Aktualitet

​Tërmet në Shqipëri

Tërmeti ishte i magnitudës 5 të shkallës rihter.

Published

on

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Tërmeti është ndjerë 52 km në veriperëndim të Tiranës dhe 6 km në veri të Lezhës.

Tërmeti ishte i magnitudës 5 të shkallës rihter, me qendër në Lezhë, por është ndjerë edhe në Tiranë dhe zonat përreth.

Nuk dihet ende nëse ka dëme apo të lënduar, por raportohet se lëkundjet janë ndjerë shumë në Lezhë, ku njerëzit të panikosur kanë dalë jashtë shtëpive të tyre.

Bota

Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë

Published

on

By

Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën dhjetë persona më 5 qershor, teksa ushtria izraelite po vazhdon ofensivën në territorin palestinez.

Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, tha për AFP-në se sulmet vdekjeprurëse shënjestruan një zonë ku po strehohen personat e zhvendosur në Han Junis, disa shtëpi në Qytetin e Gazës dhe në Deir el-Balah.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar për këto raportime.

Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij, duke thënë se synon të mposhtë Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – i cili sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023, sulm që nxiti luftën në Gazë.

Sulmi i paprecedent i Hamasit la të vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë, dhe grupi palestinez rrëmbeu edhe afër 250 të tjerë.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, të paktën 4.335 persona janë vrarë që kur Izraeli rinisi ofensivën më 18 mars. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga nisja e luftës, sipas kësaj ministrie, ka arritur në 54.607. Kjo ministri thotë se shumica e viktimave ishin civilë./REL/

Continue Reading

Bota

Trump vendos ndalesë udhëtimi për qytetarët nga 12 shtete

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një vendim që ua ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara të qytetarëve nga 12 shtete, përfshirë nga Afganistani dhe Irani.

Një ndalesë të tillë udhëtimi, Trump e kishte ndërmarrë edhe gjatë mandatit të parë presidencial.

Presidenti amerikan tha se ndalesa e udhëtimit është e nevojshme për të mbrojtur amerikanët nga sulmet terroriste, sikurse sulmi që ndodhi më 1 qershor në Kolorado. Autoritetet kanë thënë se një grup personash që protestonin në mbështetje të pengjeve izraelite që mbahen nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – u sulmuan nga një shtetas egjiptian.

Sulmi i fundit terrorist në Kolorado ka vënë në pah rreziqet ekstreme që i kanosen vendit tonë nga hyrja e shtetasve të huaj që nuk kanë kaluar nëpër kontrolle siç duhet, si dhe nga ata që vijnë këtu si vizitorë të përkohshëm dhe qëndrojnë më gjatë sesa lejohet me vizat që posedojnë. Ne nuk i duam ata”, tha Trump përmes një video-mesazhi.

Sipas policisë, i dyshuari për sulmin në Kolorado, Mohammed Sabry Soliman, hodhi mjete plasëse dhe spërkati grupin me benzinë të ndezur. Pesëmbëdhjetë persona u plagosën. Zyrtarët e sigurisë kombëtare të SHBA-së thanë se Soliman gjendej në SHBA në mënyrë të paligjshme, pasi ai kishte tejkaluar afatin e qëndrimit të vizës së tij turistike.

Trump e krahasoi ndalesën e re të udhëtimit me “kufizimet e ashpra të udhëtimit” që ai vendosi ndaj një numri shtetesh, kryesisht myslimane më 2017, pak pasi nisi mandatin e parë presidencial. Ai tha se ai vendim ishte një nga politikat më të suksesshme të mandatit të tij të parë dhe ishte pjesë e rëndësishme e parandalimit të sulmeve të mëdha terroriste nga jashtë në SHBA, duke përmendur sulmet terroriste që kanë ndodhur në Evropë në vitet e fundit.

Nuk do të lejojmë që ajo që ndodhi në Evropë të ndodhë në Amerikë”, tha Trump. “Ne nuk mund të kemi një migrim të hapur nga asnjë vend prej nga nuk mund të bëjmë një verifikim të sigurt dhe të besueshëm”.

Përveç Afganistanit dhe Iranit, shtetet që përfshihen në ndalesën e re janë: Burma, Çadi, Republika e Kongos, Guinea Ekuatoriale, Eritrea, Haiti, Libia, Somalia, Sudani dhe Jemeni. Ndalesa e udhëtimit do të hyjë në fuqi më 9 qershor.

Edhe pse kufizimi nuk prek udhëtarët nga Egjipti, Trump tha se “në dritë të ngjarjeve të fundit”, ai ka urdhëruar sekretarin e Shtetit që ta informojë lidhur me rishikimin e praktikave dhe procedurave të Egjiptit “për të konfirmuar nëse kapacitetet e tyre aktuale të kontrollit dhe verifikimit janë të mjaftueshme”.

Përveç ndalimit të udhëtimit do të ketë edhe kufizime shtesë për vizitorët nga Burundi, Kuba, Laosi, Sierra Leone, Togo, Turkmenistani dhe Venezuela, thuhet në vendimin e nënshkruar nga presidenti Trump.

Trump tha se mbetet “i përkushtuar për t’u angazhuar me shtetet që janë të gatshëm të bashkëpunojnë në përmirësimin e këmbimit të informacioneve dhe për procedurat për menaxhimin e identitetit, si dhe për të adresuar rreziqet që lidhen me terrorizmin dhe sigurinë publike”.

Ndalesa e udhëtimit, e vendosur gjatë mandatit të parë të Trumpit, ua ndalonte shtetasve nga shtatë shtete, kryesisht myslimane – Irak, Siri, Iran, Sudan, Libi, Somali dhe Jemen – që të udhëtonin në SHBA. Ai vendim kishte shkaktuar kaos dhe paqartësi në aeroportet e këtyre shteteve dhe në aeroportet amerikane, pasi udhëtarëve ose iu ndalua hipja në avion për në SHBA ose ata u ndaluan sapo arritën në tokën amerikane.

Udhëtarët e prekur nga vendimi përfshinin studentë dhe staf akademik, si dhe biznesmenë, turistë dhe persona që vizitonin miqtë dhe të afërmit e tyre.

Trump e mbrojti vendimin duke u thirrur në çështje të sigurisë kombëtare dhe duke argumentuar se vendimi nuk bazohej në paragjykime kundër myslimanëve. Vendimi i rishikua gjatë betejave ligjore, teksa një version i vendimit u mbështet nga Gjykata Supreme më 2018.

Ndalesa e re e udhëtimit vjen pas një vendimi ekzekutiv të lëshuar nga Trumpi në janar, i cili kërkonte nga Departamenti i Shtetit, nga ai i Sigurisë Kombëtare si dhe nga drejtori i Inteligjencës Kombëtare, që të përgatisnin një raport mbi “qëndrimet armiqësore” ndaj SHBA-së. Urdhri ekzekutiv kërkonte edhe një vlerësim nëse hyrja e qytetarëve nga disa vende përbënte rrezik për sigurinë kombëtare./REL/

Continue Reading

Bota

KE-ja i jep dritën jeshile Bullgarisë për euron

Published

on

By

KE-ja, e cila u mblodh më 4 qershor për të marrë një vendim lidhur me këtë çështje, tha se Bullgaria i përmbush katër kriteret nominale të konvergjencës që përdoren për të vlerësuar nëse një vend është i gatshëm të adoptojë euron.

Euroja është një simbol i prekshëm i forcës dhe unitetit evropian”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Banka Qendrore Evropiane pritet po ashtu që të publikojë mendimin e saj më 4 qershor, dhe zyrtarët bullgarë kanë thënë se presin një vlerësim pozitiv edhe nga ky institucion.

Këshilli i Bashkimit Evropian do të marrë vendimin përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë, duke u bazuar në opinionet e KE-së dhe Bankës Qendrore Evropiane, si dhe në diskutimet me Eurogrupin dhe Këshillin Evropian.

Edhe pse pranimi i euros ishte një nga kushtet për anëtarësimin në BE, dështimet legjislative – përfshirë reformat për luftimin e pastrimit të parave, shqetësimet për inflacionin dhe bllokadat politike (Bullgaria ka mbajtur shtatë procese zgjedhore në katër vjetët e fundit) – e kanë bërë këtë rrugëtim të vështirë për Sofjen.

Një vendim në favor të adoptimit të euros është hapi i dytë i madh i Bullgarisë brenda një viti në rrugën e shtetit drejt integrimit në BE.

Në janar, Sofja u bë anëtare me të drejta të plota e zonës Shengen dhe kufijtë e Bullgarisë me Greqinë dhe Rumaninë tani janë plotësisht të hapur.

Continue Reading

Bota

Britania: Po punojmë me SHBA-në për marrëveshjen tregtare

Published

on

By

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se po punon “me ritëm të shpejtë” për të zbatuar marrëveshjen tregtare me SHBA-në, pas vendimit të Presidentit Donald Trump për të dyfishuar tarifat e çelikut dhe aluminit në 50%.

Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar është përjashtuar përkohësisht nga rritja e tarifave, ndërsa një taksë mbetet në 25%.

Eksportuesit britanikë mund të përballen me një normë më të lartë tarifash nëse marrëveshja për heqjen e tarifave të çelikut dhe aluminit midis Britanisë dhe SHBA-së nuk hyn në fuqi. Kancelarja Rachel Reeves e ka mirëpritur përjashtimin e përkohshëm nga tarifat më të larta, ndërsa përfaqësuesit e industrisë kanë theksuar se bizneset britanike përballen me pasiguri të madhe për të ardhmen.

Pjesa më e madhe e çelikut global, i cili ishte destinuar fillimisht për SHBA-në, mund të devijohet në tregun e Mbretërisë së Bashkuar për shkak të tarifave të larta që do të ndikojnë në eksportet amerikane. Ky fenomen është tashmë duke ndodhur, dhe prodhuesit e çelikut në Britani kërkojnë veprime nga qeveria për të kufizuar importet e çelikut, të cilat po ulën çmimet dhe po dëmtojnë bizneset e tyre lokale.

Gareth Stace, drejtor ekzekutiv i UK Steel, tha se “importet po vërshojnë tregun e Mbretërisë së Bashkuar, duke ulur çmimet e çelikut dhe duke marrë pjesë të tregut”. Ai shtoi se është e rëndësishme që Britania të ruajë stabilitetin e tregut të brendshëm, ndërsa lufton për të stabilizuar eksportet e saj drejt SHBA-së.

Continue Reading

Të kërkuara