Lajmet

Gjermania me rregulla të reja për udhëtarët

Published

on

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar qytetarët për udhëzimet që duhet ndjekur gjatë udhëtimit nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas.

Sipas njoftimit, qytetarët të cilët udhëtojnë nga Gjermania në Kosovë dhe anasjelltas janë të detyruar që të testohen para udhëtimit kjo pasi që Gjermania është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri më të lartë për COVID-19.

“Kosova edhe më tej në Gjermani është kategorizuar si rajon me rrezikshmëri të lartë për COVID-19. Me rastin hyrjes në Gjermani – me aeroplan, apo nëpërmjet rrugëve tokësore me autobus ose veturë private – nëse keni qëndruar në një rajon me rrezikshmëri të lartë brenda 10 ditëve të fundit para udhëtimit vlenë:

• DETYRIMI PËR TESTIM: Udhëtarët, të cilët në 10 ditët e fundit para udhëtimit hyrës kanë qëndruar në Kosovë, duhet që para hyrjes në Gjermani të paraqesin një rezultat negativ të testimit për COVID-19, i cili duhet të jetë bërë jo më herët se 48 orë.

• REGJISTRIMI I UDHËTIMIT HYRËS: para udhëtimit ju duhet të regjistroheni në www.einreiseanmeldung.de dhe të mbani me vete një dëshmi të regjistrimit.

• DETYRIMI PËR IZOLIM: Pas hyrjes në Gjermani duhet të vendoseni menjëherë në destinacionit tuaj, aty parimisht t’i nënshtroheni karantinës/vetë-izolimit 10-ditor. Me rëndësi: Detyrimi për izolim nuk mund më të zëvendësohet me një test të bërë para, ose menjëherë pas hyrjes në Gjermani, por mund të shkurtohet vetëm nga një rezultat negativ i një testi COVID-19, i bërë më së heri në ditën e pestë të karantinës (Strategjia dy teste).

• Me rëndësi: Rregullat e izolimit nuk nënkuptojnë heqje, apo zbutje të masave kufizuese të udhëtimit, të kushtëzuara nga COVID-19.

• Aktualisht nënshtetasit e huaj nga vende, të cilat nga ECDC janë kategorizuar si „vende me rrezikshmëri të lartë“, me rastin e udhëtimit në Kosovë duhet të paraqesin një test negativ për COVID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit). Kjo vlen edhe për udhëtarët nga Gjermania.

• Nënshtetasit kosovarë, pavarësisht vendbanimit, janë të obliguar që para udhëtimit hyrës, të paraqesin një test aktual negativ për COVID-19 (Test PCR, mostra e të cilit është marrë më së shumti 72 orë para udhëtimit), ose t’i nënshtrohen një vetë-izolimi/karantine prej 7 ditor/e.

+++ Ministria e Jashtme Federale edhe më tej paralajmëron shmangien e udhëtimeve jo të domosdoshme në rajonet me rrezikshmëri të lartë. Në qoftë se megjithatë planifikoni të udhëtoni, kujdesuni patjetër, që dokumentet gjermane të udhëtimit, si pasaporta, letërnjoftimi, gjegjësisht titulli i lejeqëndrimit tuaj të kenë vlefshmëri të mjaftueshme, edhe në rast se udhëtimi i juaj kthyes shtyhet pa parashikim. Për shkak të kufizimeve të qarkullimit të klientëve që janë shkaktuar nga pandemia, kërkesat për dhe lëshimi i dokumenteve zëvendësuese të pasaportave të udhëtimit nga ambasada eventualisht mund të zgjasin më shumë se sa zakonisht”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara