

Lajmet
Zemaj: Në rast se vendoset për izolim, qeveria duhet të jap dorëheqje
Zemaj shtoi se institucionet shëndetësore janë të stërngarkuara nga kjo situatë.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po hedh dyshime se numri i të infektuarve me variantin Omicron është shumë më i madh se shifrat aktuale. Sipas tij, Kosova po përballet me rritje enorme të rasteve me virusit për shkak të paaftësisë së Qeverisë Kurti. Në rast të izolimit, ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputeti Armend Zemaj tha se kjo qeveri duhet të jap dorëheqje.
Në konferencë për media, ai tha se në kohën e udhëheqjes së Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë thyer të gjitha rekordet e zeza me infeksionin COVID.
“Nga paaftësia enorme qeverisëse ka rritje enorme edhe të rasteve me infeksion. Duke u bazuar në informatat që vijnë nga profesionistët shëndetësor, numri i të infektuarve me Omicron është shumë më i madh, por është kamufluar edhe me virusin e gripit sezonal. Jemi të detyruar që në vazhdimësi të bëjmë apel qeverisë qe të merret seriozisht me pandeminë COVID-19. Si dhe me trajtimin e parandalimit dhe të luftimit edhe të gripit sezonal”, ka thënë ai.
Zemaj shtoi se institucionet shëndetësore janë të stërngarkuara nga kjo situatë dhe se Ministria e Shëndetësisë nuk po i përkrah. Ai tha edhe se javë më parë, qeveria ka tentuar të menaxhojë pandeminë online.
“COVID nuk është përhapur online, andaj edhe përgjegjësia e qeverisë kundër tij nuk mund të jetë online. Mund të jetë e dëshirueshme por është e pamundur. Marrë shkas nga kjo qasje, nuk do të habitemi ditëve në vijim do të mund të premtojnë edhe vaksinimin që mund të bëhet online. Edhe kjo mund të jetë e dëshirueshme, mbase e besueshme për ta, por është e pamundur”, ka deklaruar ai.
Derisa është pyetur për mbylljen e paralajmëruar të lokaleve, ai ka rekomanduar që kjo qeveri të jap dorëheqje.
“Nëse tash shkojmë drejt një izolimi të proklamuar, ashtu siç e ka thënë qeveria, është më mirë të shpall falimentimin e saj të jap dorëheqje dhe të largohet nga udhëheqja. Të vijnë njerëz që janë kompetent që janë të dijshëm dhe që kanë vullnet, por edhe ëprkushtim për jetën e qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës”, u shpreh ai.
Në konferencë për media, Zemaj ka thënë se Qeveria Kurti ka ulur edhe buxhetin për Ministrinë e Shëndetësisë për 60 milionë euro. Ai ka kritikuar qeverinë edhe për mos-koordinim me kryetarët e komunave në vend. Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre për luftimin e pandemisë COVID-19.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) në raportin e fundit të publikuar të enjten, njoftoi për 2 mijë e 708 raste pozitive me COVID-19 dhe një raste të vdekjes si shkak i infeksionit me COVID-19.
Bota
Ish-udhëheqësi i Hezbollah do të varroset të dielën
Published
4 hours agoon
February 21, 2025By
UBT NEWS
Hezbollah ka njoftuar se ish-udhëheqësi i tij, Hasa Nasrallah, do të varroset të dielën pas pesë muajsh që nga vdekja e tij. Nasrallah humbi jetën më 27 shtator 2024, në një sulm ajror të kryer nga Izraeli, ndërkohë që ai ishte duke u takuar me komandantët e lëvizjes Hezbollah.
Nasrallah, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në krijimin dhe drejtimin e Hezbollah, është konsideruar një nga liderët më të respektuar të botës arabe, për shkak të ndikimit të madh që ka pasur në rajon dhe përpjekjeve të tij për të krijuar një lëvizje ushtarake islamike me përmasa globale. Kjo ngjarje ka tronditur shumë komunitete, veçanërisht në Lindjen e Mesme.
Të dielën, pas pesë muajsh, trupi i tij do të varroset në një ceremoni të pritur me shumë vëmendje, që pritet të tërheqë vëmendjen e udhëheqësve politikë dhe ushtarakë nga e gjithë bota arabe.
Lajmet
Arrestohet ish-kryetarja e Nishit, Dragana Sotirovski
Published
4 hours agoon
February 21, 2025By
UBT NEWS
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar arrestimin e katër personave, përfshirë ish-kryetaren e Nishit, Dragana Sotirovski, dhe ish-komandantin e Shtabit të Situatave Emergjente të qytetit, nën dyshimin se kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në qytetin e Nishit.
Sipas njoftimit të MPB-së, dyshimet lidhen me një dëm të vlerësuar prej 460 milionë dinarësh (afro katër milionë euro), i cili është shkaktuar përmes angazhimit të kompanive të caktuara për punime ndërtimore. Gjatë kontrollit të zhvilluar nga policia, janë sekuestruar 11 automjete, si dhe një sërë mjetesh të tjera, duke përfshirë kamionë dhe makineri pune që dyshohet të kenë lidhje me veprimtarinë kriminale.
Sotirovski, gjatë periudhës nga 16 marsi 2022 deri më 9 korrik 2024, ka angazhuar dy kompani, “DN PR” dhe “Sim puk gradnja”, për kryerjen e punëve ndërtimore në qytetin e Nishit, duke shkelur ligjin dhe rregulloret për zvogëlimin e rrezikut nga fatkeqësitë dhe menaxhimin e emergjencave.
Dyshuarit janë ndaluar për 48 orë dhe do të dërgohen në prokurorinë kompetente me kallëzim penal.
Ish-kryetarja e Nishit, Sotirovski, ka shërbyer në këtë post nga viti 2020 deri në vitin 2024. Para arrestimit, u raportua se ajo ishte në shënjestër të hetimeve, megjithatë ajo e ka mohuar çdo akuzë./UBTNews/
Lajmet
KQZ: Votat me kusht dhe ato nga Diaspora numërohen javën e ardhshme
Published
4 hours agoon
February 21, 2025By
UBTNews
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon të fillojë numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës gjatë javës së ardhshme.
Kështu e konfirmoi, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se janë 12,801 fletëvotime me kusht dhe 2,597 vota nga persona me aftësi të veçanta.
Tutje ai shtoi se votat do të verifikohen dhe krahasohen me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta për të siguruar saktësinë.
“Pas përfundimit të të gjitha procedurave, siç janë: skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht; vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Kjo do të bëhet gjatë javës së ardhshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe sigurisht se mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen me kohë”, ka thënë Elezi.
Nga 48,018 pako të vlerësuara deri tani, 45,004 janë aprovuar dhe 3,014 janë refuzuar për shkak të mangësive. 20,938 pako tjera do të vlerësohen në ditët në vijim.
“Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 20 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 48,018 pako, prej të cilave janë aprovuar 45,004 ndërkaq janë refuzuar 3,014. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj”, ka thënë Elezi.
Zëdhënësi i KQZ-së ka deklaruar se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 20,938 pako me fletëvotime.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon të fillojë numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës gjatë javës së ardhshme.
Kështu e konfirmoi për Ekonomia Online, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha se janë 12,801 fletëvotime me kusht dhe 2,597 vota nga persona me aftësi të veçanta.
Tutje ai shtoi se votat do të verifikohen dhe krahasohen me listën e votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta për të siguruar saktësinë.
“Pas përfundimit të të gjitha procedurave, siç janë: skanimi i listës së votuesve të nënshkruar në vendvotimet e rregullta me qëllim të krahasimit me votuesit nga vendvotimet me kusht; vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, KQZ do të fillojë me numërimin e votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave nga votimi jashtë Kosovës. Kjo do të bëhet gjatë javës së ardhshme në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve dhe sigurisht se mediat dhe vëzhguesit do të njoftohen me kohë”, ka thënë Elezi.
Nga 48,018 pako të vlerësuara deri tani, 45,004 janë aprovuar dhe 3,014 janë refuzuar për shkak të mangësive. 20,938 pako tjera do të vlerësohen në ditët në vijim.
“Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 20 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 48,018 pako, prej të cilave janë aprovuar 45,004 ndërkaq janë refuzuar 3,014. Arsyeja se përse janë refuzuar këto dërgesa, është se ato janë janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës; u mungon dëftesa e regjistrimit; janë dërguar më shumë se një herë; kanë dërguar më shumë se një fletëvotim; etj”, ka thënë Elezi.
Zëdhënësi i KQZ-së ka deklaruar se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 20,938 pako me fletëvotime.
Lajmet
Abdixhiku pas takimit me ambasadorët: LDK e respekton vullnetin qytetar, as nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë
Published
5 hours agoon
February 21, 2025By
UBTNews
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për takimet që ka zhvilluar këtë javë me ambasadorët e huaj në Kosovë, pas zhvillimeve të fundit zgjedhore.
Abdixhiku tha se është diskutuar për procesin zgjedhor dhe se partia e tij do të respektojë vullnetin e qytetarëve, duke theksuar se LDK nuk do të anashkalojë dhe do të veprojë sipas këtij vullneti.
“Gjatë kësaj jave, prita në takim ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës e Italisë. Me të gjithë, diskutuam mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës. Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë” tha Abdixhiku.
Kreu i LDK-së gjithashtu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga aleatët ndërkombëtarë.
“Falënderime të pafundme për mbështetjen e aleatëve tanë në çdo sfidë të Republikës,” tha Abdixhiku, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare për zhvillimin e vendit.

Ish-udhëheqësi i Hezbollah do të varroset të dielën

Shteti mbështet kinematografinë, 800 mijë euro për tri projekte filmi

Izraeli do të lirojë 602 të burgosur palestinezë të shtunën sipas marrëveshjes së shkëmbimit

Arrestohet ish-kryetarja e Nishit, Dragana Sotirovski

KQZ: Votat me kusht dhe ato nga Diaspora numërohen javën e ardhshme

Kremlini mohon se ka kërkuar që NATO-ja të tërheqë trupat nga krahu lindor

Abdixhiku pas takimit me ambasadorët: LDK e respekton vullnetin qytetar, as nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë

Trump: Kanadaja mund të mbajë himnin e saj si shteti i 51-të amerikan

Çfarë dihet nga operacionet e fshehta të CIA-s në Meksikë
Të kërkuara
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota4 weeks ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota4 weeks ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota4 weeks ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt