Sport

​Zidane zbulon arsyen pse u largua nga Real Madridi, akuzon edhe Florentino Perezin

Published

on

Zinedine Zidane e ka akuzuar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez për humbje të respektit ndaj tij gjatë sezonit të fundit në “Santiago Bernabeu”.

Zidane i ka fituar tri Liga të Kampionëve dhe dy tituj të La Ligas në dy aventura me “Los Blancos” por ka vendosur të jap dorëheqje për herë të dytë.

Trajneri francez ka lëshuar një letër lajtumirëse drejtuar tifozëve të kësaj skuadre dhe ka zbuluar të gjitha arsyet që sollën deri në marrjen e këtij vendimit.

“Të dashur tifozë të Real Madridit, për më shumë se 20 vite, nga dita e parë kur kam mbërritur në Madrid dhe kam veshur fanellën e bardhë, ju më keni treguar dashurinë tuaj. Unë doja ta shkruaja këtë letër, për t’ju thënë lamtumirë dhe për të shpjeguar vendimin tim për të lënë punën e trajnerit këtu”, fillon letra e Zizu.

“Unë po shkoj, por nuk po ndihem i tepërt dhe as nuk jam lodhur nga stërvitja. Në maj të vitit 2018 u largova sepse pas dy vitesh e gjysmë, me kaq shumë fitore dhe kaq shumë trofe, ndjeva që ekipi kishte nevojë për një qasje të re për të qëndruar në nivelin më të lartë. Tani për tani, gjërat janë ndryshe. Unë po largohem sepse ndiej që klubi nuk ka më besimin tek unë që kam nevojë, as mbështetjen për të ndërtuar diçka në një periudhë afatmesme ose afatgjatë”.Unë e kuptoj futbollin dhe i di kërkesat e një klubi si Real Madridi. Unë e di kur nuk fiton, duhet të largohesh. Por në këtë, një gjë shumë e rëndësishme është harruar, gjithçka që kam ndërtuar çdo ditë është harruar, ajo që kam sjellë në marrëdhëniet e mia me lojtarët, me 150 njerëzit që punojnë me dhe rreth ekipit

“Unë jam fitues i lindur natyrshëm dhe isha këtu për të fituar trofe, por edhe më të rëndësishëm se kjo janë njerëzit, ndjenjat e tyre, vetë jeta dhe kam ndjesinë që këto gjëra nuk janë marrë parasysh, se ka pasur një dështim për të kuptuar se këto gjëra mbajnë edhe dinamikën e një klubi të madh. Në një farë mase madje jam qortuar për këtë”.

“Unë dua që të ketë respekt për atë që kemi arritur së bashku. Unë do të doja që marrëdhënia ime me klubin dhe presidentin gjatë muajve të fundit të kishte qenë pak më ndryshe nga ajo e trajnerëve të tjerë. Unë nuk kërkoja privilegje , sigurisht që jo, vetëm pak më shumë kujtim”.

“Këto ditë jeta e një trajneri në një klub të madh është dy sezone, mbase pak më shumë. Që të zgjasë më shumë marrëdhëniet njerëzore janë thelbësore, ato janë më të rëndësishme se paratë, më të rëndësishme se fama, më të rëndësishme se gjithçka. Ata duhet të ushqehen”.

“Kjo është arsyeja pse më lëndoi aq shumë kur lexova në shtyp, pas një disfate, saqë do të pushohesha nëse nuk do të fitoja ndeshjen tjetër. Kjo më lëndoi mua dhe të gjithë ekipin sepse këto mesazhe të qëllimshme rrjedhën në media dhe negativisht ndikuan në skuadër, ata krijuan dyshime dhe keqkuptime”.

“Për fat të mirë unë kisha këta djem të mahnitshëm që ishin me mua deri në vdekje. Kur gjërat u shëmtuan ata më shpëtuan me fitore madhështore. Për shkak se ata besuan në mua dhe e dinin se unë besoja në ta”, thuhet në letrën e Zinedine Zidane.

Sport

KV Ulpiana triumfon ndaj KV Forcës

Published

on

By

KV Ulpiana ka shënuar fitore ndaj KV Forcës në kuadër të Superligës A në volejboll, duke e mbyllur përballjen me rezultat 3:0 në sete.

Volejbollistët e Ulpianës treguan paraqitje të mirë që nga fillimi i takimit, duke fituar setin e parë me rezultat 25:17.

Ulpiana vazhdoi me ritëm pozitiv edhe në pjesën tjetër të ndeshjes, ndërsa seti i tretë rezultoi më i luftuar, duke u mbyllur me rezultat të ngushtë 25:23.

Me këtë triumf, Ulpiana regjistron një fitore të rëndësishme në Superligën A.

D.L

Continue Reading

Sport

KV Ulpiana e nis fuqishëm ndeshjen ndaj KV Forcës, fiton setin e parë

Published

on

By

KV Ulpiana ka nisur me rezultat pozitiv përballjen ndaj KV Forcës, në kuadër të Superligës A në volejboll.

Volejbollistët e Ulpianës kanë treguar lojë të mirë në setin e parë, duke e mbyllur atë me rezultat 25:17.

Ndeshja është duke vazhduar, ndërsa Ulpiana synon të ruajë epërsinë dhe të sigurojë fitoren.

D.L

Continue Reading

Sport

Baton Zabërgja në formacionin më të mirë të javës në Ukrainë

Published

on

By

Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Baton Zabërgja, është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tetë në Premier Leaguen e Ukrainës.

Përzgjedhja është bërë të mërkurën nga faqja zyrtare e kampionatit ukrainas, pas paraqitjeve të futbollistëve në ndeshjet e fundit.

25-vjeçari nga Vushtrria ishte ndër lojtarët më të dalluar në fitoren 2-1 të Kharkivit ndaj Odesas në udhëtim, duke kontribuar me një gol.

Sulmuesi kosovar po kalon një formë të shkëlqyer këtë edicion, duke u shndërruar në një nga lojtarët më produktivë të skuadrës së tij.

Në nëntë paraqitje në të gjitha garat, Zabërgja ka realizuar shtatë gola dhe ka kontribuar me katër asistime, duke konfirmuar formën e tij të mirë në futbollin ukrainas.

D.L

Continue Reading

Sport

Albian Hajdari pëson një tjetër lëndim, jashtë fushës për disa javë

Published

on

By

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albian Hajdari, ka pësuar një tjetër lëndim, duke u detyruar të qëndrojë jashtë fushës për disa javë.

Lajmin e ka konfirmuar klubi gjerman Hoffenheim, i cili ka bërë të ditur se futbollisti kosovar është lënduar gjatë stërvitjes së fundit, në pjesën e poshtme të shputës së këmbës.

Përmes një njoftimi zyrtar, Hoffenheimi ka konfirmuar mungesën e Hajdarit në javët e ardhshme, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikthim të suksesshëm në fushë.

Ky është lëndimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për mbrojtësin kosovar, i cili kishte pasur probleme fizike edhe gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen e Kosovës muajin e kaluar.

Ende nuk është bërë e ditur data e saktë e rikthimit të tij në fushë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara