Lajmet

​Vetëm një person me sëmundje të epilepsisë ka qenë i infektuar me COVID-19

Publikuar

Janë mbi gjashtë milionë njerëz në Evropë të cilët vuajnë nga sëmundje e epilepsisë. Kjo sëmundje mund të atakojë të gjitha moshat, por në veçanti fëmijët.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, në Klinikën e Neurologjisë janë hospitalizuar 73 pacientë, por vetëm një person ka qenë i infektuar me COVID-19. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe në ambulancat specialistike, mbi 300 persona kanë shfaqur simptomat e kësaj sëmundje, ku prej tyre 15 fëmijë.

Kështu u tha në Ditën Ndërkombëtare të Epilepsisë, e cila u tha se kjo ditë po shënohet për herë të tetë në Kosovë.

Kryetarja e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës, Valbona Govori-Berisha theksoi se kjo ditë se ka për qëllim sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes.

“Sipas evidencës dhe frekuencës që kemi marrë në protokollet tona nëpër klinikë, gjatë kohës së pandemisë, sepse tani kemi një situatë specifike meqë ka rënie të dukshme të personave me epilepsi që janë të shtrirë, diku 73 pacientë kanë qenë të hospitalizuar, 202 kanë qenë pacientë me COVID. Dhe këtu kemi nxjerrë që vetëm një person me epilepsi ka qenë me COVID. Ndërsa, në ambulancat specialistike diku i kemi 312 persona me epilepsi të cilët kanë frekuentuar në klinikë, prej tyre 15 fëmijë”, ka thënë ajo.

Kryetarja e shoqatës, Govori-Berisha theksoi se çdo vit, në të hënën e dytë të muajit shkurtit, shënohet kjo ditë ndërkombëtare, duke shtuar se janë rreth gjashtë milionë njerëz të cilët vuajnë nga kjo sëmundje në Evropë.

“Diku 6 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje në Evropë. Është një sëmundje që nuk dallon moshën dhe gjininë apo regjionin, apo edhe racën. Mund të lajmërohet te çdo kush. Nuk kemi një signifikancë të lartë sa i përket gjinisë, meshkujt vuajnë më tepër nga kjo sëmundje. Mund të themi se mund të lajmërohet te çdo moshë, por më e zakonshme është te moshat fëmijërore”, ka theksuar ajo.

Mes tjerash, ajo bërë të ditur se njëjtit mund të vuajnë nga ankthi dhe depresioni. E te dy këto manifestime janë shfaqur më shumë gjatë kohës së pandemisë.

Drejtori i Klinikës Neurologjike, Nexhmedin Shala shtoi se pandemia i ka kufizuar në trajtimin e shumë rasteve, megjithatë, ai theksoi se kjo klinikë ka qenë e hapur tërë kohën.

“Diku 73 kanë qenë të hospitalizuar dhe kemi pasur diku përafërsisht 300-400 ekzaminime jashtë-spitalore. Klinika e Neurologjisë përkundër vitit të vështirë ka treguar një lloj avancimi, sepse ne kemi bërë diçka që mund të mburremi sepse kemi për herë të parë protokollin e sëmundjes të spektrit të epilepsisë”, ka theksuar ai.

Epilepsia është një sëmundje me së paku dy sulme epileptike që shkaktohen pa asnjë arsye. Krizat e kësaj sëmundje mund të shkaktojnë probleme në kontrollin e muskujve, në lëvizjen, të folurit, pamjen ose vetëdijen, kriza këto të cilat zakonisht nuk zgjatin shumë, por mund të jenë të frikshme.

Lajmet

​BE mban trendin e rënies së emetimeve të gazrave serrë

Publikuar

nga

Trendi në rënie në emetimet e gazrave serrë të BE-së vazhdoi gjatë gjithë vitit 2023 me një rënie prej pak më shumë se 5%, sipas të dhënave të Eurostat të publikuara këtë javë.

Shtetet anëtare të BE-së lëshuan më shumë se 3.4 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit të gazeve serrë në vitin 2023. Kjo është 5.1% më pak se në vitin 2022, kur u lëshuan rreth 3.6 miliardë ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit.

Bullgaria emetoi 47.5 milion ton ekuivalent të dyoksidit të karbonit ose rreth 1.4% të emetimeve të gazit serrë të BE, sipas llogaritjeve të BTA bazuar në të dhënat e Eurostat.

Vendi uli emetimet e gazeve serrë me pothuajse një të pestën (-19.6%) në 2023, duke regjistruar rënien e dytë më të madhe pas Estonisë (-27%).

Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, Bullgaria u rendit e dyta në mesin e vendeve anëtare të BE-së me uljen më të madhe të emetimeve të gazrave serrë. Pas Estonisë (-23%), ky vend regjistroi një rënie prej afro 17% nga viti në vit.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Edhe Spanja do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera

Publikuar

nga

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez njoftoi të premten se vendi i tij do ta njohë shtetin palestinez bashkë me vendet tjera.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

IBM ka në plan të krijojë 800 vende të reja pune

Publikuar

nga

IBM-ja njoftoi se planifikon të punësojë deri në 800 persona në Irlandë për të ndërtuar një sistem softueri të avancuar sipas teknologjisë së Inteligjencës Artificiale.

Kjo shënon numrin më të madh të vendeve të punës në sektorin shumëkombësh të vendit. IBM është tashmë një nga punëdhënësit më të mëdhenj shumëkombësh në Irlandë me 3 mijë persona staf.

Përmes posteve të reja do t’u kërkohet punonjësve të krijojnë softuer të avancuar bazuar në inteligjencë artificiale gjeneruese në fushat sikurse siguria, automatizimi, etj./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Art

Gruaja më e pasur e Australisë kërkon që të largohet portreti i saj nga një ekspozitë

Publikuar

nga

Arti është subjektiv. Dhe përderisa shumica e artistëve dëshirojnë të ndajnë punën e tyre me botën, nuk ka garanci se publiku do ta kuptojë apo pëlqej punën e tyre artistike.

Kështu duket të jetë edhe rasti i një pikture nga artisti vendas, Vincent Namatjira, që përfshin një portret të gruas më të pasur në Australi, manjates së minierave Gina Rinehart.

Rinehart i ka kërkuar Galerisë Kombëtare të Australisë (NGA) të largojë portretin e saj, një prej 21 veprave të tij individuale që përbëjnë një pjesë të vetme në ekspozitën e Namatjiras, “Australia in Color”.

Kjo ekspozitë po shfaqet në galerinë e kryeqytetit australian, Kanberra, që nga muaji mars.

Subjekte të tjera të kësaj ekspozite janë edhe Mbretëresha Elizabetë II, muzikanti amerikan, Jimi Hendrix, aktivisti australian për të drejtat e aborigjenëve Vincent Lingiari, si dhe ish-kryeministri australian, Scott Morrison./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara