Lajmet

​Zjarri përfshinë edhe Oshlakun

Published

on

Zjarri ka përfshirë edhe zonën e natyrës së “Oshlaku”-t. Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” kanë njoftuar se kanë mbetur trungje të pa fikura, ku edhe po vazhdojnë që të shuajnë zjarrin.

E për shkak të erërave të forta, zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit.

“Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” informon se me dt. 01.08.2021 është paraqitur zjarri në zonën strikte të natyrës “Oshlaku”, i cili ka rrezikuar djegien e pyjeve të pishave endemorelikte – rrobullit (Pinus heldreichii). Gjatë gjithë ditës së diel, deri në orët ë e vona të mbrëmjes, ekipi i DAPK ‘Sharri’ së bashku me zjarrfikësit kanë qenë të angazhuar në lokalizmin e zjarrit. Duke qenë se kanë mbetur trungje të trasha akoma pa u fikur, ‘beteja’ për shuarjen e zjarrit ka vazhduar edhe sot. Fatkeqësisht, për shkak të erarëve të forta, zjarri ka filluar të dalë jashtë kontrollit”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Administrimit të Parkut Kombëtar “Sharri”.

Tutje thuhet se “Me këtë rast është kërkuar ndihma dhe angazhimi i FSK, Shtabit të emergjencave, KFOR dhe institucionet tjera relevante. Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës të cilët edhe kanë qenë në vendin e ngjarjes. Me këtë rast DAPK “Sharri” bënë apel tek banorët e kësaj zone dhe posaçërisht tek vizitorët, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parkut. Ju lutemi për kujdes ku për çdo rast të zjarrit të lajmëroni: Zjarrfikësit në numrin 193; Policia e Kosovës: 038/192, dhe mobil 192; Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës: 112; dhe ndihma e shpejtë: 194 dhe 038/ 500 094”, thuhet në njoftim. 

Continue Reading

Lajmet

Çka diskutoi Osmani në Samitin BE-Ballkani Perëndimor?

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku u diskutua për situatën e Ballkanit në rrugëtimin europian.

Pas përfundimit të takimit, Osmani deklaroi se ky samit mbetet platformë e rëndësishme për rajonin tonë.

Osmani ka listuar pikat kyçe për të cilat ka diskutuar me liderët institucionalë dhe ata të shteteve anëtare.

“E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për ne mbetet një angazhim i çdoditshëm; Nëse respektohet parimi i meritokracisë, ashtu siç proklamohet, atëherë duhet të ecet përpara me hapa konkret në këtë rrugëtim, duke filluar me trajtimin e menjëhershëm të aplikacionit tonë për anëtarësim dhe heqjen e masave ndaj Kosovës të cilat janë të padrejta dhe joevropiane; Nuk mund të ketë integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor nëse vazhdimisht rrezikohet paqja dhe siguria. Prandaj, llogaridhënia e Serbisë për aktet e vazhdueshme të agresionit ndaj Kosovës është kyçe; Pavarësisht sfidave, Kosova nuk heq dorë nga integrimi në institucione euro-atlantike, sepse mbi të gjitha ky është vullnet i popullit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Continue Reading

Lajmet

​Pse u arrestua Florian Marku?

Published

on

By

Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga.

Ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në Greqi, pasi ishte në kërkim për një incident të ndodhur shtatë vite më parë në Selanik. Ai akuzohet për plagosje dhe armëmbajtje pa leje.

Me herët, Marku për këtë ngjarje është dënuar dhe ka bërë 1.5 vite burg në Selanik. Sipas tij, ngjarja kishte të bënte me një sherr në një lokal me disa rusë.

Florian Marku është i njohur në arenën ndërkombëtare, me një karrierë të suksesshme në boks.

Continue Reading

Lajmet

​ASK shpall rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë

Published

on

By

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) shpallë rezultatet e para përfundimtare nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë (ReKos 2024).

Në këtë ngjarje është paralajmëruar se do të merr pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti.

Agjencia e Statistikave të Kosovës kishte publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë.

Sipas statistikave preliminare të publikuara muaj më parë, Kosova ka 1, 586,659 banorë.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca priti në takim lamtumirës ambasadorin amerikan: Hovenier dha kontribut të rëndësishëm

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim lamtumirës ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffry Hovenier. Duke e falënderuar për vizitën, kryeparlamentari Konjufca i shprehu mirënjohje për angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë, ku ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me përkushtim ndaj ruajtjes dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta.

Po ashtu, kryetari Konjufca nënvizoi se “ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Jeffry Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë, për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me aleatin tonë më të madh , SHBA-në , që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në vendin tonë”, citohet Konjufca nw komunikatw.

Kryetari Konjufca e përgëzoi ambasadorin Hovenier për punën e tij të mirë të deritanishme dhe i uroi atij suksese sa më të mëdha në angazhimet e tij ardhshme.

Continue Reading

Të kërkuara