Aktualitet

​UNICEF u bën thirrje vendeve të pasura të dhurojnë vaksina

Published

on

Agjencia për Fëmijë e Kombeve të Bashkuara, UNICEF ka kërkuar nga Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës, i njohur si G7, dhe Bashkimi Evropian që të dhurojnë vaksina për vendet e varfra.

UNICEF është e ngarkuar me furnizimin e vendeve të varfra me vaksinave kundër koronavirusit përmes programit COVAX, të drejtuara bashkërisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Aleanca Globale për Vaksinat dhe Imunizimin (GAVI).

Drejtoresha Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore, tha se dhurimi i dozave të tepërta “është një masë thelbësore dhe emergjente e cila është e nevojshme tani”.

Fore tha në një deklaratë se G7 dhe vendet e BE-së mund të dhurojnë rreth 153 milionë doza nëse ndajnë vetëm 20 për qind të furnizimit të tyre që e kanë në dispozicion gjatë muajit qershor, korrik dhe gusht.

Fore tha se një donacion i tillë mund të ndihmojë për të parandaluar vendet e pambrojtura të bëhen zona tjetër e nxehtë globale e shpërthimit të virusit.

“Jemi të shqetësuar se rritja vdekjeprurëse në Indi është një pararendëse e asaj që do të ndodhë nëse paralajmërimet nuk merren parasysh”, tha ajo.

Vendet anëtare të G7-ës: Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara do të mbajnë gjatë muajit të ardhshëm një samit në Britani të Madhe.

India ka frenuar eksportet e vaksinës AstraZeneca dhe ka vendosur që dozat t’i përdorë brenda vendit.

UNICEF vlerëson se do të ketë një mungesë prej rreth 140 milionë dozash në fund të majit dhe rreth 190 milionë në fund të qershorit.

India, ndërkohë, më 17 maj raportoi 281,386 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit. Ky vend shënoi 4.106 viktima të reja./TopChannel

Aktualitet

Trump kërcënon me rritjen e doganave për veturat kanadeze në 50%, ndërsa lufta tregtare po përshkallëzohet

Published

on

By

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të rritë doganat amerikane mbi automobilat me origjinë nga Kanadaja, ndërsa lufta tregtare mes dy fqinjëve po vazhdon të nxehet, raporton BBC.

Trump tha të hënën se do të rritë tarifat doganore për veturat dhe kamionët kanadezë, si dhe për pjesët e automobilave, nga 25% në 50% duke filluar nga 1 janari.

Kjo vjen pasi bisedimet tregtare SHBA-Kanada dështuan në fund të javës së kaluar, me secilën palë që akuzonte tjetrën për parashtrimin e kërkesave të papranueshme të minutës së fundit.

Të hënën vonë, zyrtarët e Kanadasë njoftuan një konferencë për media të martën, ku do të shpalosin mënyrën se si vendi do t’i përgjigjet luftës tregtare dhe si do të punojë për të “mbrojtur dhe mbështetur punëtorët dhe bizneset kanadeze gjatë kësaj periudhe me sfiduese”.

Në konferencën për media në orën 11:00 do të marrin pjesë udhëheqës qeveritarë të sektorit të biznesit, financave dhe zhvillimit ekonomik.

Më herët gjatë ditës, Kryeministri Mark Carney e quajti kërcënimin më të fundit të Trumpit për tarifa si diçka jo të papritur dhe e akuzoi presidentin se po kërkon të shkatërrojë industrinë e automobilave të Kanadasë. Ai shtoi se Kanadaja është e gatshme t’u rikthehet bisedimeve vetëm nëse SHBA-ja vjen me “qasjen e duhur”.

Lufta e fjalëve pasoi deklaratat e disa zyrtarëve amerikanë dhe kanadezë se bisedimet janë pezulluar pa ndonjë datë të caktuar për rinisjen e tyre.

Kanadaja u largua nga negociatat tregtare të premten vonë në mbrëmje, pak çaste para afatit të vendosur nga SHBA-ja që do t’i shtonte një taksë prej 50% mbi 20 miliardë dollarë (28 miliardë dollarë kanadezë; 14 miliardë paund) të importeve kanadeze. /BBC/

 

Continue Reading

Lajmet

Donjeta Sadiku siguron medaljen e parë për Kosovën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

Published

on

By

Boksierja Donjeta Sadiku i ka siguruar Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi triumfoi në çerekfinale ndaj turkes Esmanur Lok.

Përballja e kategorisë deri në 60 kilogramë solli një luftë mjaft të fortë. Sadiku e nisi me dominim raundin e parë, ndërsa boksierja turke u rikthye në të dytin, duke shfrytëzuar edhe përparësinë në gjatësi. Në raundin e tretë e vendimtar, ku u shkëmbyen goditje të shumta, përvoja e boksieres kosovare bëri diferencën — me goditje më të pastra, ajo mori fitoren me vendim të ndarë të gjyqtarëve (4:1).

Me këtë kalim në gjysmëfinale, Donjeta Sadiku ka të sigurt të paktën medaljen e bronztë, ndërsa synon të artën. Në gjysmëfinale ajo do të përballet me boksieren nga Greqia, Sofia Legaki.

Sadiku mbetet e vetmja nga ekipi i boksit që vazhdon garën, pasi katër boksierët e tjerë kosovarë u eliminuan në luftërat e tyre të para. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

PDK dhe asamblistët e Prishtinës përsëri para Qeverisë: Kërkohet vazhdimi i seancës konstituive

Published

on

By

Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i janë bashkuar këtë të martë edhe asamblistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Prishtinës, në aksonin tashme të përditshëm para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Aksioni opozitar po mbahet në shenjë kundërshtimi ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

PDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë me ngulm zhbllokimin e procesit dhe konstituimin e menjëhershëm të Kuvendit, duke e cilësuar vonesën aktuale si një pengesë direkte për funksionalizimin e institucioneve të reja të vendit. /Eknomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Moti sot në Kosovë: Diell dhe temperatura deri në 35°C

Published

on

By

Dita e sotme në Kosovë do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë ndërmjet 30 dhe 35 gradë Celsius.

Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me një shpejtësi të lehtë prej 1 deri në 4 m/s. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara