Lajmet

Deputeti i LVV-së: Plani franko-gjerman nuk është në fazën e njoftimit të Kuvendit

“Ne kemi informacione për aq sa është diskutuar në publik” tha ai.

Published

on

Kuvendi i Kosovës do të mbajë dy seanca plenare gjatë kësaj jave. Të enjten do të mbahet seanca e re plenare, ku pritet të diskutohet për Projektligjin buxhetin për vitin 2023, ndërsa të premten do të trajtohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara, mes tyre edhe debati parlamentar për shëndetësinë.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u vendos për seancat plenare, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, bëri të ditur se është orientuar agjenda edhe për seancën plenare të 24 nëntorit, ku do synohet votimi i dy kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese.

“Kryesia mori vendim që këtë javë të kemi dy seanca, të enjten seancë plenare, ndërsa të premten, vazhdim i pikave të papërfunduara nga seancat e mëhershme. Ndërkohë që po ashtu diskutoi dhe orientojë rendin e ditës për seancën e 24 nëntorit të javës tjetër. Natyrisht, të enjten do të kemi vetëm Projektligjin për buxhetin për vitin 2023, natyrisht përveç pyetjeve parlamentare dhe atyre jashtë rendit të ditës. Pastaj të premten do të kemi një diskutim për gjendjen në shëndetësi dhe disa projektligje të mbetura”, tha ai.

Në fjalën e tij, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, adresoi kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për menaxhimin me shëndetësi, për çka tha se kanë iniciuar debat parlamentar të premten për këtë dikaster.

“Si Grup Parlamentar i PDK-së kemi kërkuar votimin e një rezolute që ka të bëjë me gjendjen e shëndetësisë në Kosovë. Ju e shihni se tashmë një kohë të gjatë ky sektor jashtëzakonisht i rëndësishëm është mbetur pa ministër dhe nuk e ka fokusin fare të kryeministrit dhe Qeverisë së Kosovës. Është e pa tolerueshme që për një periudhë kaq të gjatë në këtë sektor të rëndësishëm të mbetet pa ministër. Tash e sa kohë fokusi i qeverisë ka humbur fare, kemi një degradim të shërbimeve dhe kemi një situatë më të rëndë që po krijohet dhe po ndikon në xhepin e qytetarëve”, theksoi Tahiri.

Ndërkohë, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, foli për buxhetin e vitit 2023, për të cilin tha se i njëjti është pa vizion dhe i pa reflektuar në gjendjen që është sot.

“Ky është një buxhet totalisht pa vizion dhe i pa reflektuar në gjendjen që është sot Kosova. Janë disa argumente. Argumenti i parë është deklarata skandaloze e ministrit të Financave, ai del e iu thotë sektorit privat dilni dhe rritni rrogat se iu ka rritë fitimi. Përderisa në këtë buxhet dhe sesion nuk e ka sjell ligjin e pagave që e ka në dorë. Pra ministri Murati e ka në dorë ngritjen e pagave në sektorin publik dhe po ashtu e ka buxhetin për këtë punë. As nuk e ka sjell vinë buxhetore për këtë ligj dhe mbi të gjitha as nuk ka sjell koeficientet”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, i pyetur nga gazetarët, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, foli për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se i njëjti nuk është në fazën e njoftimit të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk është në fazën e njoftimit të Kuvendit të Kosovës, ne kemi informacione për aq sa është diskutuar në publik, vlerësimit dhe deklarimit të kryeministrit në rastin konkret”, tha Rrustemi.

Lidhur me këtë, por edhe gjendjen në veri, Besnik Tahiri nga AAK-ja kritikoi kryeministrin Kurti për qëndrimin jashtë vendit, derisa në Kosovë gjendja e sigurisë është kritike.

Ai tha se interpelanca e iniciuar nga AAK-ja ndaj kryeministrit Kurti nuk mori mbështetje në Kryesi që të mbahet gjatë kësaj jave.

“Për AAK-në një moment është kritik sot për Kosovën, ajo e gjendjes në veri. Siç e dini ne kemi thirrur një interpelancë me katër pika për kryeministrin e Kosovës. Në kryesi e diskutuam që ajo të ndodh këtë javë, mirëpo siç po shihet agjenda e kryeministrit më e rëndësishme është me qenë jashtë vendit, sesa brenda. Kësisoj nuk arritëm të dakordojmë një datë të caktuar për interpelancë këtë javë”, deklaroi ai.

Në deklarimin e tij pas mbledhjes së Kryesisë, shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, foli edhe për deklarimet e kryeministrit Albin Kurti, për rritje ekonomike.

“Qytetarët atë çka e kanë përjetuar në këto dy vitet e fundit ka qenë rritja enorme dhe jashtëzakonshme e çmimeve. Këtu s’po flasim për rritje ekonomike, por për rritje të çmimeve që iu pamundëson qytetarëve të Kosovës që të furnizohen me ushqime. Do të donim që të ishte e vërtetë ajo që ka deklaruar Kurti, që të kishte rritje ekonomike të tillë që do të afektonte mirëqenien e qytetarëve. Por, ne e kemi parë të kundërtën, nuk e kemi parë rritjen ekonomike, por rritjen e çmimeve”, ka thënë Tahiri.

Vendi

Prokuroria e Pejës kërkon mbikëqyrje më të madhe ndaj policëve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje

Published

on

By

Në takim morën pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë Rajonale në Pejë, major Mirsad Kelmendi, shefi i operativës dhe komandantët e pesë stacioneve policore në Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Disha-Haxhosaj ka kërkuar rritjen e mbikëqyrjes dhe kontrollit ndaj zyrtarëve policorë gjatë trajtimit të rasteve, me qëllim të garantimit të një qasjeje profesionale dhe respektimit të procedurave ligjore.

Vëmendje e veçantë i është kushtuar rasteve të dhunës në familje dhe atyre që përfshijnë të miturit, si dhe nevojës për reagim të shpejtë institucional dhe koordinim ndërmjet mekanizmave kompetentë.

Ajo ka kërkuar gjithashtu vigjilencë dhe përkushtim të shtuar në trajtimin e rasteve që përfshijnë viktimat, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së institucioneve përgjegjëse për ofrimin e mbrojtjes efektive.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për parandalimin e veprave penale, identifikimin me kohë të rasteve dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme ligjore. /Ekonomia Online /

Continue Reading

Vendi

IKSHPK: 10 raste të reja me kancer çdo ditë në Kosovë

Published

on

By

Në Kosovë, mesatarisht 10 persona në ditë marrin diagnozën e sëmundjes së kancerit. Raporti më i fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) tregon se gjatë vitit 2025 janë regjistruar 3,775 raste të reja me kancer, një shifër kjo që është më shumë se dyfishuar krahasuar me vitin 2012, ku raportoheshin 1,588 raste.

Nëse llogariten edhe pacientët e diagnostikuar më parë që trajtuan sëmundjen gjatë vitit, sistemi shëndetësor mbuloi gjithsej 5,564 persona. Ekspertët tërheqin vërejtjen se numri real mund të jetë edhe më i lartë, pasi jo të gjitha institucionet shëndetësore i raportojnë rregullisht rastet.

Sipas të dhënave, gratë përbëjnë pjesën më të madhe të rasteve me 1,927 diagnostikime, ku kanceri i gjirit prin bindshëm duke përbërë 31% të të gjitha rasteve (592 raste). Shqetësuese mbetet mosha e të prekjeve: gati gjysma e grave u diagnostikuan para moshës 60 vjeç, ndërsa një e treta e atyre me kancer të gjirit ishin nën 50 vjeç.

Nga ana tjetër, te burrat u regjistruan 1,848 raste të reja, ku dominon kanceri i mushkërive (243 raste), i fshikëzës urinare dhe i laringut – të gjitha këto të lidhura drejtpërdrejt me përdorimin e duhanit. Sëmundja nuk ka kursyer as fëmijët, ku gjatë vitit 2025 u diagnostikuan 52 fëmijë dhe adoleshentë.

Përveç moshës dhe gjenetikës, faktorët kryesorë që po ndikojnë në rritjen e frikshme të rasteve në Kosovë mbeten konsumimi i lartë i duhanit si dhe ndotja e lartë e ajrit gjatë sezonit të dimrit. /Gazeta Shneta/

Continue Reading

lajme

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën për të ecur drejt BE-së

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar nga Brukseli se njohja e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë është një kusht kyç dhe i panegociueshëm për avancimin e Beogradit zyrtar drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Gjatë një interviste për mediat në samitin Euronews Enlargement Summit, ku diskutoi për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, Rama nëvirtualizoi se integrimi i Serbisë mbetet i rëndësishëm për stabilitetin rajonal, por kërkon hapa konkretë dhe përmbushje të detyrimeve.

“Ajo çfarë di është që fituesi në Beograd nuk tregon hapjen për mua dhe shqiptarët, që është njohja e çështjes së Kosovës. Kjo nënkupton që muzika në Beograd nuk do të ndryshojë. Jemi pjesë e një rajoni që ende nuk është plotësisht anëtar i BE-së dhe ne jemi ata që dëgjojmë leksione, nuk japim leksione, por Serbia është një pjesë e rëndësishme e mozaikut të Ballkanit Perëndimor,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjithmonë ka mbështetur qëndrimin se Serbia nuk duhet të lihet pas apo të shtyhet drejt braktisjes së projektit evropian. Sidoqoftë, ai nënvizoi se Beogradi duhet të adresojë hezitimet e tij si në lidhje me Kosovën, ashtu edhe në lidhje me linjëzimin e politikës së jashtme karshi Rusisë dhe sanksioneve perëndimore.

Sipas Ramës, për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, Serbia duhet të dëshmojë me rezultate konkrete se e meriton këtë përkatësi duke përmbushur kriteret bazë që BE-ja i konsideron të panegociueshme.

Continue Reading

Lajmet

Kremlini konfirmon bisedimet trepalëshe për paqe me Ukrainën dhe SHBA-në në Abu Dabi

Published

on

By

Rusia, Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë bisedime paqeje trepalëshe në Abu Dabi më 10 dhe 11 nëntor, në një përpjekje të re diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të ulur tensionet ushtarake.

Lajmi është konfirmuar të martën nga Kremlini. Zëdhënësi Dmitry Peskov bëri të ditur gjatë një konference me gazetarët se delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, ndihmës i presidentit Vladimir Putin dhe kryenegociator i Moskës në këtë proces.

Nga ana e tij, i dërguari i posaçëm amerikan Steve Witkoff deklaroi se Uashingtoni po lehtëson mbledhjen e delegacioneve në Emiratet e Bashkuara Arabe. Sipas tij, fokusi kryesor i bisedimeve të javës së ardhshme do të jetë hartimi i marrëveshjeve të sigurisë për periudhën e pasluftës dhe gjetja e mekanizmave për uljen e menjëhershme të tensioneve në terren.

Kjo iniciativë vjen pasi negociatorët amerikanë po kërkojnë me ngulm një përparim konkret në tryezën e bisedimeve, duke shënuar rikthimin e palëve në dialog pas një pauze prej disa muajsh që nga takimet e fundit të mbajtura në fillim të vitit. /BBC/

Continue Reading

Të kërkuara