Sport

​Trajnerja e Donjeta Sadikut: Ishte e përgatitur, por i mungoi fati

Ajo ka thënë se Donjeta ishte shumë e përgatitur për të fituar medalje, por që fati nuk ishte me të.

Published

on

Shpresat më të mëdha për të fituar medalje në Lojërat Evropiane Kosova i kishte tek boksierja Donjeta Sadiku, por as ajo nuk ia doli pasi u eliminuar në çerekfinale.

Për ecurinë e saj në këto lojëra, ka reaguar trajnerja e Sadikut, Mariola Sallauka. Ajo përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Donjeta ishte shumë e përgatitur për të fituar medalje, por që fati nuk ishte me të.

“Donjeta Sadiku renditet e 5-ta në Lojërat Evropiane- Krakov 2023. Synimet tona ishin qe Donjeta te sigurojë medalje dhe të kualifikohet për Lojërat Olimpike 2024. Me një formë të shkëlqyer që shfaqi në dy meçet e para, besuam shumë që po ashtu do të kalojë dhe meçin e tretë, mirëpo fati ndonjëherë di të befasojë”, ka shkruar fillimisht Sallauka.

Ajo tutje është shprehur e bindur se normën olimpike për Paris 2024 Donjeta do ta arrij në garat e ardshme ndërkombëtare.

“Në këto meçe Donjeta tregoi cilësi në teknikë të boksit, e në përgatitje të fortë fizike e kondicionale, ku shpesh vuri në pozita të pa lakmueshme kundërshtaret e saj. E sa për performancen e Donjetes në këto lojëra, po ju përkujtojë që Donjeta ishte e vetmja sportiste që ishte më afër medaljes dhe kualifikimit. Po i lëmë pas këto lojëra vetëm me një qëllim, për të ardhmen, që të vazhdojmë të punojmë fortë për gara , ku besoj fuqishëm që kualifikimin Donjeta do ta sigurojë në garën e ardhshme kualifikuese”, ka shkruar në fund Sallauka.

Ndryshe, Kosova u kthye pa asnjë medalje nga Lojërat Evropiane që u mbajtën në Poloni.

Sport

​Në fundjavë zhvillohet turneu ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari”

Published

on

By

Federata e Boksit e Kosovës (FBoxK) do të organizojë turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili do të mbahet më 23 dhe 24 nëntor 2024 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

FBoxK ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin sa më të mirë të këtij turneu, i cili nga viti në vit po bëhet edhe më masiv dhe cilësor. Turneu është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë, marrë parasysh edhe faktin se mbahet nën patronatin e kryeministrisë së Republikës së Kosovës.

Pjesëmarrëse në turne do të jenë tetë shtete. Gjysmëfinalet do të zhvillohen më 23 nëntor, me fillim në ora 16:00, ndërsa finalet të nesërmen (24 nëntor) me fillim në ora 12:00.

Continue Reading

Sport

​Jashari: E ndjeja se do të shënoja gol

Published

on

By

Kosova e mposhti Lituaninë në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-0, ndeshje kjo e cila shënoi edhe fundin e rrugëtimit të Kosovës në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Fitorja erdhi duke iu falënderuar golit të vetëm të shënuar në fillim të ndeshjes, përkatësisht në minutën e pestë të saj nga Muharrem Jashari.

Pas ndeshjes, Jashari tha se e kishte ndjerë se do të realizonte gol.

Për mua heronj janë të gjithë bashkëlojtarët të cilët më ndihmuan në pjesën e dytë e cilët e patë një barrë shumë më të madhe pa mua, pa një lojtar dhe i falënderoj të gjithë lojtarët dhe jam i lumtur që e arritëm fitoren. Kam pasur edhe në ndeshjen me Rumaninë disa raste dhe normal që e kam ndjerë që në këtë ndeshje do të shënojë sepse i kam pasur disa raste dhe jam i lumtur që shënova dhe i ndihmova ekipit”, tha Jashari.

Continue Reading

Sport

Vëzhguesi i UEFA-s zbulon se kur do të jepet vendimi për Rumani-Kosovë

Published

on

Ionut Lupescu, vëzhguesi teknik i UEFA-s, ka dhënë një deklaratë të rëndësishme lidhur me incidentin që ndodhi në fund të ndeshjes Rumani-Kosovë, e cila u ndërpre pas thirrjeve raciste të tifozëve rumunë ndaj lojtarëve kosovarë. Ky moment ka shkaktuar një tërheqje të ekipit të Kosovës nga fusha e lojës, duke lënë të hapur një pyetje të madhe për vendimin që do të merrej nga UEFA për këtë rast.

Lupescu, i cili është një nga figurat kryesore të UEFA-s për Euro 2024, ka zbuluar periudhën e mundshme kur mund të merret vendimi përfundimtar lidhur me ndeshjen e ndërprerë. Sipas tij, verdikti për këtë rast do të jepet përpara shortit të eliminatoreve të Botërorit 2026, që do të hidhet më 13 dhjetor të këtij viti. Kjo do të thotë se një vendim përfundimtar për këtë ndeshje të ndërprerë mund të pritet në fillim të muajit dhjetor, para fillimit të fazës së re të kualifikimeve për Kupën e Botës.

Kur u pyet nëse UEFA mund të vendosë që ndeshja të mbyllet me rezultatin aktual në momentin e ndërprerjes (0-0), Lupescu e kundërshtoi një mundësi të tillë, duke theksuar se ky skenar është shumë i pakonceptueshëm në kuadër të rregulloreve të futbollit. Ai theksoi se UEFA do të analizojë me shumë kujdes ngjarjet e ndodhura gjatë ndeshjes, duke shqyrtuar tërësisht incidentin dhe duke kërkuar edhe video shtesë dhe sekuenca të tjera që mund të ndihmojnë në përfundimin e një vendimi të drejtë dhe të bazuar në prova.

Për momentin, Kosova dhe Rumania po kërkojnë që të arrihet një rezultat zyrtar 3-0 për ekipin kosovar, duke marrë parasysh rregullat për ndëshkimin e tifozëve që shfaqin sjellje raciste. Sidoqoftë, fjalën e fundit për këtë çështje do ta ketë UEFA, e cila do të marrë një vendim përfundimtar pas shqyrtimit të të gjitha elementeve të ngjarjeve.

Aktualisht, Kosova ka grumbulluar 9 pikë në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve, duke qenë tre pikë pas lideres Rumania. Dardanët do të përballen sonte me Lituaninë në ndeshjen e fundit të grupit, e cila mund të jetë vendimtare për kualifikimin e Kosovës në fazat e mëtejshme të garës, ndërkohë që të premten e ardhshme mund të mësojnë edhe kundërshtarin e mundshëm në “play-off”./UBTNews/

 

Continue Reading

Sport

Asllani, Zielinski apo Barella? Tri opsione për të mbushur boshllëkun e Calhanoglut!

Published

on

Dëmtimi i mesfushorit turk Hakan Calhanoglu ka ngritur sërish pyetjen se kush do ta zëvendësojë atë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit, pas mungesës së mundshme të tij ndaj Veronës. Edhe pse shpresohet që Calhanoglu të rikthehet pas disa ditësh, ajo që është e sigurt është se do të ketë një ndryshim të nevojshëm në formacionin e Interit për këtë takim.

Zëvendësuesi natyral i tij është Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar, i cili ka pasur një periudhë të ndërlikuar kohët e fundit për shkak të një dëmtimi që e ka mbajtur jashtë lojës, duke u bashkuar në këtë mënyrë me Calhanoglun në disa mungesa.

Megjithatë, nëse Asllani nuk është gati ose nëse trajneri Simone Inzaghi dëshiron të zgjerojë mundësitë, ai ka disa opsione të tjera. Sipas raportimeve të “La Gazzetta dello Sport”, Inzaghi mund të mbështetet në dy emra të tjerë të njohur për të zëvendësuar turkun: Piotr Zielinski dhe Nicolò Barella.

Këta dy mesfushorë janë konsideruar si opsione të vlefshme për të mbushur vendin e Calhanoglut dhe për të mbajtur Interin konkurrues në ndeshjen e “Bentegodit”. Zgjidhja do të varet nga besimi i Inzaghit në secilin prej tyre dhe mënyra se si do të shfrytëzojë mundësitë taktike në këtë përballje të rëndësishme./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara