Lajmet

​Testi i arritshmërisë në Mitrovicë, procesi vlerësohet i rregullt

Rezultatet do të publikohen më 21 qershor.

Published

on

Mbi 1100 nxënës të klasave të nënta në komunën e Mitrovicës, duke përfshirë këtu edhe shkollat shqipe të komunave veriore, i janë nënshtruar sot pjesës së dytë të testit të arritshmërisë.

Drita Kadriu, drejtoreshë e Drejtorisë së Arsimit në Mitrovicë, ka thënë se procesi ka shkuar në rregull dhe pa ndonjë problem.

Sipas saj, kopjimi nuk është vlerë, andaj janë marrë të gjitha masat e duhura për të mos ndodhur një gjë e tillë.

“Në Mitrovicë sot 1 mijë e 100 nxënës ju kanë nënshtruar testit të arritshmërisë dhe të gjitha përgatitjet për një proces të mirë e të rregullt janë bërë. Ka filluar me kohë, procesi është duke rrjedhur normalisht dhe duhet t’i presim rezultatet. Sigurisht, është urdhër edhe është etike, profesionale që ne duhet t’i përgatisim gjeneratat me vlera morale të larta. Kopjimi nuk është vlerë, prandaj kemi përcjellë urdhrat e ministrisë, por edhe të Drejtorisë komunale të Arsimit përmes institucioneve, shkollave, kemi përcjellë mesazhe që kopjimi është rreptësishtë i ndaluar”, theksoi Kadriu.

Edhe Zybejde Gogolli-Latifi, drejtoreshë e gjimnazit “Frang Bardhi” në Mitrovicë, njëra prej qendrave më të mëdha ku është mbajtur testi i arritshmërisë, ka konfirmuar se procesi i provimit është zhvilluar mbarë dhe pa ndonjë problem. Ajo e ka quajtur ditën e sotme si ditë të madhe, ndërsa ka uruar sukses për të gjithë nxënësit e Kosovës që t’i arrijnë pikët, në mënyrë që të regjistrohen aty ku ata dëshirojnë.

Në anën tjetër, nxënësit që iu nënshtruan këtij testi, patën mendime të ndryshme rreth pyetjeve. Për disa ato ishin të vështira, ndërsa disa thanë se pyetjet kanë qenë të lehta, por që të dyja palët pranuan se nuk kanë mundur të kopjojnë.

Fatmir Selaci, nga shkolla “Ismail Qemali” në Mitrovicë, tha se pyetjet kanë qenë të vështira, ndërsa pranoi se ka qenë e pamundur për të kopjuar.

“Pyetjet kanë qenë të vështira… E pamundur (të kopjojmë), sepse te dera na kanë kontrolluar, dhe vazhdimisht na kanë vëzhguar…Telefonat na kanë marrë”, tha ai.

Ermal Kelmendi u shpreh se për ata nxënës që kanë mësuar pyetjet ishin të lehta.

“Mbarova testin, nuk ishte as shumë i vështirë e as shumë i lehtë. Kush ka mësuar ia qëllon, kush s’ka mësuar s’ka çka bënë…S’na kanë lejuar të kopjojmë, telefonat na i morën”, tha Kelmendi.

Ndërkaq, Natyra Latifi nga shkolla “Migjeni” ka potencuar se pyetjet nuk kanë qenë të vështira dhe se ato i ka pasur të njohura nga mësimet të cilat i kanë zhvilluar gjatë vitit shkollor.

“Nuk ishte testi i vështirë, por të kopjojmë nuk na lanë sepse na i morën telefonat… Pyetjet ishin të lëndëve të cilat i kemi mësuar dhe zhvilluar në shkollë”, tha ajo.

Ndryshe, në këtë vit shkollor testi i arritshmërisë ka pësuar ndryshime sa i përket numrit të pyetjeve dhe kohës së mbarëvajtjes së tij. Testi është mbajtur në dy ditë, më 4 dhe 14 qershor, ndërsa ka pasur gjithsej 200 pyetje në pesë lëndë shkencore dhe katër lëndë shoqërore. Rezultatet do të publikohen më 21 qershor. 

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara