Lajmet
Ziv: Urrejtja hebreje ende ekziston
Kështu tha ajo gjatë ceremonisë përkujtimore në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiAntisemitizmi që çoi në Holokaust ende ekziston, pasi sot shihen lëvizje në ekstremet e politikës evropiane dhe botërore, të cilët me krenari ngrenë flamurin e shëmtuar të antisemitizmit, i cili më shumë kërcënon t’i kthejë shoqëritë demokratike dhe të qytetëruara në ato që gllabërojnë njerëzit e tyre.
Kështu ka thënë ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, gjatë ceremonisë përkujtimore në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.
Ziv tha se kjo ditë përkujtimore vjetore është një mundësi e vërtetë për të kujtuar ata që u vranë, për të nderuar ata që mbijetuan dhe ata që rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar të tjerët, si dhe për të vazhduar punën për t’u siguruar që tmerret e shkuara nuk do të ndodhë më kurrë.
“Është detyra jonë të punojmë pa pushim për të vazhduar kërkimin, edukimin dhe luftimin e mohimit. 78 vjetori i çlirimit të Aushvicit u shënua me përpjekje të gjera për të mbledhur dëshmitë e tmerreve, për të mbledhur prova, për të dokumentuar ngjarje të tmerrshme dhe për të kryer kërkime ende të vazhdueshme për të siguruar që kujtimet e viktimave nuk do të harrohen kurrë, si dhe duhet punuar në mënyrë që shumë mësime vendimtare për të gjithë njerëzimin që duhet të jenë në mendjet dhe zemrat tona, nuk do t’i shpëtojnë kurrë ndërgjegjes sonë kolektive. Të dashur miq, le të mos bëhemi indiferentë. Antisemitizmi që çoi në Holokaust ende ekziston. Sot, ne shohim lëvizje në ekstremet e politikës evropiane dhe botërore, të cilët me krenari ngrenë flamurin e shëmtuar të antisemitizmit, i cili më shumë kërcënon t’i kthejë shoqëritë demokratike dhe të qytetëruara në ato që gllabërojnë njerëzit e tyre”, tha ai.
Sipas saj, kujtimi i tmerreve të Holokaustit, bëhet edhe më i vështirë me kalimin e çdo viti, sikundër çdo vit, gjithnjë e më shumë, numri i të mbijetuarve që kanë qenë dëshmitarë të këtyre mizorive, zvogëlohet.
“Diskurset antisemite nuk jetojnë vetëm në burgjet tona, por edhe në zemrat e perëndimit të lirë dhe demokratik. Urrejtja hebreje ekziston ende. Antisemitizmi ekziston ende. Mohimi i Holokaustit ekziston ende. Ai është aktiv në platformat virtuale… duke përhapur helm. Ne duhet të përdorim çdo mjet në dispozicionin tonë, nga arsimi dhe legjislacioni, siguria dhe zbatimi, për të penguar dhe zhdukur urrejtjen, racizmin, antisemitizmin dhe të gjitha format e tjera të urrejtjes. Mjerisht, në botën e sotme, ka ende zëra duke përfshirë edhe ata zyrtarë, si në Iran, që predikojnë një narrativë se Holokausti është një trillim. Në një botë të lajmeve të rreme dhe teorive konspirative, ka përpjekje të vazhdueshme për të rishkruar historinë përmes përdorimit të tregimeve të shtrembëruara që përdorin qëllimisht informacionin e nxjerrë jashtë kontekstit”, tha ajo.
Kurse kryeministri Albin Kurti tha se për të parandaluar që diçka si Holokausti të ndodhë përsëri në të ardhmen, nuk duhet të harrojmë kurrë atë që ndodhi në të kaluarën.
“Ka gjithashtu shumë histori të njerëzve të guximshëm në mbarë Evropën dhe më gjerë – duke përfshirë familje nga Kosova – të cilët me dëshirë u siguruan strehim miqve, fqinjëve dhe refugjatëve hebrenj, ndonjëherë në rrezik të madh për vetveten. Jo vetëm tmerret e Holokaustit, por edhe shembulli i këtyre njerëzve të guximshëm, duhet të na frymëzojë sot. Ata duhet të na frymëzojnë që të bëjmë gjithçka që mundemi, për të parandaluar dhe luftuar dhunën sistematike shtetërore – deri dhe duke përfshirë gjenocidin – kudo që ndodh në botë. Këtu në Kosovë, ku u krye gjenocidi i fundit i shekullit të 20-të, ne jemi më se të gatshëm të bëjmë pjesën tonë në këtë detyrë të shenjtë. Pas pushtimit ilegal të Ukrainës nga Rusia, ne iu bashkuam menjëherë sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së kundër atyre që ishin përgjegjës. Në nivel ushtarak, ushtarët e Kosovës kanë marrë pjesë me entuziazëm në Defender Europe dhe këtë vit ne do të jemi nikoqirë të stërvitjeve në vendin tonë. Pas marrjes së Afganistanit nga Talibanët, ne mirëpritëm 1,893 refugjatë afganë në Kosovë, dhe jemi gjithashtu të gatshëm të pranojmë deri në 5,000 refugjatë nga Ukraina. Së fundi, si pjesë e programit tonë Gazetarët në Rezidencë, kemi pranuar 12 gazetarë nga Ukraina dhe katër nga Afganistani”, tha ai, duke shtuar se mënyra më e mirë për të nderuar kujtimin e të humburve nuk është vetëm përmes fjalëve, por edhe përmes veprimeve tona.
Në këtë ceremoni me nga një fjalë rasti të pranishmit i përshëndeti edhe Matthias Konrad, zëvendësambasador i Republikës Federale të Gjermanisë, dhe Lekë Rezniqi trashëgimtar i Asllan Rezniqi, i cili kishte shpëtuar hebrenj gjatë Holokaustit dhe është njohur nga Qendra e Përkujtimit të Holokaustit “Yad Vashem” si “Fisnik mes Kombeve”.
Ndërkohë, artistët kosovarë Valton Beqiri, ish-ministër i Kulturës i Republikës së Kosovës, njëherësh kompozitor, pianist, aranzhues e dirigjent, dhe sopranoja Besa Llugiqi interpretuan dy këngë që identifikohen me Holokaustin. Kurse, aktorja Fitore Jashari interpretoi një monolog bazuar në romanin e Annelies Marie “Anne” Frank, një vajzë hebreje e lindur në Gjermani, e cila mbante një ditar në të cilin dokumentonte jetën e fshehur nën persekutimin nazist.
Gjithashtu, është paraqitur dokumentari “Ata më dhanë jetë” me protagoniste Rena Quint, e mbijetuar e Holokaustit.
Në fund, janë ndezur gjashtë qirinj, një nga një, në kujtim të gjashtë milionë viktimave të Holokaustit, nga ana e Ambasadores Ziv, kryeministrit Kurti, zëvendësambasadorit Konrad, kryetarit të Bashkësisë Hebraike të Kosovës, Votim Demiri, si dhe Lekë Rezniqi e Zana Mustafa-Bukoshi, trashëgimtare e Faik Sharri dhe Sabrije Sharri, të cilët kishin shpëtuar hebrenj gjatë Holokaustit dhe janë njohur nga Yad Vashem si “Fisnikë mes Kombeve”.
Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re të Kosovës në krye me Albin Kurtin. Pro qeverisë votuan 66 deputetë, 49 votuan kundër, ndërsa nuk pati asnjë abstenim.
Me këtë votim, Kuvendi zgjodhi zyrtarisht Qeverinë e re të Kosovës, e cila do të udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti.
Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e kabinetit qeveritar me të cilin synon të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar prioritetet kryesore të programit qeverisës.
Në prezantimin e tij, Kurti ka propozuar këtë përbërje të Qeverisë:
Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca.
Zëvendëskryeministre e Dytë dhe Ministre e Drejtësisë është propozuar Donika Gërvalla, ndërsa Zëvendëskryeministër i Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik Fikrim Damka.
Ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati, ndërsa Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Andin Hoti.
Resori i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ndërsa ai i Punëve të Brendshme nga Xhelal Sveçla. Për Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është propozuar Lulëzon Jagxhiu.
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, ndërsa Ministër i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku.
Ministre e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Saranda Bogujevci.
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Rasim Demiri.
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Fitore Pacolli, ndërsa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Armend Muja.
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë Dimal Basha.
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit është propozuar Mimoza Kusari, ndërsa Ministre e Energjisë Artane Rizvanolli.
Për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është propozuar Nenad Rashiq, ndërsa për Zhvillim Rajonal Elbert Krasniqi.
Vendi
Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar
Published
6 hours agoon
February 11, 2026By
ubtnews
Mandatari për kryeministër, Albin Kurti, ka bërë publike përbërjen e kabinetit qeveritar me të cilin synon të udhëheqë vendin gjatë katër viteve të ardhshme, duke theksuar prioritetet kryesore të programit qeverisës.
Në prezantimin e tij, Kurti ka propozuar këtë përbërje të Qeverisë:
Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të jetë Glauk Konjufca.
Zëvendëskryeministre e Dytë dhe Ministre e Drejtësisë është propozuar Donika Gërvalla, ndërsa Zëvendëskryeministër i Tretë për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim Ekonomik Fikrim Damka.
Ministër i Financave është propozuar Hekuran Murati, ndërsa Ministër për Familje dhe Vlera të Luftës Andin Hoti.
Resori i Mbrojtjes do të udhëhiqet nga Ejup Maqedonci, ndërsa ai i Punëve të Brendshme nga Xhelal Sveçla.
Për Ministrinë e Administratës Publike dhe Digjitalizimit është propozuar Lulzon Jagxhiu.
Ministër i Shëndetësisë do të jetë Arben Vitia, ndërsa Ministër i Arsimit dhe Shkencës Hajrulla Çeku.
Ministre e Kulturës dhe Turizmit është propozuar Saranda Bogujevci.
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal do të jetë Rasim Demiri.
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor është propozuar Fitore Pacolli, ndërsa Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja.
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit do të jetë Dimal Basha. Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Inovacionit është propozuar Mimoza Kusari, ndërsa Ministre e Energjisë Artane Rizvanolli.
Për Ministrinë për Komunitete dhe Kthim është propozuar Nenad Rashiq, ndërsa për Zhvillim Rajonal Elbert Krasniqi.
Kabineti i propozuar pritet t’i nënshtrohet votimit në Kuvend.
Vendi
Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
Published
8 hours agoon
February 11, 2026By
ubtnews
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.
Përmes një njoftimi publik, Presidentja bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje mandatin për formimin e ekzekutivit të ri. Ky hap vjen pas përmbylljes së procedurave të nevojshme institucionale dhe hap rrugën për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.
Presidentja Osmani i uroi suksese Kurtit në udhëheqjen e Qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Ju priftë e mbara!”, përfundoi ajo mesazhin e saj publik.
Lajmet
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
Published
10 hours agoon
February 11, 2026By
ubtnews
Në seancën e mbajtur më 11 shkurt 2026, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Haxhiu mori 66 vota për, 44 vota kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar kështu mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit legjislativ.
Seanca konstituive u kryesua nga deputeti më i moshuar i Kuvendit, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u asistua nga deputetja më e re në moshë, Fatma Taçi nga KDTP.
Me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, pritet të vazhdojnë procedurat e tjera për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.
Në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor 2025 zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas një ngërçi politik që la vendin pa qeveri funksionale për mbi një vit.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi qartë me 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend, një rekord që nga pavarësia e vendit.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) morën respektivisht 22 dhe 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe siguruan disa ulëse të tjera.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 47.5%, e ngjashme me zgjedhjet e mëparshme, duke reflektuar sfidën e mobilizimit të votuesve.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet dhe seanca konstituive e Kuvendit u caktua për 11 shkurt 2026, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve funksionale dhe miratimin e buxhetit. Këto zgjedhje shënojnë një hap vendimtar për kapërcimin e ngërçit politik dhe stabilizimin e qeverisjes në Kosovë.
Votohet Qeveria Kurti me 66 vota pro
Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar
Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës
FSK forcon bashkëpunimin rajonal në takim trilateral me Shqipërinë dhe Kroacinë
Valon Berisha transferohet te FC Zürich
Brenda “Farmacisë së Shpirtit”: Biblioteka Mesjetare e Shën Galit
Aurora boreale 2026, një shans për të parë qiellin si kurrë më parë
Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, luhen ndeshjet e kthimit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
-
Lajmet nga UBT2 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNga klasa në praktikë! Studentët e drejtimit Media dhe Komunikim vizitojnë shtypshkronjën e UBT-së
-
Lajmet nga UBT2 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
