Kronikë e zezë

​Vdes personi që u gjet i plagosur në Shkugezë të Gjakovës

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Published

on

Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë sonte rreth orës 19:50 në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë, ku ishte dërguar për trajtim mjekësor pas plagëve të marra nga armë zjarri.

Lajmi është konfirmuar nga Nystret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës, sipas të cilit sot pas orës 13:00, Stacioni Policor Gjakovë ka pranuar një informatë për një person, i cili është vërejtur nga dëshmitarët me plagë në kokë që dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit në vendin e quajtur Shkugezë.

“Patrulla policore ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka konfirmuar rastin. 46-vjeçari është gjetur sipas ekipeve mjekësore me shenja jete dhe është dërguar në emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përgjegjëse, ndërsa viktima është dërguar në QKUK në gjendje të rëndë. Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, por rasti është nën hetime”, ka thënë ai.

Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, janë gjetur një gëzhojë në afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti i 46-vjeçarit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes dhe për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. 

Kronikë e zezë

Bie numri i rasteve të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Published

on

By

Në raporti njëditor të Policisë së Kosovës është regjistruar një rënie të rasteve të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, ku janë raportuar vetëm dy raste në nivel vendi.

Në Vushtrri, gjatë mbrëmjes së të martës, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht një grua.

Për shkak të rrezikut, ndaj viktimës është lëshuar menjëherë urdhri mbrojtës dhe ajo, së bashku me fëmijët, është dërguar në strehimore.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej për një rast të mëparshëm të dhunës në familje dhe kanosjes, të ndodhur në shkurt.

I dyshuari ishte në kërkim policor dhe pas prangosjes të martën, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje për procedurat e mëtejshme.

Ndërsa në raportin e datës 10 mars të Policisë së Kosovës ishin regjistruar gashtë raste të dhunës nw familje

Continue Reading

Kronikë e zezë

Sulm me thikë në Kaçanik: Arrestohen dy persona për lëndim të rëndë trupor

Published

on

By

Në Raportin e 24 orëve të fundit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur  se dy të dyshuar janë arrestuar në rrugën “Ismail Raka” lidhur me një incident të rëndë të ndodhur së fundmi.

Ata dyshohen se kanë sulmuar me thikë një person, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë dy burrat e përfshirë në këtë rast.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet si lëndim i rëndë trupor.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Ferizaj: Dy të arrestuar për posedim të narkotikëve

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës raportohet se në Ferizaj janë arrestuar dy persona në dy raste të ndara për posedim të narkotikeve.

Rasti i parë është regjistruar rreth orës 21:30 në rrugën “Sali Çeku”, ku njësitet policore kanë ndaluar një të dyshuar kosovar te i cili, pas kontrollit fizik dhe kontrollit në veturën e tij, kanë gjetur dhe konfiskuar tri qese me substancë narkotike të llojit kokainë me peshë të përgjithshme prej 2.92 gramësh, së bashku me një telefon mobil.

Ndërsa në rastin e dytë, në rrugën “Brigada 161”, policia ka realizuar një tjetër operacion pas pranimit të informatave, me ç’rast ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë.

Gjatë bastisjes në banesën e të dyshuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar 34.44 gramë marihuanë të ndarë në qese plastike, një mulli për bluarje, pako me letra për mbështjellje, një telefon mobil si dhe një sasi të parave të gatshme.

Për të dyja rastet është njoftuar prokurori, me vendim të të cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje pas intervistimit.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i dyshuari

Published

on

By

Në raportin njëditor, Polica e Kosovës ka njoftuar se një person ka mbetur i lënduar rëndë si pasojë e një sulmi me thikë që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Ura e Konakut” në Kaçanik.

Sipas raportit të Policisë, viktima është dërguar me urgjencë në emergjencë për trajtim mjekësor, pasi kishte pësuar plagë që dyshohet se i janë shkaktuar me thikë nga i dyshuari.

Lidhur me rastin, Policia ka reaguar menjëherë duke arrestuar të dyshuarin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme ligjore.

Continue Reading

Të kërkuara