Teknologji

​WhatsApp revolucion në sigurinë e përdoruesit

Asnjë shërbim tjetër global i mesazheve në këtë shkallë nuk ofron këtë nivel sigurie për mesazhet.

Publikuar

WhatsApp do të lejojë përdoruesit të largohen nga bisedat në grup pa njoftuar të tjerët dhe të kontrollojnë se kush mund t’i shohë kur janë në linjë, si pjesë e një përditësimi të privatësisë në aplikacionin e mesazheve.

Si pjesë e përditësimit, i cili do të dalë këtë muaj, përdoruesve do t’u jepet gjithashtu aftësia për të bllokuar njerëzit nga marrja e pamjeve nga ekrani i mesazheve View Once, të cilat janë krijuar për t’u zhdukur pasi të hapen, raporton atsh.

Mjeti i bllokimit të pamjeve të ekranit aktualisht është duke u testuar do të lëshohet për përdoruesit së shpejti”, tha WhatsApp.

Aktualisht, kur një përdorues largohet nga një bisedë në grup, një njoftim shfaqet në fund të bisedës duke u treguar të tjerëve në grup që janë larguar.

Dhe ndërsa përdoruesit tashmë janë në gjendje të çaktivizojnë një veçori që u tregon të tjerëve nëse kanë lexuar një mesazh, nuk ka qenë e mundur deri më tani të fshihet fakti që një përdorues ishte online dhe përdorte WhatsApp.

Platforma e mesazheve në pronësi të Meta-s tha se veçoritë e reja synojnë të vazhdojnë të përmirësojnë privatësinë rreth bisedave në internet.

Ami Vora, shefja e produktit të WhatsApp, tha se ”platforma ishte e fokusuar në ndërtimin e veçorive që fuqizojnë njerëzit të kenë më shumë kontroll dhe privatësi mbi mesazhet e tyre”.

Me kalimin e viteve, ne kemi shtuar shtresa të ndërlidhura të mbrojtjes për të ndihmuar në mbajtjen e sigurt të bisedave të tyre dhe veçoritë e reja janë një mënyrë për të vazhduar të përmbushim angazhimin tonë për t’i mbajtur mesazhet private”, tha ajo.

Asnjë shërbim tjetër global i mesazheve në këtë shkallë nuk ofron këtë nivel sigurie për mesazhet, mediat, mesazhet zanore, video thirrjet dhe kopjet rezervë të bisedave të përdoruesve të tyre.

Ne besojmë se WhatsApp është vendi më i sigurt për të pasur një bisedë private. Dhe për të përhapur fjalën për këto veçori të reja, ne po fillojmë gjithashtu një fushatë globale, duke filluar me MB dhe Indi, për të edukuar njerëzit se si ne punojmë për të mbrojtur bisedat e tyre private në WhatsApp”, theksoi Vora.

Internet

Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus

Publikuar

nga

Rusia do të përballet me pasoja për sulmin kibernetik, që dyshohet se është orkestruar nga një grup që ka lidhje me inteligjencën ushtarake ruse, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock.

Gjermania është në mesin e shteteve perëndimore që i jep ndihmë ushtarake Ukrainës në luftën e saj me Rusinë.

Dhjetorin e kaluar, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se raportet mes Rusisë dhe Gjermanisë janë gjerësisht të ngrira.

Në janar të vitit 2023, Berlini tha se hakerët rusë kishin sulmuar disa ueb-faqe gjermane, duke i nxjerrë nga përdorimi, në përgjigje të vendimit të Gjermanisë për të dërguar tanke në Ukrainë. Megjithatë, atëbotë autoritetet gjermane thanë se sulmi nuk kishte ndonjë efekt të ndjeshëm.

“Tani ne qartësisht mund t’ia atribuojmë sulmin e vitit të kaluar grupit rus, APT28, që kontrollohet nga shërbimi rus i inteligjencës ushtarake, GRU”, tha Bearbock gjatë një konference për media në Adelaide më 3 maj.

“Me fjalë të tjera, hakerët shtetërorë rusë kanë sulmuar Gjermaninë në hapësirën kibernetike”, shtoi Bearbock.

Kryediplomatja gjermane e cilësoi si të papranueshëm një sulm të tillë dhe tha se ai “nuk do të mbetet pa pasoja”.

Në mars, agjencia gjermane për siguri kibernetike dhe hulumtuesit që punojnë për Alphabet, të kompanisë Google, thanë se grupi i ngjashëm, i quajtur APT29, ishte kapur duke shënjestuar disa parti politike gjermane, me synimin që të vidheshin të dhënat e tyre./REL

Vazhdo të lexosh

Internet

BE nis hetimet për dezinformim ndaj Meta-s

Publikuar

nga

Komisioni Evropian ka nisur hetimet ndaj gjigantit të mediave sociale, Meta, për dezinformim.

BE-ja nisi të martën hetimet ndaj Meta-s, meqë ka dyshime se kompania amerikane ka shkelur rregullat e bllokut lidhur me përmbajtjen në internet. Para zgjedhjeve të BE-së që do të mbahen në muajin qershor, Brukseli ka rritur përpjekjet për të shtypur dezinformimin.

Komisioni njoftoi se përpjekjet e Meta-s për të moderuar përmbajtjen janë “të pamjaftueshme” dhe se nuk po arrijnë të trajtojnë reklamat mashtruese dhe dezinformatat.

Akti i Shërbimeve Dixhitale (DSA), i cili hyri në fuqi vitin e kaluar, kërkon që “Big Tech” të bëjë më shumë për të kundërshtuar përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme në platformat e mediave sociale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

AI

Microsoft do të investojë 1.7 miliard dollarë për AI në Indonezi

Publikuar

nga

Microsoft ka njoftuar rreth planeve për të investuar 1.7 miliard dollarë në shërbimet e inteligjencës artificiale në Indonezi.

CEO i Microsoftit, Satya Nadella, njoftoi se gjiganti i teknologjisë do të trajnojë 840 mijë njerëz në Indonezi në përdorimin e AI-së dhe do të ofrojë mbështetje për zhvilluesit e teknologjisë në vend.

“Kjo gjeneratë e re e inteligjencës artificiale po riformulon mënyrën se si njerëzit jetojnë dhe punojnë kudo, duke përfshirë edhe Indonezinë. Investimet që po i njoftojmë sot – që përfshijnë infrastrukturën dixhitale, aftësitë dhe mbështetjen për zhvilluesit – do ta ndihmojnë Indonezinë të lulëzojë në këtë epokë të re”, tha ai.

Sipas tij, investimi i Microsoftit do të sjellë infrastrukturën më të fundit dhe më të madhe të AI-së në Indonezi./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Internet

Pronari kinez i Tiktok-ut e paralajmëroi ShBA-në se ky aplikacion nuk do të shitet

Senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Publikuar

nga

Kompania kineze ByteDance, e cila ka në pronësi TikTok-un, se nuk e mendon shitjen e aplikacionit të famshëm, pasi senati amerikan e miratoi ligjin i cili parasheh që kjo platformë duhet të shitet ose të ndalohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në fillim të javës, TikTok-u paralajmëroi se do të ankohet në gjykatë ndaj këtij vendimi, të cilin e konsideron “jo kushtetues”.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, nënshkori të mërkurën ligjin mbi të cilin do të ndalojë TikTok-un në Shtetet e Bashkuara, gjë e cila pritet të ndodhë nëse pronari i saj nuk do ta shesë atë brenda një viti.

Shqetësimet mbi këtë platformë janë shprehur edhe nga zyrtarët ligjorë dhe të inteligjencës, se autoritetet kineze mund të detyrojnë ByteDance-in t’ia dorëzojë të dhënat e më shumë se 170 milionë amerikanëve që e përdorin TikTok-un.

Kjo kompani ka thënë se kurrë nuk i ka ndarë me autoritetet kineze të dhënat e përdoruesve amerikanë dhe se nuk do ta bëjë këtë edhe nëse i kërkohet./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara