Lajmet

​Von der Leyen: Gjithçka që bëjmë ne në BE, reflektohet edhe në Ballkanin Perëndimor

Von der Leyen prezantoi edhe paketën për mbështetje për sektorin e energjisë.

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në përmbylljen të samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka vlerësuar rëndësinë e këtij samiti duke thënë se gjithçka që do të bëjnë ne Bashkimin Evropian do të reflektohet edhe në Ballkanin Perëndimor.

Në konferencën përmbyllëse ajo tha se paketa prej 1 miliard euro për mbështetje për sektorin e energjisë, është ndarë në dy pjesë.

“Për ne është e rëndësishme që së bashku me miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor, ne të përballemi me këtë sfidë së bashku, në mënyrë të këtillë ku ne reflektojmë gjithçka që do të bëjmë ne në Bashkimin Evropian, reflektohet edhe këtu në Ballkanin Perëndimor. Fakti që familja dhe bizneset këtu do të kalojnë vështirësi po aq sa kalojmë edhe ne, për ne është shumë me rëndësi që të japim zgjidhje të njëjta. Andaj, kjo paketë prej 1 miliard euro, për mbështetje për sektorin e energjisë është ndarë në dy pjesë, 500 milionë euro mbështetja e drejtpërdrejtë buxhetore e cila jep mundësi që në formë të shënjeshtruar t’i jepet ndihmë familjeve në nevojë, si dhe bizneseve në nevojë. Ndërsa pjesa e dytë 500 milionë tjera, janë mbështetje për infrastrukturën, në mënyrë që të bëhet e pamundura të bëhen investimet për energjinë e së ardhmes”, ka deklaruar Von der Leyen.

Bota

Hungaria në alarm, 121 shkolla mbyllen pas kërcënimeve me bombë

Published

on

Në Hungari, 121 shkolla u mbyllën përkohësisht pas një kërcënimi me bombë që u dërgua përmes email-eve në shumë institucione arsimore. Policia ka njoftuar se deri tani nuk është gjetur asnjë bombë, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

Kërcënimi është bërë nga një person i paidentifikuar, i cili ka pretenduar se ishte një komplot ekstremist, por autoritetet dyshojnë se mund të jetë një individ me probleme mendore. Kryebashkiaku i Budapestit ka deklaruar se autobusët po përdoren si strehimore për studentët derisa autoritetet të përfundojnë kontrollin. Autoritetet hungareze kanë kërkuar ndihmë nga Sllovakia, pasi kërcënime të ngjashme janë raportuar edhe atje./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Tajlanda legalizon martesat mes të njëjtës gjini

Published

on

Tajlanda ka bërë histori duke u bërë vendi i parë në Azinë Juglindore që legalizon martesat mes personave të së njëjtës gjini. Ligji i ri, i cili do të hyjë në fuqi më 25 janar 2025, u jep të drejta të plota për marrëdhënie ligjore, financiare dhe mjekësore për çiftet e së njëjtës gjini, duke përfshirë mundësinë për menaxhimin e pasurive të përbashkëta dhe përfitime nga sigurimet shëndetësore. Vetëm Nepali dhe Tajvani kanë ligje të ngjashme në Azinë Juglindore.

Megjithatë, ende mbeten shqetësime për zbatimin e duhur të këtij ligji, pasi disa mendojnë se duhen zhvilluar trajnime për autoritetet që të shmangin diskriminimin ndaj çiftëve të së njëjtës gjini. Edhe pse ligji është një hap i rëndësishëm, ka ende sfida për të siguruar të drejtat për të gjithë individët LGBTQ+, veçanërisht kur bëhet fjalë për ligje që mbështesin njohjen e identitetit gjinor dhe mbrojtjen e të drejtave të transgjinorëve.

Në pjesën tjetër të Azisë, mbështetja për martesat mes të njëjtës gjini është ende e ulët, me disa shtete që kanë bllokuar ndryshimet ligjore dhe ndalime të ndryshme ndaj komunitetit LGBTQ+, ndërsa disa vende si Brunei i shohin këto marrëdhënie si të papranueshme, duke vendosur ndëshkime ekstreme për to./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Ejup Maqedonci, së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mirëpritën kontingjentin e radhës të Forcës së Sigurisë së Kosovës që do të zbarkojë në Mbretërinë e Bashkuar për të vazhduar misionin trajnues për personelin ushtarak ukrainas në kuadër të Operacionit Interflex.

Përmes një postimi në Facebook, ministri ka shkruar se profesionalizmi i ushtarakëve në këtë mision është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik.

Sipas tij, operacioni Interflex është një mision shumëkombësh që ka për qëllim trajnimin e ushtarëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake.

“Performanca dhe profesionalizmi i ushtarakëve tanë në këtë mission është duke u vlerësuar jashtëzakonisht lartë nga nikoqirët britanik por dhe pjesëmarrësit tjerë. Operacioni Interflex është operacion shumëkombësh që ka synim përgatitjen dhe trajnimit e ushtarakëve ukrainas në taktikat dhe teknikat luftarake. Republika e Kosovës po vazhdon të jetë kontribues aktiv në mbështetjen e luftës së drejtë të popullit ukrainas”, shkroi Maqedonci.

Continue Reading

Lajmet

ISHP: Një person ka vdekur nga SIDA dhe 554 persona jetojnë me HIV në Maqedoni

Published

on

Në Maqedoninë e Veriut, gjatë vitit 2024 janë regjistruar 554 persona që jetojnë me HIV, ndërsa 130 persona kanë vdekur nga SIDA që nga viti 1987. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), gjatë muajit dhjetor u raportuan dy raste të reja me HIV, ndërsa nëntori i vitit 2024 shënoi një vdekje nga SIDA në grupmoshën 20-29 vjeç. Në total, deri më 31 dhjetor 2024, janë konfirmuar 688 raste të regjistruara të HIV/AIDS në vend.

Përveç HIV-it, janë regjistruar gjithashtu raste të infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme dhe infeksioneve me gjak, si sifilisi, hepatiti B dhe C viral, dhe klamidia, me gjithsej 22 raste të tilla. Ndërkohë, pas një periudhe të ulët të rasteve me Covid-19, janë raportuar 6 raste të reja gjatë javës së parë të janarit 2025. Pavarësisht numrit të vogël të rasteve, autoritetet theksojnë se nevoja për mbikëqyrje të vazhdueshme është e nevojshme për të parandaluar rritjen e mundshme të infeksioneve./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara