

on

By

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Enkel Rexhepi, ka bërë të ditur se sot është takuar me ambasadorin e ri të OSBE-së, Marcel Pesko, ku ka paraqitur hapur sfidat me të cilat po përballet komuniteti shqiptar në Luginë.

Rexhepi theksoi se situata në Luginë nuk është teknike, por prek drejtpërdrejt përfaqësimin institucional, sigurinë dhe të drejtat themelore të shqiptarëve.

Ai denoncoi bllokimin e 304,511.16 eurove të dedikuara për KKSH-në, fonde të cilat janë refuzuar tre herë pa asnjë arsye, pavarësisht se 35,448 tekste mësimore tashmë janë shpërndarë dhe 3,650 nxënës i përdorin çdo ditë. Sipas tij, ky bllokim përbën goditje të drejtpërdrejtë ndaj institucionit.

Gjatë takimit u diskutua edhe për dëmet që po shkakton bllokimi i subvencioneve bujqësore, mungesa e përfaqësimit të shqiptarëve në polici dhe rreziku i krizës së sigurisë që rrjedh nga kjo situatë. Rexhepi nënvizoi se një polici multietnike është urgjencë e kohës.

Ai theksoi dy çështjet më të rënda që po dëmtojnë jetën e shqiptarëve çdo ditë:

Pasivizimi i adresave, që po zhvendos artificialisht popullsinë shqiptare;

Mospërfillja e njohjes së diplomave, e cila po i privon të rinjtë nga e drejta për punë në profesionet ku janë kualifikuar.

Rexhepi kërkoi trajtim urgjent të të dyja çështjeve, si dhe zbatimin e Planit 7 pikësh dhe Planit Aksional për punësimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore në nivel lokal – dokumente që ai i cilësoi bazë për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Në fund, ai theksoi se bashkëpunimi institucional mes KKSH-së dhe OSBE-së mbetet thelbësor për adresimin e sfidave aktuale.

Continue Reading

Lajmet

Ndalohen gjashtë persona për kalim ilegal dhe kontrabandë nga Serbia

Published

on

By

Policia e Kosovës ka shoqëruar në stacion policor gjashtë persona kosovarë, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin shtetëror nga Serbia me automjete në fshatin Rujishte të Zubin Potokut.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur dje gjatë kontrollit të automjeteve, zyrtarët policorë kanë gjetur mallra të ndryshme, për të cilat ekziston dyshimi se janë kontrabanduar.

Janë shoqëruar në stacion policor gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që me automjet kishin kaluar kufirin ilegalisht. Në automjete janë gjetur gjësende (mallra) të ndryshme që dyshohet se janë kontrabanduar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat e sekuestruara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës për trajtim dhe procedura të mëtutjeshme ligjore.

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama mbështet protestën paqësore në Shkup

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama mbështetur protestën “drejtësi për çlirimtarët” që do të mbahet të shtunën e 13 dhjetorit në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.

Ai thirrja për drejtësi, është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që bashkon popullin.

Pas Prishtinës dhe Tiranës, edhe Shkupi ngre zërin për drejtësi. Kjo është një thirrje për unitet, respekt dhe mbrojtje të vlerave që na bashkojnë si popull. Shpreh mbështetjen time për të gjithë shqiptarët e Shkupit dhe të gjitha trevave që nesër protestojnë në mënyrë paqësore, në mbrojtje të UÇK-së, si vlerë e patjetërsueshme kombëtare. Si kryetar i kryeqytetit të Republikës së Kosovës, do të jem gjithmonë krah bashkëkombësve të mi. Forca jonë si popull qëndron te uniteti, respekti dhe mirënjohja. Shkupi, Prishtina është me ju”, ka shkruar Rama.

Continue Reading

Të kërkuara