Lajmet

​Tahiri kërkon masa shtesë antiCOVID

Published

on

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa shtesë për ta luftuar pandeminë COVID-19. Ai tha se tashmë kur janë rritur rastet pozitive me COVID-19, institucionet duhet të kenë një angazhim më të madh për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, por edhe institucioneve shëndetësore.

Megjithëkëtë, Tahiri ka ftuar edhe qytetarët që të vaksinohen sa më shpejt në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e tyre.

“Të kenë një angazhim më të madh, java tjetër ta zërë Republikën e Kosovës me masa shtesë, ta zërë me angazhim më të madh qeveritar në mbarë vendin. Pra, edhe një herë të nderuar qeveritar përkujdesuni më shumë për shëndetin e qytetarëve tanë, përkujdesuni më shumë për shëndetin e atyre të cilët janë në moshë më të shtuar dhe po ashtu përkujdesuni më shumë që qytetarët tanë të jenë sa më shumë të vaksinuar”, tha ai.

Tahiri tha se duhet një angazhim më i madh edhe i Ministrisë së Shëndetësisë(MSh) që të fuqizohen spitalet rajonale.

“Sot na duhet një angazhim më i madh se kurrë i ministrit të Shëndetësisë në fuqizimin e spitaleve rajonale, në përkrahje të spitaleve rajonale dhe në përkrahje të QKUK-së. Prandaj, si deputetë të opozitës i bëjmë thirrje qeverisë, sepse është organi më i rëndësishëm në këtë vend dhe në këtë rast jep ndihmën më të madhe në ballafaqim me COVID-19 në raport edhe me stafin tonë shëndetësor. Njëkohësisht i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që t’i dëgjojnë këshillat e stafit profesionist shëndetësor që të vaksinohen, sepse e vetmja mënyrë, e vetmja formë që të kalojmë më lehtë këtë sfidë në këtë periudhë mjaft të rëndë që duket që do të rendohet çdo ditë e më shumë është vetëm nëse vaksinohemi. E shohim që kemi një çalim në zonat rurale të vaksinimit siç e kam theksuar edhe herën e kaluar”, tha ai.

Në fjalën e tij, deputeti Tahiri ka kërkuar edhe nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, që të dalë me plan konkret se nëse do të mbyllet vendi nga shtatori të përgatiten për mësimin online. 

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Lajmet

“Ku-Fest” nis edicionin e tretë në Kumanovë, sjell teatrin shqiptar dhe artistë nga rajoni

Published

on

Edicioni i tretë i Festivalit Ballkanik të Teatrit “Ku-Fest” ka nisur në Kumanovë, duke sjellë në skenë një program të pasur artistik dhe teatrin shqiptar.

Pas ceremonisë së hapjes, publiku ka ndjekur shfaqjen “Rinoqerontët” të Eugène Ionesco-s, me regji të Vasil Vasilev dhe në interpretim të Teatrit Shqiptar – Shkup. Shfaqja ka shënuar hapjen zyrtare të programit teatror të festivalit.

Mbrëmja ka vijuar me muzikë live nga “Nezafete Shala dhe Melodia e Vjetër”, duke krijuar atmosferë festive për të pranishmit.

Programi i “Ku-Fest” vazhdon sonte, më 1 shtator, me shfaqjen “Vetmi në perëndim” të Martin McDonagh, në produksion të S.H.E. Kulturës – Abdulla Krashnica dhe Teatrit të Qytetit – Preshevë, me regji të Afeida Boriqit.

Festivali synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për teatrot dhe artistët e rajonit, përmes shfaqjeve dhe aktiviteteve që promovojnë kulturën, artin dhe bashkëpunimin ndërkufitar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Nis vitin e ri shkollor UBT International Smart Schools

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan është shënuar zyrtarisht fillimi i vitit të ri shkollor 2026/27 për UBT International Smart Schools. Në ceremoninë morën pjesë nxënës, prindër, themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi dhe stafi arsimor, duke konfirmua përkushtimi për një arsim modern të mbështetur në akreditimin e marrë nga Cambridge International Education.

Gjatë fjalës së tij, Presidenti dhe Themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, nënvisualizoi vizionin e UBT International Smart Schools për formimin e krijuesve të së ardhmes.

“UBT International Smart Schools bazohen në një vizion të qartë: vendosjen e nxënësit në qendër dhe lidhjen e dijes me praktikën, teknologjinë e inovacionin. Akreditimi nga Cambridge është sa njohje ndërkombëtare, aq edhe përgjegjësi për të ruajtur cilësinë. Në këtë epokë të inteligjencës artificiale e robotikës, synimi ynë është që nxënësit të mos jenë thjesht përdorues të teknologjisë, por krijuesit e së ardhmes”, u shpreh Hajrizi.

Përmes qasjes në infrastrukturën e UBT Smart City, nxënësit do të kenë në dispozicion laboratorë të avancuar me fokus të veçantë te inteligjenca artificiale, programimi, robotika dhe teknologjitë digjitale. Po ashtu, rëndësi do t’i kushtohet zhvillimit fizik përmes fuqizimit të Akademisë dhe Klubit Sportiv të shkollës.

Zëvendësdrejtoresha Shqipe Agushi u shpreh se objektivi kryesor mbetet zbulimi dhe zhvillimi i talentit të secilit nxënës përmes mjediseve inovative. Me këtë model arsimor multidisiplinar, UBT International Smart Schools hyn në vitin e ri shkollor me synimin e qartë për të përgatitur gjeneratat e reja me aftësitë e nevojshme për tregun global.

Continue Reading

Lajmet

Çeku viziton SBAShK-un me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor

Published

on

Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrulla Çeku, së bashku me zëvendësministrin në detyrë, Përparim Kryeziu, ka vizituar SBAShK-un me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2026/2027.

Ata janë pritur nga kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, nënkryetarja Vjollca Shala dhe sekretari i përgjithshëm Ymer Ymeri.

Gjatë takimit është diskutuar për përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, rolin e mësimdhënësve, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe përfaqësuesve të komunitetit arsimor, si dhe për synimin e përbashkët për rritjen e cilësisë së arsimit në Kosovë.

Ministri Çeku ka uruar një vit të mbarë shkollor për mësimdhënësit dhe nxënësit, ndërsa ka falënderuar përfaqësuesit e SBAShK-ut për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka vlerësuar vizitën e zyrtarëve të MASh-it dhe ka shprehur mbështetjen e sindikatës për Strategjinë e Arsimit 2035+, të cilën e ka cilësuar si dokument të rëndësishëm për zhvillimin e arsimit gjatë dekadës së ardhshme./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara