Aktualitet

​Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, 44 komuna me kryetarë të ri

Rezultatet zyrtare publikohen sot.

Published

on

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mbrëmë vonë ka shpallur rezultatet e para jozyrtare nga raundi i dytë zgjedhor, sipas të cilave në Shkup dhe në 43 komuna të tjera u zgjodhën kryetarët e komunave. Ndërkohë rezultatet zyrtare siç paralajmëroi kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, do t’i publikojë gjatë ditës së sotme.

Sipas rezultateve të publikuara VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë fituar në 20 komuna dhe atë në Manastir, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçanë, Gjevgjeli, Demir Hisar, Zelenikovë, Konçe, Koçanë, Kratovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Novo Selo, Pehçevë, Ohër, Rankovcë, Resnjë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Radovish.

Koalicioni “Më e mira për komunën time” udhëhequr nga LSDM-ja ka fituar në 7 komuna, dhe atë: Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Staro Nagoriçane, Çashkë, Çuçer Sandevë dhe Qendër. Shtatë komuna i ka fituar dhe BDI-ja dhe atë Haraçinë, Bogovinë, Dollnen, Kërçovë, Strugë, Tearcë dhe Çair.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë fituar në Gostivar dhe Vrapçishtë, ndërsa BESA në Tetovë dhe Zhelinë.

GROM ka fituar në Karposh, PDSH-ja në Studeniçan, ndërsa, koalicioni i PLD-së dhe DOM kanë fituar ë Shuto Orizarë. Gjatë këtyre zgjedhjeve kanë fituar edhe 3 kandidatë të pavarur dhe atë në Debërcë, Kumanovë dhe Qytetin e Shkupit.

Vendi

Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit

Published

on

By

Gjykata Speciale në Hagë ka marrë vendim për t’ua vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, e cila po raporton drejtpërdrejt nga Haga.

Sipas gazetares, vendimi është marrë nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, pasi sot përfundonte afati ligjor nga vendimi i fundit i marrë më 15 korrik. Mujku sqaron se ky veprim përbën një procedurë të zakonshme formale për respektimin e afateve gjyqësore.

Sipas raportimit të Klan Kosovës, për dy të akuzuarit e tjerë në këtë proces, Hashim Thaçin dhe Rexhep Selimin, ende nuk ka një njoftim të ri lidhur me masën e paraburgimit.

Kjo masë procedurale vjen pikërisht një ditë para shpalljes së aktgjykimit për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Policia e Kosovës apelon për kujdes nga mesazhet mashtruese dhe dokumentet e falsifikuara

Published

on

By

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar pasi janë diktuar mesazhe mashtruese dhe dokumente të falsifikuara, të cilat po qarkullojnë duke keqpërdorur në mënyrë të paautorizuar emrin, logot, vulat dhe nënshkrimet e institucioneve vendëse.

Autoritetet sqarojnë se dokumentet e tilla nuk përfaqësojnë njoftime zyrtare të Policisë së Kosovës, ndaj u kërkohet qytetarëve që të mos u përgjigjen kërkesave të dyshimta, të mos ndajnë të dhëna personale apo bankare dhe të mos dërgojnë informacione përmes adreshash të paverifikuara.

Aktualisht, Policia po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për trajtimin e rastit dhe identifikimin e personave përgjegjës, ndërsa rikujton se çdo informacion zyrtar duhet të merret vetëm përmes kanaleve zyrtare institucionale.

Këshillat e Policisë për qytetarët:

Udhëzime të menjëhershme: Shmangni klikimin në linqe të dyshimta, mos jepni të dhëna bankare apo personale dhe mos hapni faqe që kërkojnë pagesa përmes SMS-ve.

Veprimet në rast se pranoni mesazhe të tilla: Fshijeni mesazhin menjëherë, raportojeni te autoritetet dhe kontaktoni bankën tuaj nëse keni ndarë të dhëna financiare.

Rastet e mashtrimeve mund të raportohen në polici përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” ose duke telefonuar në numrin pa pagesë 192.

 

Continue Reading

Vendi

UBT në IOFOS 2026: Profesoresha Miranda Sejdiu Abazi prezanton hulumtimin në Portugali

Published

on

By

Prof. Miranda Sejdiu Abazi ka përfaqësuar komunitetin akademik me prezantimin e punimit të saj shkencor në kongresin trevjeçar të Organizatës Ndërkombëtare për Odonto-Stomatologjinë Forenzike (IOFOS 2026), i cili u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.

Hulumtimi i saj i paraqitur përmes posterit shkencor me titull “Sex-related morphological trends of palatal rugae in adolescents and their forensic identification value” (PP23), trajton rëndësinë e karakteristikave morfologjike të qiellzës në identifikimin forenzik, si dhe dallimet gjinore te moshat adoleshente.

Punimi i Prof. Sejdiu Abazi është përfshirë gjithashtu në përmbledhjen zyrtare të punimeve (Proceedings) të Kongresit IOFOS 2026, duke shënuar një tjetër arritje të rëndësishme në veprimtarinë e saj kërkimore-shkencore në fushën e odontologjisë forenzike.

Pjesëmarrja në këtë ngjarje supreme ndërkombëtare i shërbeu shkëmbimit të përvojave akademike, prezantimit të gjetjeve shkencore dhe krijimit të urave të bashkëpunimit me ekspertë e profesionistë të fushës nga e gjithë bota.

Continue Reading

Lajmet

Vdes në moshën 76-vjeçare Flora Brovina

Published

on

By

Lajm i plotësuar:

Ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare aktivistja e shquar për të drejtat e njeriut, poetja, pediatrja dhe ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina.

Flora Brovina u lind në Skenderaj dhe kreu shkollimin e mesëm në Prishtinë, ndërsa studimet për mjekësi i ndoqi mes Beogradit dhe Prishtinës. Specializimin në fushën e pediatrisë e përfundoi në Zagreb. Para se t’i përkushtohej mjekësisë, ajo punoi edhe si gazetare në të përditshmen “Rilindja”.

Gjatë viteve të vështira të dekadës së ’90-ta, Brovina u shqua për angazhimin e saj humanitar dhe shoqëror. Në vitin 1992 ajo themeloi Lidhjen e Gruas Shqiptare, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbrojtjen dhe fuqizimin e të drejtave të grave.

Më 20 prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, ajo u rrëmbye nga banesa e saj nga paramilitarët serbë dhe u dërgua në burgun e Pozharevcit në Serbi, ku u dënua me 12 vjet burgim politik. Pas një presioni të madh ndërkombëtar, ajo u lirua në nëntor të vitit 2000, për t’u kthyer në Kosovë ku vazhdoi pa ndërprerë veprimtarinë humanitare dhe politike.

Përveç mjekësisë dhe politikës, Flora Brovina la gjurmë të thella edhe në letrat shqipe si poete dhe kryetare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Ajo botoi disa përmbledhje me poezi, ndër të cilat shquhen “Verma emrin tim” (1973), “Bimë e zë” (1979) dhe “Mat e çmat” (1995), ndërsa krijimtaria e saj poetike është përfshirë në antologji të ndryshme dhe është përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Në jetën politike pasluftës, Brovina shërbeu për disa legjislatura si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Aktivistja kosovare për të drejtat e njeriut dhe poetja Flora Brovina (djathtas) del nga Gjykata e Qarkut, e shoqëruar nga një roje, në qytetin e Nishit në Serbinë qendrore, më 14 shtator 2000. Brovina ishte dënuar nga një gjykatë e shkallës më të ulët me 12 vjet burgim për ndihmë të pretenduar ndaj “terroristëve” gjatë konfliktit në Kosovë, por Gjykata Supreme e Serbisë e anuloi vendimin dhe urdhëroi rigjykimin e çështjes.

Reuters

Aktivistja për të drejtat e njeriut dhe poetja nga Kosova, Flora Brovina, qëndron në një furgon policie ndërsa largohet nga Gjykata e Qarkut në qytetin e Nishit, në Serbinë qendrore, më 14 shtator 2000. Brovina ishte dënuar nga një gjykatë e shkallës së parë me 12 vjet burgim për ndihmë të pretenduar ndaj “terroristëve” gjatë konfliktit në Kosovë, por Gjykata Supreme e Serbisë e anuloi vendimin dhe urdhëroi një gjykim të ri.

 

Continue Reading

Të kërkuara