Aktualitet
Zgjedhjet në Shqipëri, PS kryeson në 9 qarqe, vazhdon numërimi i votave
Published
4 years agoon
By
Betim GashiNë Shqipëri po vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021.
Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 222 mijë e 816 vota, e pasuar nga PD-AN me 176 mijë e 928 vota. LSI deri më tani ka marrë 31 mijë e 898 vota, kurse PSD 9 mijë e 391. Nisma Thurje deri më tani ka 2 mijë e 699 vota, kurse Lëvizja Vetëvendosje 943.
Deri më tani PS kryeson në 9 qarqe, madje ka arritur të jetë e para edhe në Dibër, qark me përfaqësues kryesisht demokratë.
Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.
Kryekomisioneri IIlirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ditën e sotme tha se rezultati mund të dalë edhe brenda 48 orëve.
Në Njësinë nr. 10 në Tiranë, e vetmja që realizoi numërimin elektronik doli rezultati ku kryesoi PS me 6007 vota.
Kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi ka zgjedhur që të japë dorëheqjen nga mandati i deputetit, duke thënë se kjo dorëheqje është e parevokueshme, pa dhënë asnjë argument ditën e sotme.
Kulturë
Alfabeti që bashkoi kombin: 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Published
3 seconds agoon
November 22, 2024By
UBT NEWSSot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë, një ngjarje me rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe kulturore për kombin shqiptar.
Kjo ditë, tashmë festë zyrtare, ka një simbolikë të thellë, pasi përkujtohet një moment kyç i unitetit kombëtar – Kongresi i Manastirit, që u zhvillua nga data 14 deri më 22 nëntor të vitit 1908. Ky kongres, i mbledhur në qytetin e Manastirit, ishte një ngjarje vendimtare për formimin dhe standardizimin e alfabetit të gjuhës shqipe, një hap i domosdoshëm për forcimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve.
Nëpërmjet një vendimi të Këshillit të Ministrave, Shqipëria ka shpallur këtë ditë si festë kombëtare, duke e njohur atë si një ngjarje historike me peshë të veçantë. Kuvendi i Shqipërisë e miratoi këtë nismë në shkurt të këtij viti, pas diskutimeve dhe propozimeve nga samiti i diasporës, dhe për herë të parë kjo ditë po kremtohet si festë zyrtare. Kjo iniciativë, që vjen si rezultat i një debati të gjërë kombëtar dhe ndërkombëtar, thekson rëndësinë e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës shqipe si një nga shtyllat kryesore të identitetit shqiptar.
Kongresi i Manastirit, që mori vendime të rëndësishme për unifikimin e alfabetit shqip, u mbajt në një periudhë kritike për shqiptarët, në një kohë kur populli shqiptar ishte i shpërndarë në disa shtete të ndryshme dhe shumë prej tyre ishin të ndarë nga njëra-tjetra edhe në aspektin gjuhësor.
Ky kongres, i zhvilluar me pjesëmarrjen e 50 delegatëve nga 26 qytete të ndryshme të trojeve shqiptare, miratoi alfabetin latin me disa ndryshime, duke e përshtatur atë për gjuhën shqipe. Mid’hat Frashëri, si kryetar, dhe Luigj Gurakuqi e Gjergji Qiriazi, si nënkryetarë, udhëhoqën këtë ngjarje historike, ku Parashqevi Qiriazi ishte e vetmja grua pjesëmarrëse. Kongresi i Manastirit është një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë moderne të shqiptarëve, dhe si rezultat i tij, më 28 nëntor 1912, Shqipëria shpalli pavarësinë./UBTNews/
Bota
Orbani thotë se do ta ftojë Netanyahun në Hungari, pas fletarrestimit nga GJNP
Published
6 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsKryeministri hungarez Viktor Orban ka thënë të premten se do ta ftojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, për vizitë në Hungari, duke shtuar se do të garantojë se fletarrestimi i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kundër Netanyahut “nuk do të zbatohet”.
GJNP-ja lëshoi fletarrestime të enjten për Netanyahun, ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, si dhe për liderin e Hamasit, Ibrahim Al-Masri, të cilët i akuzon për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në konfliktin në Gazë.
Orban, vendi i të cilit mban kryesimin e presidencës me rotacion 6-mujor të Bashkimit Evropian, tha për radion shtetërore se fletarrestimi i GJNP-së për Netanyahun është “gabim” dhe shtoi se lideri izraelit do të jetë në gjendje të mbajë bisedime në Hungari “me siguri adekuate”.
“Sot, do ta ftoj kryeministrin e Izraelit, Netanyahun, për një vizitë në Hungari dhe në atë ftesë, do ta siguroj atë se, nëse vjen, vendimi i GJNP-së nuk do të ketë efekt në Hungari. Ne nuk do ta zbatojmë përmbajtjen e tij”, tha Orban.
Orbani ka krijuar marrëdhënie të ngushta politike me Netanyahun prej se ai dhe partia nacionaliste, Fidesz, e morën pushtetin në Hungari më 2010.
Netanyahu e vizitoi Budapestin në vitin 2017.
Liderët e Izraelit dhe Shtëpia e Bardhë e kanë dënuar fuqishëm vendimin e GJNP-së, por shefi për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se fletarrestimet nuk janë politike dhe të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet ta respektojnë dhe zbatojnë vendimin e gjykatës.
Brenda BE-së, Hungaria dhe Republika e Çekisë janë përkrahës të fuqishëm të Izraelit, derisa vende si Spanja dhe Irlanda theksojnë mbështetjen e tyre për palestinezët.
Ministria e Jashtme e Çekisë, duke iu përgjigjur vendimit të GJNP-së, tha se Praga do t’i respektojë detyrimet e veta nga ligji ndërkombëtar.
Megjithatë, kryeministri i Çekisë, Petr Fiala, e quajti të “pavend” vendimin e GJNP-së, duke thënë në X të enjten vonë se “vendimi minon autoritetin e gjykatës në rastet e tjera, kur i barazon përfaqësuesit e zgjedhur të një shteti demokratik me liderët e një organizate islamiste terroriste”./REL/
Bota
Policia braziliane akuzon ish-presidentin Bolsonaro për tentim grusht shteti
Published
10 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsPolicia federale e Brazilit e ka akuzuar ish-presidentin, Jair Bolsonaro, dhe 36 persona të tij, për tentim të një grusht shteti me qëllim që ai të qëndronte në detyrën e presidentit, pas humbjes në zgjedhjet e vitit 2022.
Gjetjet e Policisë braziliane do t’i dërgohen Gjykatës Supreme të Brazilit, që ajo t’ia dërgojë më pas prokurorit të Përgjithshëm, Paulo Gonet, i cili ose do të pajtohet me akuzën dhe të nisë gjykimin ndaj ish-presidentit, ose do të hedhë poshtë gjetjet e hetimit.
Ish-udhëheqësi i krahut të djathtë ka mohuar pretendimet se ai ka tentuar që të qëndrojë në pushtet pas disfatës në zgjedhjet e vitit 2022, zgjedhje të cilat i fitoi rivali i tij majtist, Luiz Inacio Lula da Silva.
Që atëherë, Bolsonaro është përballur me një sërë kërcënimesh se do të përballet me ligjin.
Hetimet e tjera që janë përqendruar në rolet e tij të mundshme në kontrabandimin e stolive të diamantit në Brazil, pa i deklaruar, dhe në udhëzimin e një vartësi për të falsifikuar statusin e tij dhe të tjerëve për vaksinimin kundër COVID-19. Bolsonaro ka mohuar përfshirjen në këto raste.
Të martën, Policia federale arrestoi katër zyrtarë ushtarakë dhe një polic federal për planifikim të një grushti të shtetit që përfshinte planin për të rrëzuar Qeverinë pas zgjedhjeve të vitit 2022 dhe planin e supozuar për të vrarë presidentin e ri, Lula, dhe zyrtarë të tjerë të lartë./REL/
Bota
Kim Jong Un akuzon SHBA-në për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean
Published
12 mins agoon
November 22, 2024By
UBTnewsUdhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, akuzoi SHBA-në për rritje të tensioneve dhe provokimeve, duke thënë se Gadishulli Korean nuk është përballur kurrë me një rrezik të tillë të luftës bërthamore si tani, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA.
Në një fjalim në një ekspozitë ushtarake në Phenian, Kim tha se ishte përpjekur të negocionte me Uashingtonin, por se rezultatet e këtyre bisedimeve, tha ai, vetëm theksuan politikën “agresive dhe armiqësore” të SHBA kundër Phenianit.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut bëri thirrje për zhvillimin dhe përmirësimin e armëve dhe premtoi të vazhdojë të përmirësojë aftësitë mbrojtëse të vendit për të forcuar pozicionin strategjik të Koresë së Veriut, raportoi Reuters.
Alfabeti që bashkoi kombin: 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Orbani thotë se do ta ftojë Netanyahun në Hungari, pas fletarrestimit nga GJNP
Policia braziliane akuzon ish-presidentin Bolsonaro për tentim grusht shteti
Kim Jong Un akuzon SHBA-në për rritjen e tensioneve në Gadishullin Korean
Singapori var trafikantin e drogës, ekzekutimi i tretë i tillë brenda një jave
Pistorius tërhiqet nga kandidimi për kancelar të Gjermanisë, mbështet Scholz
Izraeli: Administrata e ardhshme e Trump po shqyrton sanksione kundër GJNP
Biden: Vendimi i ICC për arrestimin e Netanyahu dhe Gallant është skandaloz
Ëmbëlsirë me dardhë dhe pa miell, për ata që kanë probleme me glutenin
Të kërkuara
-
Bota3 weeks ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota3 weeks ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Lajmet2 months ago
Kurti: Përdhunimi është mjeti që përdori Serbia në Kosovë në mënyrë që të lë pasoja të përhershme në familje
-
Kulturë2 months ago
Marigona Ferati, profesoresha e UBT-së, zëri i artit në jurinë ndërkombëtare në festivalin e teatrove në Oman