Lajmet

​Tërnava kërkon nisjen e mësimit: Nuk është kohë përplasjesh

Myftiu Tërnava pati një apel edhe për shërbyesit civilë duke iu kërkuar edhe atyre që të nisin punën.

Published

on

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka bërë apel sindikatave të arsimit dhe shërbyesve civilë që të ndërpresin grevën dhe të rikthehen në vendin e punës.

Përmes një konference për media, ai kërkoi nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që sa më parë të miratojë Projektligjin për paga.

Myftiu Tërnava vlerësoi rolin e mësimdhënësve duke thënë se ajo është në premisat e misionit të shenjtë. Ai u shpreh se mësuesit përgjatë gjithë historisë së shqiptarëve kanë luajtur rol të rëndësishëm duke qenë shtylla të themelimit të mëvetësisë.

Kreu i BIK-ut u shpreh se mbështesin të gjitha kërkesat e mësimdhënësve, por i kërkoi Sindikatës së Arsimit (SBAShK) që të ndërpresin grevën dhe nesër të fillojë mësimi.

Ne, mbështesim kërkesën e mësimdhënësve të Kosovës për pagë të dinjitetshme, ngase mësimdhënësit kanë mision të shenjtë, janë arsimuesit, edukuesit dhe pedagogët e fëmijëve tanë. Thërras SBAShK-un që për hir të misionit që bartin mbi vete, që sot ta ndërpresin grevën dhe që nesër fëmijët tanë të kthehen në bankat e shkollës, aty ku e kanë vendin”, tha Tërnava.

Po ashtu, myftiu Tërnava pati një apel edhe për shërbyesit civilë duke iu kërkuar edhe atyre që të nisin punën.

Thërras sindikatën e shërbyesve civilë që të ndërpresë grevën, të kthehen në vendin e tyre të punës dhe institucionet publike e shtetërore të zhbllokohen e të jenë në funksion të qytetarëve, e të shtetit. Të drejtat e tyre sindikale t’i kërkojnë përmes dialogut social duke pasur parasysh gjithnjë interesin e popullit tonë dhe vendit tonë”, vijoi Tërnava.

Myftiu apeloi të dy udhëheqësit e sindikatave që të tregohen të arsyeshëm, të urtë dhe situata të rikthehet normalitetit.

Kreu i BIK-ut i kërkoi Qeverisë dhe Kuvendit që të miratojnë sa më parë Projektligjin për paga, ndërsa tha se nuk është kohë përplasjesh por kërkoi unitet e urtësi.

I bëj ftesë Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës që sa më parë të miratojnë ligjin për paga, e në këtë kuadër, kërkesat e sindikalistëve të merren në konsideratë. Të gjithë jemi të bindur që nuk është koha për përplasje e barrikadime, por për unitet veprues, urtësi, mençuri e mbështetje për njëri-tjetrin. Mbes me shpresë që nesër nxënësit t’i kemi në bankat e shkollës, kurse shërbyesit civilë në krye të detyrës”, u shpreh Tërnava.

Shërbyesit civilë kanë në grevë që nga data 25 gusht. Atyre iu janë bashkangjitur edhe Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) duke refuzuar që të nis mësimin. Megjithëse disa shkolla nëpër komuna të ndryshme tashmë kanë bojkotuar grevën duke hapur dyert për nxënësit.

Lajmet

Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar

Published

on

By

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

Orav: Zgjedhjet treguan që demokracia formëson politika për komunitetin

Published

on

By

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, është takuar të martën me ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Sipas njoftimit, në takim është diskutuar për rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave.

Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, ka thënë Orav.

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e vitit të parë të Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT trajnohen në QuickBooks nga ekspert i fushës

Published

on

By

Studentët e vitit të parë, në kuadër të lëndës Hyrje në Kontabilitetin Financiar në Fakultetin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, nën udhëheqjen e profesorit Mic Ukaj realizuan një ligjëratë praktike mbi aplikimin e softuerëve të kontabilitetit, me ligjërues mysafir Taulant Murati, kontabilist i certifikuar me përvojë shumëvjeçare në fushën e kontabilitetit, financave dhe auditimit.

Përmes softuerit Quickbooks, studentët patën mundësinë të njihen nga afër me proceset kryesore të përdorimit të softuerëve te kontabilitetit, duke filluar nga krijimi i politikave kontabël, regjistrimi i klientëve dhe furnitorëve, evidentimi i blerjeve dhe shitjeve, e deri te reflektimi i këtyre transaksioneve në pasqyrat financiare. Ligjërata u karakterizua nga një qasje shumë interaktive, me përfshirje aktive të studentëve në përdorimin praktik të softuerit.

UBT mbetet e përkushtuar në vazhdimin e misionit të saj për të ndërthurur dijen teorike me përvojën praktike, duke u ofruar studentëve mundësi konkrete për të zhvilluar kompetenca profesionale që përputhen me kërkesat e tregut të punës.

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology

Published

on

By

Profesori i UBT-së, Prof. Dr. Kujtim Thaçi, ka publikuar një artikull shkencor në revistën ndërkombëtare shumë prestigjioze Frontiers in Immunology, e cila renditet në Q1, me Impact Factor 5.9 dhe CiteScore 10.6, si dhe është e indeksuar në Web of Science dhe Scopus.

Artikulli është realizuar në bashkëpunim me Qendrën për Imunologji dhe Sëmundje Inflamatore të Spitalit të Massachusettsit dhe Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Harvardit. Ky bashkëpunim shënon herën e parë të një bashkëpunimi shkencor ndërmjet Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Harvardit dhe UBT-së, duke përfaqësuar një arritje të rëndësishme për UBT-në dhe komunitetin akademik në Kosovë.

Në këtë artikull shkencor, autorët theksojnë se funksioni i IgE-së dhe efekti i saj sinjalizues përmes receptorëve FcεR shtrihet përtej sëmundjeve klasike atopike, duke luajtur rol të rëndësishëm edhe në shumë mjedise inflamatore jo-atopike dhe në sëmundjet e ndërmjetësuara nga imuniteti. Një fokus i veçantë i studimit është ndryshimi i glikozilimit në vende specifike të molekulës së IgE-së, ndryshime që mund të ndihmojnë në karakterizimin molekular të sëmundjeve, në stratifikimin e pacientëve dhe në identifikimin e mundësive të reja terapeutike.

Ky hulumtim ka rëndësi të veçantë, pasi shumë strategji imunomoduluese dështojnë për shkak se pacientët, pavarësisht dallimeve molekulare, trajtohen si një grup homogjen. Zgjerimi i kuptimit të biologjisë së IgE-së përtej atopisë kontribuon në riformulimin e konceptit të sëmundjeve inflamatore dhe hap rrugë për ndërhyrje klinike më të targetuara dhe më efektive.

Artikulli i plotë mund të lexohet në linkun zyrtar të revistës Frontiers in Immunology.

Continue Reading

Të kërkuara