Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla tha se bllokimi nuk ndërlidhet me emrin e përveçëm, por nuk ka gaditshmëri të opozitës për formim të institucioneve.
“Është shumë e qartë që bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm, bllokimi lidhet thjesht me mos gaditshmërinë e opozitës për të shkuar në një fazë të re. Pra, në konstituimin e Kuvendit, të qeverisë dhe të punëve të shumta që kemi përpara. Frika e opozitës nga qeveria Kurti 3 është shpërfaqur hapur gjatë shumë ditëve javëve e muajve të fundit”, tha ajo.
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, pas dështimit të radhës për t’u konstituar Kuvendi, tha se AAK kishte mësuar nga gabimi i herës së kaluar kur votoi kundër saj dhe abstenoi kur u hodh në votim emri i Hekuran Muratit.
Ajo e konsideron gabim të madh nëse ndodh që Lista Serbe të certifikohet në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ndonëse dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikoi këtë parti.
“PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe sot AAK kishte mësuar nga gabimi i herës së kaluar dhe të paktën abstenoi nga frika që mos përsëri po identikohet nga qytetarët me Listën Serbe. Mirëpo, këto tre subjekte shqiptare dhe Lista Serbe e cila nuk është parti serbe por është një parti e cila synimin e saj thelbësor e ka zhbërjen e Kosovës, një parti e tillë nuk e ka vendin në Kuvend, një parti nuk e ka vendin në udhëheqje komunale prandaj jemi këmbëngul që certifikimi i saj në këto zgjedhje komunale të 12 tetorit nuk duhet të ndodh dhe nuk do të guxoj të ndodh…Do ta konsideroja gabim të madh nëse Lista Serbe certifikohet në këto palë zgjedhje në zgjedhjet komunale”, tha ajo.
E pyetur lidhur me mospjesëmarrjen e Shqipe Selimit në votim kur u propozua emri i saj për kryetare të Kuvendit, Gërvalla tha se është vendim i Selimit dhe nuk ka arsye ta komentoi atë vendim.
“Ne kemi pas një diskutim në grup parlamentar si çdo herë para çdo vendimi që marr nuk ka pas debat rreth kandidimit tim, zonja Selimi i merr vendimet e saja ajo nuk ka marr pjesë në votim në dallim nga disa të tjerë tek të cilët është pritur se nuk mund të votojnë dhe të bashkohen me Listën Serbe dhe me PDK për të votuar kundër personit tim megjithatë ai është vendim personal i zonjës Selimi. Nuk kam asnjë arsye dhe të drejtë ta komentoj”, tha ai.
Gërvalla tha se djali i Xhemajl Mustafës, nipi i Tahir Zemajt e dy komandantët e Koshares u bënë bashkë me PDK-në dhe Listën Serbe dhe votuan kundër saj.