Aktualitet

​Vatikani mbledh jelekë termalë për t’i dërguar në Kiev

Miliona refugjatë të rinj ukrainas pritet të largohen nga vendi mes kushteve të ngrirjes.

Published

on

Vatikani ka mbledhur një sasi të madhe jelekësh termikë për t’i çuar në Kiev dhe për të ndihmuar ukrainasit e goditur nga sulmet me raketa ruse të lidhura me ndërprerjet e energjisë elektrike të qëndrojnë ngrohtë këtë dimër, tha të hënën kardinali i Vatikanit, Konrad Krajewski.

“Populli ukrainas po përjeton një emergjencë të lidhur, përveç luftës, edhe me mungesën e energjisë elektrike, gazit dhe të ftohtit shumë të ashpër të dimrit. Ne mund t’i ndihmojmë ata këtë Krishtlindje me dhuratën e jelekëve termikë, të përshtatshëm për të ruajtur temperaturën e trupit, për burrë, grua apo fëmijë”, tha ai.

Zyra e Bamirësisë Papale, tha Almoneri, po merr tashmë furnizime të freskëta.

“Ata që dëshirojnë mund t’i bashkohen kësaj nisme duke blerë dhe bartur/dërguar jelekët direkt në këtë dikaster brenda një muaji, në mënyrë që të kryhet sa më shpejt të jetë e mundur dërgimi me kamion në Kiev”, shtoi ai në një deklaratë.

Miliona refugjatë të rinj ukrainas pritet të largohen nga vendi mes kushteve të ngrirjes pasi ato përkeqësohen ndërsa sulmet me raketa vazhdojnë të pandërprera në muajt e ardhshëm. /ANSA

lajme

UBT dhe Instituti Yunus Emre nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Published

on

By

UBT dhe Instituti Yunus Emre në Kosovë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim të promovimit dhe avancimit të mësimdhënies së gjuhës turke, si dhe organizimit të aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore.

Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, dhe Drejtori i Institutit Yunus Emre, Ramazan Yılmaz.

Në kuadër të bashkëpunimit parashihet organizimi i kurseve të gjuhës turke, punëtorive, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, duke krijuar mundësi të reja për studentët, stafin akademik dhe komunitetin.

Një fokus i veçantë do t’i kushtohet Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, përmes të cilit synohet zgjerimi i mundësive për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Continue Reading

Rajoni

UBT ofron 20% bursë për profesionistët përmes iniciativës ENGAGED SCHOLARSHIP

Published

on

By

UBT ka lansuar iniciativën ENGAGED SCHOLARSHIP, përmes së cilës profesionistët e angazhuar në tregun e punës mund të përfitojnë 20% bursë për studimet Master, duke krijuar mundësi për avancim të mëtejshëm akademik dhe profesional.

ENGAGED SCHOLARSHIP është konceptuar si një mundësi që lidh drejtpërdrejt përvojën profesionale me avancimin akademik, duke u mundësuar profesionistëve të thellojnë njohuritë në fusha që lidhen me profesionin e tyre dhe të zhvillojnë kompetenca të reja që mund t’i aplikojnë në vendin e punës.

Në kuadër të kësaj iniciative, mund të përfitojnë 20% bursë profesionistët që angazhohen në programet Master të UBT-së, sipas profileve dhe kategorive profesionale përkatëse:

  • Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – për punonjësit në institucionet bankare, sektorin privat dhe publik, si dhe kontabilistët.
  • Shkenca Politike, Politika Publike dhe Menaxhim – për punonjësit në administratën publike, komuna, institucione publike, organizata joqeveritare, si dhe koordinatorët e projekteve vendore dhe ndërkombëtare.
  • E Drejta Penale, E Drejta Civile dhe e Pronës, E Drejta Komerciale – për punonjësit në institucionet e drejtësisë, avokatët, noterët, zyrtarët ligjorë, zyrtarët e burimeve njerëzore dhe profesionistët në institucione të tjera publike e private.
  • Shkencat dhe Teknologjia e Ushqimit – për teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.
  • Shëndeti dhe Aktiviteti Fizik – për sportistët, fizioterapeutët, infermierët, instruktorët e fitnesit dhe punonjësit në qendrat e rehabilitimit.
  • Studime të Sigurisë – për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Policisë së Kosovës, zjarrfikësit dhe profesionistët e tjerë të fushës së rendit dhe sigurisë.
  • Gjuhë, Media dhe Komunikim – për gazetarët, punonjësit e mediave, zyrtarët për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, menaxherët e mediave sociale, si dhe profesionistët e marketingut dhe komunikimit.

Një nga elementet që e bën këtë iniciativë të përshtatshme për profesionistët është fleksibiliteti i orarit të studimeve. Ligjëratat zhvillohen kryesisht në orët e pasdites, duke krijuar mundësi që angazhimi profesional dhe studimet Master të zhvillohen paralelisht. Në këtë mënyrë, profesionistët mund të vazhdojnë punën e tyre, ndërsa njëkohësisht investojnë në ngritjen e tyre akademike dhe profesionale.

Përmes ENGAGED SCHOLARSHIP, UBT synon të mbështesë profesionistët që janë të gatshëm të bëjnë hapin e radhës në karrierën e tyre, duke u ofruar atyre mundësi për arsimim të avancuar, zhvillim profesional dhe specializim në fushën përkatëse.

Aplikimi është i hapur.

Continue Reading

Vendi

Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Albulena Haxhiu është rizgjedhur kryetare e re e Kuvendit të Kosovës, pas propozimit të saj nga Glauk Konjufca.

Në votimin e zhvilluar në Kuvend, 62 deputetë votuan pro, 16 kundër, ndërsa 13 abstenuan.

Me këtë votim, Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Pllashniku me aksion para Kuvendit, vendos një pulë dhe disa vezë

Published

on

Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, ka vendosur një pulë dhe disa vezë para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku sipas tij dëshmojnë që deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje “janë ra klluç se dy mandate”

Ai ka tentuar që vezët t’ia jep deputetëve të ish opozitës për t’ia dhënë liderit të LVV-së, njëherësh kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mirëpo të njëjtit nuk pranuan.

“Këto janë qysh janë ra klluq deputetët që dy mandate. Unë sot zyrtarisht po i qes klluq po këta nuk e dinë. Prej sot janë klluq këta”, tha ai.

Këtë aksion Pllashniku e bëri para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit./Kosovapress/

Continue Reading

Të kërkuara