Lajmet

​Zelensky kërkon vendosjen e vizave për qytetarët rusë

Që nga mbrëmja e djeshme, peticioni në internet ka mbledhur afro 27 mijë nënshkrime.

Published

on

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbështeti një peticion për miratimin e kërkesës për vizë për qytetarët rusë që duan hyjnë në Ukrainë.

”Për shkak të agresionit rus, çështja e ngritur është e rëndësishme dhe urgjente”, shkroi Zelensky.

Që nga mbrëmja e djeshme, peticioni në internet ka mbledhur afro 27 mijë nënshkrime.

Udhëheqësi ukrainas tha se e sheh nevojën për të forcuar kontrollin mbi hyrjen e qytetarëve rusë në territorin ukrainas.

Qeverisë së kryeministrit Denys Shmyhal i është ngarkuar përpilimi i një rregulloreje.

Në parim, ekziston një regjim pa viza midis Ukrainës dhe Rusisë.

Megjithatë, ka pasur kufizime për hyrjen ruse dhe shumë personave u ishte ndaluar hyrja në vend./atsh/

Lajmet

Ish-ministrja maqedonase Jankullovska lirohet nga akuzat në rastin “Fortesa”

Published

on

By

Gjykata Themelore e Shkupit vendosi më 13 janar që të lirojë nga akuzat Gordana Jankullovskan, për rastin “Fortesa”, që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit, të cilat konsiderohen të paligjshme dhe të paautorizuara.

Jankulloska, e cila shërbeu si ministre e Punëve të Brendshme (MPB), nga gushti 2006 deri në maj 2015, u lirua në mungesë të provave që “vërtetonin përfshirjen e saj në asgjësimin e pajisjeve”.

E akuzuara Jankulloska lirohet nga akuza sepse prokurori publik nuk ka dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm se e akuzuara e ka kryer veprën për të cilën akuzohet”, tha gjykatësi Ilija Trpkov.

Në të njëjtën lëndë, gjykata shpalli fajtor Toni Jakimovskin, duke e dënuar me tre vjet burgim – duke ia llogaritur periudhën që ka qëndruar në paraburgim – Valentina Simonovskan, e cila mori një dënim me kusht prej dy vjetësh, nëse gjatë pesë vjetëve të ardhshme nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale.

Për veprat e njëjta, me 9 dhe 14 vjet burg, janë dënuar edhe Nikolla Boshkovski, ish punonjës në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), si dhe Goran Grujevskin, shefin e kabinetit të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Grujevskin dhe Boshkovskin u gjykuan në mungesë, pasi në qershor të vitit 2017 u arrestisën nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Greqisë.

Të akuzuarit u shpallën fajtorë për shkatërrimin e pajisjeve të përgjimit të komunikimeve, me qëllim fshehjen e gjurmëve. Me këto veprime, ata sipas autoriteteve gjyqësore, i kanë shkaktuar dëme shtetit në vlerë prej 1 milion e 418 mijë euro.

Gjykatësi Trpkov, vendosi që Grujevski, Jakimovski dhe Boshkovski në afat prej tre muajsh ta kompensojnë dëmin e bërë në shumë prej 87.422.668 denarë.

Sipas aktakuzës, përmes tre sistemeve për ndjekjen e komunikimeve, në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2015, janë ndjekur në mënyrë të paligjshme 4.286 numra telefoni (politikanë, gazetarë, qytetarë) për të cilët nuk ishin lëshuar fare urdhra nga gjyqësori.

Çështja me përgjimet e paligjshme, “Fortesa” dhe “Target-Fortesa” filloi në qershor të vitit 2017. Në to ishte i përfshirë edhe Mijallkov.

Megjithatë, pas ndryshimeve në Kodin Penal të vitit 2023, që parashikojnë vjetërsimin e rasteve të korrupsionit të lartë, veprat për bashkim kriminal dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, për të cilat ishte akuzuar Mijalkov, u shpallën të vjetruara.

Trpkov i quajti këto ndryshime “një ndërhyrje në gjyqësor”.

Continue Reading

Lajmet

PDK i kundërpërgjigjet Kurtit: Ai po mallkon të kaluarën në mungesë të platformës për qytetarët

Published

on

By

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci i është kundërpërgjigjur kryeministrit Albin Kurti, në lidhje me gjuhën e ashpër të tij ndaj opozitës. Një ditë pasi Kurti në një tubim në Mitrovicë i quajti “zuzar” opozitarët, Stavileci tha se Kurti në mungesë të platformës konkrete për qytetarët po mallkon të kaluarën.

Ai në një konferencë për media të hënën, tha se gjuha e ashpër e Kurtit ndaj partive të tjera është si rezultat edhe dështimeve të shumta gjatë mandatit katërvjeçar.

Në mungesë të platformave konkrete për qytetarët, pastaj me dështimet e shumta që kanë ndodhur gjatë kësaj kohe. Në një kohë kur qytetarët vuajnë nga mungesa e energjisë nga një arsimim i dobët dhe shumë sfera të tjera që kemi ngecur, kryeministri merret me të kaluarën. Mirëpo kjo nuk është për t’u çuditur sepse ju po e shihni se të njëjtën gjë po e bënë me mediat dhe debatet. Nëse s’ke çfarë për t’iu thënë qytetarëve tuaj që i keni premtuar shumë atëherë ke vetëm një zgjidhje për të ikur apo siç e ka stilin për të mallkuar të kaluarën”, tha ai.

Krahas kësaj, pas nisjes së fushatës zgjedhore, Stavileci tha se dy tubimet e PDK-së në Prishtinë dhe Ferizaj treguan se Kosova është gati për një të ardhme më të mirë.

Kosova është gati për një të ardhme më të mirë. Kjo nuk është thjesht një fushatë ky është një mision dhe mbi të gjitha një rrugëtim i pandalshëm i atyre qytetarëve që besojnë se Kosova mundet më mirë. Qytetarëve të Prishtinës dhe Ferizajt i falënderojmë nga zemra. Përkrahja juaj e madhe, energjia dhe besimi juaj te Bedri Hamza kryeministër janë forca që na shtyjnë përpara. Kosova po flet dhe porosia është e qartë. Është koha për më mirë. Është koha për të rikthyer dinjitetin dhe çliruar potencialin e Kosovës sonë për më mirë”, theksoi zëdhënësi i PDK-së.

Fushata zgjedhore ka nisur me 11 janar, ku partitë politike kanë filluar mbajtjen e tubimeve elektorale me qytetarët.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 9 shkurt.

Continue Reading

Lajmet

​KQZ funksionalizon platformën online për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke u zhvilluar periudha për regjistrimin e votuesve me nevoja të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim në ditën e zgjedhjeve.

Për të mundësuar votimin e personave të regjistruar si votues me nevoja të veçanta, KQZ do të angazhojë ekipet mobile në çdo komunë të Republikës së Kosovës, më 9 shkurt 2025. Procesi i regjistrimit të këtyre votuesve ka filluar më 4 janar dhe do të përfundojë më 5 shkurt 2025”, thuhet në njoftim.

Me qëllim të lehtësimit të regjistrimit të këtyre votuesve, KQZ ka funksionalizuar platformën online: https://vpnv.kqz-ks.org/

Sipas KQZ-së votuesit me nevoja të veçanta përfshijnë këto kategori:

Personat me sëmundje apo aftësi të kufizuar për shkak të së cilës nuk mund të dalin nga shtëpia, personat me lëvizje të kufizuar në institucione, si: spitale, shtëpi për të moshuarit dhe strehimore dhe personat në rrethana të veçanta, të cilët nuk mund të shkojnë në vendvotim për shkaqe sigurie apo janë në arrest shtëpiak.

Continue Reading

Lajmet

​Viti 2024 solli 11,7 milionë vizitorë të huaj në Shqipëri

Published

on

By

11,7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjatë vitit 2024, me një rritje prej 15,2% krahasuar me vitin 2023.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro bëri publike shifrat duke theksuar se Shqipëria është në rrugë të mbarë për sa i përket rritjes së qëndrueshme në nivel fluksesh hyrëse, si dhe ka konsoliduar një ofertë turistike dhe të diversifikuar.

Përtej rritjeve të hyrjeve turistike nga vendet e rajonit, viti 2024 ka konfirmuar rritje dhe qëndrueshmëri të tregjeve nga Evropa Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca apo Britania e Madhe dhe ka zgjeruar hartën e tregjeve të largëta e ka afruar më shumë vizitorë prej tyre.

Konsolidimi i tregjeve të Evropës Perëndimore si Italia, Gjermania, Franca, Spanja apo Britania, përveç rritjeve nga vendet e rajonit dhe afrimi i vizitorëve nga tregjet e largëta aziatike dhe amerikane, shoqëruar me impaktin e jashtëzakonshëm në ekonomi siç janë 3,8 miliardë euro të gjeneruara nga turizmi vetëm në 9 muajt e vitit 2024 apo rritja e standardeve të strukturave akomoduese janë treguesit më të mirë të vizionit që po bëhet realitet, promovimit prestigjioz dhe eksperiencave të mira të krijuara vit pas viti”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Më herët, ministrja Kumbaro e kishte quajtur vitin 2024 si “prova e zjarrit”, për ruajtjen e suksesve të arritura në vitin 2023 në turizëm dhe sipas të dhënave të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për shifrat dhe Bankës së Shqipërisë për rritjen ekonomike, ky vit që shkoi shfaqi një rritje të qëndrueshme në të dy aspektet.

Continue Reading

Të kërkuara