Sport

​Zyrtare, UEFA jep leje që Ballkani të luajë në “Fadil Vokrri”

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se dy ndeshjet e para të klubeve kosovare për edicionin e ri të garave evropiane do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pas monitorimit dhe vlerësimit të fushës nga eksperti i UEFA-s, u vendos që ndeshja Ballkani-Ludogorets, në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve, më 11 korrik, dhe ajo Dukagjini-Europa, në kuadër të Ligës së Konferencës, më 13 korrik, të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Pas këtyre dy ndeshjeve, eksperti i UEFA-së së bashku me ekipin e mirëmbajtjes së stadiumit do të punojnë për t’u rikuperuar edhe më tutje fusha, e cila ka pësuar dëmtime kohët e fundit.

FFK fton klubet që të përkujdesen maksimalisht në ruajtjen e fushës dhe kësisoj stërvitjet zyrtare t’i zhvillojnë në ndonjë stadium tjetër ose në Kampin Nacional në Hajvali, në mënyrë që fusha të mos dëmtohet më shumë.

Duke pasur parasysh se në këtë periudhë është e pamundur të intervenohet në ndërrimin e barit dhe as në zëvendësimin e tij, dhe meqenëse në këtë stadium do të zhvillohen edhe ndeshjet zyrtare të Kombëtares A, Kombëtares U21 dhe të Kombëtares së vajzave, është e nevojshme që fusha të jetë sa më pak e ngarkuar në gjendjen aktuale.

Sport

Neymar në rrugën e rikthimit te Santos!

Published

on

Neymar mund të rikthehet në Santos, klubin e tij të fëmijërisë, pas një oferte formale që është bërë nga ekipi brazilian për transferimin e tij nga Al Hilal.

Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Neymar është shumë afër të finalizojë marrëveshjen me Santos për një huazim, por klubi brazilian po pret miratimin nga Al Hilal. Nëse transferimi nuk arrihet, Chicago Fire në SHBA është gjithashtu në garë për të nënshkruar me yllin brazilian, por mbetet pas Santos në konkurrencë. Neymar ka kaluar një periudhë të suksesshme në Santos para se të transferohej në Barcelonë, duke fituar tituj si Copa Libertadores dhe duke realizuar 136 gola në 225 paraqitje për ekipin./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

Kush po i prinë elitës së basketbollit kosovar?

Published

on

By

Shtatëmbëdhjet xhiro janë zhvilluar deri më tani në Superligën e Kosovës në basketboll. Lufta për kreun e tabelës, por edhe për t’i ikur zonës së rrezikshme është mjaftë e ashpër.

Befasia më e madhe deri në këtë pikë të kampionatit vazhdon të jetë skuadra e Bashkimit e cila ndan vendin e parë me Trepçën me nga 29 pikë të mbledhura.

Në vendin e tretë renditet Peja me 27 pikë, e ndjekur nga Sigal Prishtina me 26 sosh, aq sa ka edhe Vëllaznimi një pozitë më poshtë.

Në pozitën e gjashtë është Golden Eagle Yli me 24 pikë, ndërsa dy pozitat e fundit mbahen nga Bora me 22 pikë dhe Proton Cable Prizreni me 21.

Në xhiron e 18-të do të ballafaqohen:

Bashkimi-Bora

Peja-Golden Egle Ylli

Trepça-Sigal Prishtina

Vëllaznimi-Proton Cable Prizreni

Continue Reading

Sport

Dortmundi merr Rashfordin

Published

on

Marcus Rashford ka marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij, duke zgjedhur të transferohet në Bundesliga, ku do të vazhdojë karrierën e tij te Borussia Dortmund. Sipas “Fichajes.net,” klubi gjerman është destinacioni i ri i sulmuesit të Manchester United, pas një periudhe të gjatë spekulimesh mbi merkaton e janarit.

Negociatat mes Dortmundit dhe Manchester United janë në fazën përfundimtare, dhe, nëse gjithçka shkon sipas planit, Rashford mund të udhëtojë drejt Gjermanisë për t’u nënshtruar ekzaminimit mjekësor të enjten që vjen. Dortmund, i njohur për filozofinë e tij rinore dhe dinamike, e sheh Rashfordin si një forcë kyçe për të përforcuar sulmin dhe për të bërë ndryshimin në garën për titujt.

Transferimi pritet të jetë një huazim deri në fund të sezonit, me të drejtë blerje në përfundim të tij. Zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të bëhet brenda javës, dhe do të publikohet më shumë detaje rreth kushteve të transferimit./UBTNews/

Continue Reading

Sport

Djokovic, Alcaraz dhe Zverev kalojnë në raundin e katërt të Australian Open

Published

on

Ka nisur sot në Melburn raundi i tretë i grand slam-it të “Australian Open” në tenis, ku të gjithë pretendientët e njohur kanë kaluar me sukses në raundin e katërt. Tenisti serb Novak Djokovic, 10 herë fitues i këtij turneu, fitoi 3-0 (6-1, 6-4, 6-4) ndaj Tomas Mahac dhe avancon më tej.

Po ashtu, spanjolli Carlos Alcaraz mundi 3-1 (6-2, 6-4, 6-7, 6-2) Nuno Borges dhe është kualifikuar për raundin e katërt. Nuk zhgënjen as numri 2 në botë, gjermani Alexander Zverev, i cili mundi 3-0 (6-3, 6-4, 6-4) Jacob Fearnley.

Te femrat, numri 1 në botë, bjellorusia Aryna Sabalenka, kaloi më tej duke fituar 2-0 (7-6, 6-4) ndaj Clara Tauson, ndërsa Naomi Osaka u eliminua pas tërheqjes nga gara pas humbjes së setit të parë (6-7) ndaj Belinda Bencic të Zvicrës. Tenistja amerikane Coco Gauff, numri 3 në botë, kaloi gjithashtu në raundin e katërt pas fitores 2-0 (6-4, 6-2) ndaj Laylah Fernandez. Po ashtu, spanjollja Paola Badosa, rusja Mirra Andreeva dhe rusja Anastasia Pavlyuchenkova janë gjithashtu të kualifikuara./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara