Lajmet

​Varhelyi: Është e nevojshme të forcohet lidhja mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Ai tha se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të thellojnë njëkohësisht bashkëpunimin ekonomik.

Published

on

Në realitetin e ri gjeopolitik, forcimi i lidhjeve mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është bërë i domosdoshëm, theksoi sot komisionari Evropian për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë, Oliver Varhelyi.

Në një videomesazh për pjesëmarrësit e Forumit Ekonomik të Vjenës, ai vuri në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të thellojnë njëkohësisht bashkëpunimin ekonomik për të rritur qëndrueshmërinë ndaj krizave.

Varhelyi tha se rajoni duhet të marrë parasysh mundësitë e reja që i ofron fakti që shumë kompani perëndimore po lëvizin prodhimin. Ai vuri në dukje se Evropa dhe rajoni janë në një moment kritik, kur qeveritë janë të detyruara të miratojnë paketa stimuluese për të ndihmuar qytetarët për shkak të luftës në Ukrainë, e cila po nxit inflacionin global.

Bankat qendrore, siç shpjegoi ai, rritën normat e interesit në përgjigje të inflacionit, në mënyrë që tani qeveritë dhe kompanitë të përballen me norma të larta interesi, në një kohë kur kostot janë rritur.

“Dhe nevojiten më shumë shpenzime në luftën kundër ndryshimeve klimatike, si dhe për shkak të investimeve në siguri. Situata i vë bankat qendrore para një dileme nëse masat e tyre rrezikojnë të shkaktojnë recesion dhe rrjedhimisht turbulenca politike”, tha ai.

Lufta në Ukrainë çoi gjithashtu në thellimin e marrëdhënieve midis BE-së dhe fqinjëve të saj, shtoi Varhelyi.

Ai kujtoi se BE-ja e ka integruar plotësisht Ballkanin Perëndimor në iniciativat e saj për të garantuar sigurinë e furnizimeve me energji, si dhe në iniciativat energjetike.

Ai tha se mësimi për rajonin është se duhet të bëhet më elastik dhe se duhet të investohet më shumë në digjitalizimin dhe tranzicionin e gjelbër, dhe se është e nevojshme të rritet produktiviteti.

Varhelyi thotë se me rëndësi është edhe përfshirja e kompanive nga Ballkani Perëndimor në zinxhirët e furnizimit.

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara