Lajmet

​73 pacientë të hospitalizuar nga sëmundja e epilepsisë gjatë kohës së pandemisë

Published

on

Rreth gjashtë milionë njerëz në Evropë vuajnë nga sëmundja e epilepsisë. Më të atakuar janë meshkujt, por që kjo sëmundje nuk bën dallime të mëdha në moshë, gjini e racë.

Në ditën Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë, Shoqata kundër Epilepsisë e Kosovës ka treguar për numrin e personave të cilët kanë shfaqur sindroma epileptike gjatë kohës së pandemisë.

“Sipas evidencës dhe frekuencës që kemi marrë në protokollet tona nëpër klinikë, gjatë kohës së pandemisë diku 73 pacientë kanë qenë të hospitalizuar, 202 kanë qenë persona me COVID. Vetëm një person me epilepsi ka qenë me COVID”, tha ajo.

Kryetarja e shoqatës, Valbona Govori-Berisha theksoi se çdo vit, në hënën e dytë të shkurtit, shënohet kjo ditë ndërkombëtare, e cila ka për qëllim të ngritjes së vetëdijes për epilepsinë në gjithë botën.

“Është herë e tetë që e shënojmë këtë ditë. Dhe është mundësi shume e fuqishme për të ngritur çështjet për epilepsinë. Ka për qëllim sensibilizimin e popullatës, ngritjen e vetëdijes për një çrregullim trunor i cili shfaqet në forma të ndryshme të manifestimit. Diku 6 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje në Evropë. Nuk dallon moshën dhe gjininë apo racën. Mund të lajmërohet të çdo kush. Meshkujt vuajnë më shumë nga kjo sëmundje. Mund të themi se mund të lajmërohet te çdo moshë, por më e zakonshme është te moshat e reja”, ka theksuar ai.

Ajo ka shtuar se personat të cilët kanë këtë sëmundje, vuajnë nga ankthi dhe depresioni. E të dy këto manifestime janë shfaqur më shumë gjatë kohës së pandemisë.

E drejtori i Klinikës Neurologjike, Nexhmedin Shala shtoi se kanë bërë mbi 400 ekzaminime.

“Diku 73 kanë qenë të hospitalizuar dhe mbi 400 ekzaminime. Klinika e Neurologjisë përkundër vitit të vështirë ka treguar avancimin, kemi për herë të parë protokollin e sëmundjes të spektrit të epilepsisë”, ka theksuar ai.

Lajmet

Koncert festiv “Liria na Bashkon” në Gjakovë për Ditën e Çlirimit

Published

on

Në shënim të Ditës së Çlirimit, tre ansamble kombëtare shqiptare do të bashkohen në koncertin festiv “Liria na Bashkon”, duke sjellë një mbrëmje me këngë, valle dhe interpretime nga kultura shqiptare.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota” nga Kosova, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nga Shqipëria, si dhe Ansambli Nacional i Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Koncerti do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë, më 12 qershor 2026 në ora 19:00. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci: UÇK hyri në Prishtinë dy ditë para NATO-s për të parandaluar masakrat serbe

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zbuluar detaje të panjohura nga ditët e çlirimit në Podcastin e Media Grupit të UBT-së. Ai tregoi se më 10 Qershor 1999, një pjesë e njësive të UÇK-së nga Zona Operative e Llapit morën urdhër të futeshin urgjentisht në kryeqytet. Ky mision synonte mbrojtjen e popullatës civile nga trupat serbe para tërheqjes së tyre.

Sipas ministrit, informacionet e kohës tregonin se forcat serbe në largim e sipër do të tentonin të bënin masakra të tjera dhe të plaçkitnin shtëpitë e shqiptarëve. Pjesë e këtij operacioni të rrezikshëm ishte edhe vetë Maqedonci. Ai kujton se ngritën flamujt në dy pika strategjike, në Kodrën e Trimave për të dhënë shenjën se UÇK-ja ishte në Prishtinë.

“Kemi ngritur flamujt si shenjë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës është në Prishtinë. Ishim në uniforma dhe kishim vendosur pozicionet tona në mënyrë që të mos lejohej ndonjë masakër”, kujton ministri emocionet e asaj dite.

Gjatë intervistës, Maqedonci foli edhe për rrugëtimin e tij personal si 20 vjeçar, i cili nisi në vitin 1998, kur i’u bashkua UÇK-së nga Zvicra. Ai tregoi se stërvitjen teorike ushtarake në Shqipëri e kishte marrë nga Heroi i Kombit, Agim Ramadani. Pas një marshimi të vështirë 12-orësh nëpër borën e maleve të Pashtrikut, ai depërtoi në Kosovë për t’u angazhuar në zona të ndryshme operative.

“Ëndrra ime e parë ishte vetëm të kaloja kufirin, të prekja tokën e Kosovës, dhe çfarëdo që të ndodhte më pas nuk kishte rëndësi”, u shpreh Maqedonci për fillimet e tij në luftë.

Sot, si Ministër i Mbrojtjes, ai thotë se pasqyrimi i FSK-së është përmbushje e ëndrrës së dëshmorëve. Ai vuri në dukje investimet e mëdha prej 460 milionë eurosh në armatim gjatë katër viteve të fundit. Për Maqedoncin, modernizimi i ushtrisë sipas standardeve të NATO-s është garancia kryesore për të ruajtur paqen në vend.

“Kur përgatitesh për luftë, në fakt përgatitesh për ta shmangur luftën, sepse forca e dekurajon kundërshtarin”, potencoi në fund ministri Maqedonci. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edmond Hajrizi: Liria e Kosovës, testament i sakrificës dhe unitetit

Published

on

By

Në 27-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Kosovës, Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka vlerësuar rëndësinë historike të 12 Qershorit, duke e cilësuar këtë datë si një moment kyç në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, paqes dhe ndërtimit të shtetit demokratik.
Sipas tij, kjo ditë përfaqëson kujtesën kolektive të sakrificës së popullit shqiptar për liri dhe njëkohësisht shërben si frymëzim për brezat e rinj që të kontribuojnë në zhvillimin dhe avancimin e vendit.
“12 Qershori mbetet një nga datat më të rëndësishme në historinë e Kosovës. Është dita kur kujtojmë me nderim të gjithë ata që sakrifikuan për lirinë tonë dhe reflektojmë mbi përgjegjësinë që kemi për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë për vendin”, theksoi Hajrizi.
Ai shprehu mirënjohje për kontributin dhe mbështetjen e aleatëve ndërkombëtarë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, NATO-s dhe vendeve evropiane, të cilat luajtën rol të rëndësishëm në ditët më vendimtare për Kosovën.
Në këtë përvjetor, UBT rikujton rëndësinë e ruajtjes së vlerave të lirisë, demokracisë dhe arsimit, duke theksuar se investimi në dije, inovacion dhe zhvillim profesional mbetet rruga më e sigurt për përparimin e vendit.
Dita e Çlirimit të Kosovës shënohet çdo vit më 12 qershor, në kujtim të hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, një ngjarje që shënoi fundin e luftës dhe fillimin e një kapitulli të ri për qytetarët e vendit.

Continue Reading

Lajmet

Tensionet në Ngushticën e Hormuzit, SHBA rrëzon dronë iranianë

Published

on

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se lufta me Iranin ka përfunduar, megjithatë situata në rajon mbetet e tensionuar pas zhvillimeve të fundit në Ngushticën e Hormuzit.

Sipas Sky News, një zyrtar i lartë amerikan ka deklaruar se forcat e Shteteve të Bashkuara kanë rrëzuar dy dronë iranianë kamikazë, të cilët dyshohet se po synonin anije tregtare në këtë zonë strategjike. Sipas të njëjtit burim, trafiku detar në ngushticë po vazhdon normalisht.

Ndërkohë, mediat iraniane raportojnë për shpërthime pranë bregdetit në jug të vendit dhe për një incident me një tanker, i cili pas paralajmërimit nga marina e Gardës Revolucionare është ndalur dhe ka respektuar kufizimet e lundrimit.

Pavarësisht deklaratave optimiste nga Uashingtoni, zhvillimet e fundit tregojnë se tensionet mes SHBA-së dhe Iranit mbeten të larta, veçanërisht rreth kontrollit të lundrimit në një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara