Lajmet
Sveçla: Lista Serbe nuk është për zgjedhje sepse e ka humbur mbështetjen në veri
Sveçla ka thënë se nuk ka arsye të mos mbahen zgjedhjet e 23 prillit.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiMinistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Lista Serbe është kundër mbajtjes së zgjedhjeve në veri të vendit sepse e njëjta e ka humbur mbështetjen nga komuniteti serb atje. Ai ka thënë se Kosova nuk guxon të bie në shantazh të atyre të cilët sipas tij ndjehen të rrezikuar nga sundimi i ligjit. Derisa ka raportuar në Komisionin për Integrime Evropiane, Sveçla ka thënë se nuk ka arsye të mos mbahen zgjedhjet e 23 prillit.
Ministri i Brendshëm ka deklaruar po ashtu se Policia e Kosovës, por edhe gjithë MPB është në dispozicion të KQZ-së në mënyrë që zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në katër komunat në veri të vijojnë dhe të përfundojnë suksesshëm.
“Sa i takon çështjes së zgjedhjeve Policia e Kosovës por edhe gjithë MPB është në dispozicion të KQZ-së në mënyrë që këto zgjedhje të vijojnë dhe të përfundojnë suksesshëm. Për ne është imperativ që këto zgjedhje të mbahen në një atmosferë të qetë dhe të sigurt qoftë për organizatorët, po ashtu edhe për vetë qytetarët atje, janë çështje e vendimeve politike të subjekteve të caktuara të cilat duan apo nuk duan të marrin pjesë në zgjedhje për këtë jemi të gjithë dëshmitar. Me rëndësi është që institucionet e Kosovës janë duke vijuar me organizimin e procesit zgjedhor ashtu siç është më së miri dhe unë jam i bindur se gjithë ky proces do të përfundoj i qetë, i suksesshëm duke i tejkaluar edhe problemet që i përmenda”, ka thënë ai.
Kjo përgjigje ka ardhur pas interesimit të kryetares së komisioni, Rrezarta Krasniqi, rreth mbajtjes së zgjedhjeve në veri.
“Edhe pasi që e dimë që tashmë gjendja në veri është pak më shqetësuese a mundesh me na tregua se si është gjendja atje tani sot, a munden me u mbajtur zgjedhjet data po afrohet më 23 prill”, ka pyetur ajo.
E deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka kërkuar të dijë se sa do të ketë siguri për mbajtjen e zgjedhjet në veri.
“Nëse mbahen në stacione të Policisë dhe me kallasha duke i ruajtur Policia sa kanë legjitimitet ne dëshirojmë me pas pjesëmarrje të serbëve në këto zgjedhje me u zgjedh institucionet demokratike për neve është më mirë serbët që e pranojnë Republikën e Kosovës me u zgjedh dhe me pas legjitimitet sesa Lista Serbe që dirigjohet prej Beogradit, por sa do të ketë siguri në zgjedhje”, ka pyetur Kadrijaj.
Ndërsa Sveçla ka deklaruar se nuk ka arsye që zgjedhjet të mos mbahen për shkak të sjelljes kriminale të disa bandave që veprojnë në atë pjesë të Kosovës.
“Nuk ka arsye që zgjedhjet të mos mbahen për shkak të sjelljes kriminale të disa bandave atje por edhe të refuzimit të Listës Serbe, është e qartë që segmente të caktuara atje të mbështetura nga Serbia refuzojnë sundimin e rendit dhe ligjit dhe refuzojnë demokracinë atje, tash ne si institucionet të Republikës së Kosovës kemi obligim që qytetarëve atje tu ofrojmë shansin për jetë të qetë dhe për rregullim demokratik jemi të obliguar. Pse një Listë ndihet e rrezikuar nga sundimi i ligjit nga mungesa e humbja e përkrahjes nga dora e zgjatur e ligjit ne nuk guxojmë të biem në shantazh të tyre. Nuk duhet të presim që Lista Serbe të na thotë se a duhet të mbajmë zgjedhjet apo jo apo do ta bojkotoj apo jo. Një prej arsyeve që ata nuk janë për zgjedhje është për shkak se brenda komunitetit që jeton atje kanë humbur mbështetjen”, ka thënë Sveçla.
Duke folur për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në pjesën veriore të vendit, Sveçla ka thënë se gjendja nuk është e kënaqshme por ka përmirësim në sundimin e ligjit dhe sigurisë.
Ndërsa sukses të Policisë së Kosovë në veri i ka vlerësuar aksionet kundër keqpërdorimeve të energjisë elektrike për të kultivuar kriptovalutat. E sa i përket dorëheqjes së ish-policëve në veri, Sveçla ka thënë se Kosova nuk ka humbur asgjë prej këtyre dorëheqjeve.
“Policia e Kosovës por as Kosova asgjë nuk ka humbur prej dorëheqjes së atyre të cilët i kanë raportuar Beogradit tashmë jemi në proces të rekrutimit të shtetasve tanë të komuniteteve të ndryshme me theks të veçantë në komunitetin serbe të cilët kanë filluar tashmë trajnimin në Akademinë Policore në Vushtrri për tu bërë pjesëtarë të Policisë, pjesëtar lojal të cilët punojnë sipas ligjeve të Kosovës.sa i takon kryetarëve të komunave ajo është çështje e vendimit të tyre politik Qeveria e Kosovës nuk mund të jetë e shantazhuar nga një grupacion i cili as nuk njeh as nuk punon për Republikën e Kosovës…Sa i takon MPB çështja e sigurisë në veri kurrë nuk ka qenë më e mirë, institucionet e sigurisë të Kosovës kurrë punë më të mirë nuk kanë bërë absolutisht kurrë për këtë jemi dëshmitar”, është shprehur Sveçla.
Krahas situatës në veri, ministri Sveçla gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane ka folur edhe për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai ka thënë se falë angazhimit është kthyer në agjendë edhe çështja e liberalizimit të vizave.
E pas këtij deklarimi ka reaguar deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e cila ka thënë se për këto dy vite nuk mund të thuhet se nuk ka pas skandale pasi edhe numri i punëtorëve që po e braktisin administratën publike është i madh.
“Pak punë kemi parë për dy vite të kësaj qeverisë për të thënë se nuk ka pas fare skandale ne çdo ditë shohim braktisje të punëtorëve prej sektorit publik në administratën që ju folët çdo numri i punëtorëve që lëshojnë administratën është në rritje edhe raportet ndërkombëtare që ju sapo i cilësuat flasim për nivel të lartë të korrupsionit.. nuk keni nevojë sot me marr rol dhe me thanë që e kemi kthyer në agjendë sepse padrejtësisht I është mohuar një e drejtë substanciale e lëvizjes së lirë qytetarëve të Kosovës dhe uroj që javën e ardhshme të merret epilogu përfundimtar”, ka thënë ajo.
E sa i takon liberalizimit të vizave Sveçla ka thënë se puna e tyre më e suksesshme ka qenë takimet me përfaqësuesit me shtetet skeptike. Ndërsa ka theksuar se tashmë kanë filluar përgatitjet e Kosovës për procedurat pas marrjes së liberalizimit të vizave.
“Ka pas shumë shtete skeptike të cilat kanë qenë barrierë për arritjen e liberalizimit të vizave dhe unë mendoj se punë jonë më e suksesshme ka qenë në drejtim të takimit të këtyre përfaqësuesve të këtyre shteteve edhe pastaj sqarimin e këtyre skepticizmave. Vetëm për liberalizim të vizave unë kam qenë 5 herë në Francë, nuk po flas ekipet e mija, kam qenë unë”, ka theksuar ai.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ka pyetur ministrin se a janë rregulluar dy zyre të punës të njësive speciale në kampin Belvedere. Por këtë ministri i Punëve të Brendshme e ka mohuar duke e quajtur të pavërtetë.
“Nuk ka të vërtetë e dëgjova edhe dje nga një deputet i keni kanalet e verifikimit të informatave na pyesni drejtpërdrejt iu përgjigjemi ne si deputet por mos flisni gjëra që nuk qëndrojnë”, ka thënë ai.
Si sfidë për Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sveçla ka adresuar rrezikun nga sulmet kibernetike. Ai ka përmendur edhe rastin e sulmit ndaj gazetarit Valon Syla, për çka ka thënë se identifikimi dhe arrestimi i sulmuesve të tij është bërë në kohë rekorde.
I pyetur për Projektligjin për Pensionimin e Parakohshëm të Policisë, ministri Sveçla ka thënë se kjo çështje nuk është kompetencë e MPB-së, por në kuadër të Ministrisë së Financave.
Sa i përket planit kombëtar të zbatimit të MSA-së, ai ka thënë se prej 35 masave që janë nën përgjegjësinë e MPB-së deri në fund të vitit janë zbatuar 24 masa apo 68.57%, dhe nuk janë zbatuar 11 masa apo 21.43%.
Rajoni
Spiropali premton mbështetje të fuqishme për integrimin e Kosovës
Published
37 minutes agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, me të cilën diskutoi për forcimin e bashkëpunimit dhe avancimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.
Spiropali rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës, duke theksuar se pas heqjes së masave kufizuese është momenti që Bashkimi Evropian t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat. Ajo shtoi se Shqipëria do të vazhdojë angazhimin diplomatik për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe përparimin drejt BE-së dhe NATO-s.
“Rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës. Pas vendimit per heqjen e masave kufizuese, është momenti që BE të vendosë pa vonesë dhënien e statusit kandidat për Kosovën”, nënvizoi Spiropali.
Vendi
Konjufca dhe Spiropali: Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri dhe paralajmërim i mbledhjes së përbashkët
Published
1 hour agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, e ka cilësuar si vëllazëror takimin me homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali.
Në një konferencë për media, Konjufca theksoi se pritet thellim i mëtejshëm i bashkëpunimit politik, ekonomik dhe diplomatik mes dy vendeve.
“Takime vëllazërore që e ndajnë fatin e përbashkët historik. Presim thellim mëtejmë të bashkëpunimit politik dhe ekonomik në diplomaci të përbashkët”, tha ai.
Nga ana e saj, Spiropali nënvizoi se Kosova mbetet prioritet i politikës së jashtme të Shqipërisë dhe se Tirana do të intensifikojë lobimin për njohje të reja të shtetit kosovar.
Ajo gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e një trajtimi të drejtë dhe të paanshëm të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke theksuar se lufta në Kosovë ka qenë për liri dhe jo për pushtet.
“Drejtësi e plotë dhe pa shkelje të standardeve ndërkombëtare. Nuk mund të injorohet fakti se në Kosovë ka pasur spastrim etnik… Lufta e Kosovës nuk ishte për pushtet, por për liri”, tha Spiropali.
Gjatë vizitës, ministrja e Jashtme e Shqipërisë paralajmëroi gjithashtu mbledhjen e përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë sivjet, ku do të diskutohen marrëveshjet e nënshkruara më parë, prioritetet e përbashkëta dhe mundësitë për marrëveshje të reja.
“Biseduam për takimin e përbashkët të dy qeverive dhe besojmë se brenda vitit 2026 do të mbahet një mbledhje në Shqipëri ose Kosovë, ku do të diskutohen të gjitha marrëveshjet e mëparshme, fushat me interes të përbashkët dhe të gjitha prioritetet që po implementohen, por edhe mundësitë për marrëveshje të reja”, tha Spiropali.
Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë kanë mbajtur deri tani tetë mbledhje të përbashkëta. E nënta, e planifikuar për 14 qershor 2023, ishte anuluar njëanshëm nga Tirana. /Kosovapress/
Lajmet
Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim
Published
5 hours agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, vizitoi sot Prekazin, ku u përul në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, së bashku me Ministrin për Punët e Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.
Ajo u prit në Kullën e Jasharajve nga Rifat Jashari.
Gjatë vizitës, Spiropali theksoi rëndësinë e vendimit të familjes Jashari për të mos u dorëzuar dhe reflektimin mbi çmimin e lirisë.
“Është dëshmi se liria ka pasur çmim – dhe ai çmim është paguar me jetë. Këtu ndjen peshën e historisë, por edhe përgjegjësinë e së ardhmes. Liria nuk është trashëgimi automatike. Ajo kërkon dinjitet, unitet dhe drejtësi çdo ditë. Prekazi nuk na kërkon lot. Na kërkon të jemi të denjë.”
Kjo vizita thekson lidhjet historike mes Shqipërisë dhe Kosovës dhe respektin për sakrificën që bëri të mundur lirinë e vendit.
Lajmet
Elisa Spiropali për vizitë zyrtare në Kosovë, takime me krerët e shtetit
Published
6 hours agoon
February 25, 2026By
UBTNews
Ministrja për Evropë dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Sipas njoftimit të Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ajo fillimisht do të pritet në takim nga homologu i saj, Glauk Konjufca, i cili njëherësh mban edhe postin e zëvendëskryeministrit të Kosovës. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në objektin e MPJD-së.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Spiropali do të zhvillojë takime edhe me kryeministrin Albin Kurtin në orën 12:35 dhe me pas me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si dhe me presidenten Vjosa Osmani.
Në agjendën e saj janë paraparë gjithashtu takime me kryetarë të partive parlamentare në Kosovë.
Spiropali premton mbështetje të fuqishme për integrimin e Kosovës
Konjufca dhe Spiropali: Thellim i bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri dhe paralajmërim i mbledhjes së përbashkët
Grevë kombëtare në transportin publik në Gjermani: Autobusët dhe trenat ndalojnë
Dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil, qeveria shpall gjendjen e katastrofës
Hendboll: Kosova publikon listën për ndeshjet me Finlandën në Euro 2026
Spiropali: Prekazi na kujton se liria ka çmim
Filharmonia e Kosovës shënon debutimin e saj në Vjenë
Pse përhapen thashethemet në punë, madje edhe në ekipet e shëndetshme
Vendet me rezervat më të mëdha të arit
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
