Lajmet

​Sveçla: Deri më tani ka pasur 578 dorëheqje

Sipas tij, dorëheqjet e policëve të uniformuar vijnë pas kërcënimeve e shantazheve.

Published

on

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka deklaruar se deri më tani ka pasur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga Policia e Rendit Publik, 107 nga Policia Kufitare dhe dhjetë nga hetimet.

Sipas tij, dorëheqjet e policëve të uniformuar vijnë pas kërcënimeve e shantazheve, ku edhe po rrezikohet ekzistenca e tyre.

“Deri më tani në Policinë e Kosovës, përkatësisht në zonën e drejtorisë rajonale të Mitrovicës-veri dhe stacionalet policore përkatëse janë pranuar njoftimet për dorëheqje nga stafi i uniformuar dhe stafi civil nga komuniteti serb. Ku zyrtarisht janë paraqitur 578 dorëheqje, prej të cilave 461 nga Policia e Rendit Publik, 107 nga Policia Kufitare dhe 10 nga hetimet. Dorëheqjet brenda Policisë së Kosovës po vijnë pas kërcënimeve dhe shantazheve me ç’rast rrezikohet edhe ekzistenca e këtyre zyrtarëve policorë, në rast se nuk japin dorëheqje”, ka deklaruar ministri Sveçla.

Ai ka shtuar se pjesë e këtij orkestrimi nuk janë serbët lokalë, por grupe të caktuara dhe të organizuara me Vuçiqin me qëllim të destabilizojë sigurinë në vend dhe për të shkaktuar mosfunksionim të vendit.

Në konferencë për media, Sveçla deklaroi se ekzekutivi ka marrë vendime tërësisht të ligjshme lidhur me targat ilegale me qëllim të shtirjes së ligjshme dhe sovranitetit në Kosovë.

Ai tha se kanë ngritur të gjitha kapacitetet që të jemi në shërbim të qytetarëve gjatë këtij procesi. Sipas tij, deri më tani nuk është evidentuar asnjë incident, ankesë, vërejtje apo mospranim i fletë-qortimeve.

“Nuk është hera e parë që Serbia po përdor strukturat ilegale për terrorizimin e qytetarëve, sa herë ata që janë përgjigjur pozitivisht ftesave dhe vendimeve legjitime të institucioneve të vendit. Që nga viti 2011, prej kur ka nisur procesi i konvertimit të targave janë djegur 56 automjete të qytetarëve serbë. Madje, vetëm nga muaji qershor kur qeveria ka marrë vendimin për targa, Serbia në krye me Vuçiq ka vazhduar të përdorë metoda të kërcënimit, shantazhit dhe sulmit prej të cilëve kanë pësuar qytetarët tonë në veri të vendit, ku kemi pasur pesë vetura të djegura, disa prej të cilëve të zyrtarëve policor atje, një sulm ndaj personit zyrtar, një djegie e një kontejneri ku ka banuar një zyrtar policor, një rast dëmtim prone dhe një rast djegie e shtallës ku mbahet ushqimi i bagëtisë”, ka shtuar ai.

Lajmet

​Skuadra e Serie-A shkarkon trajnerin

Published

on

Fiorentina e ka shkarkuar Stefano Piolin pas një humbjeje kundër Lecces, e cila e la ekipin në fund të tabelës së Serie A pa fitore, katër pikë, shtatë gola të shënuar dhe 16 të pësuar.

Trajneri i të rinjve Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht përsipër detyrën, por kërkimi për një pasardhës të përhershëm do të fillojë menjëherë, ndërsa klubi kërkon të shmangë betejën për rënie nga kategoria.

“ACF Fiorentina mund të konfirmojë se Stefano Pioli është shkarkuar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në një deklaratë të klubit. “Klubi dëshiron ta falënderojë atë dhe stafin e tij për profesionalizmin e treguar gjatë kohës së tyre në Fiorentina.”

Daniele Galloppa do të marrë përkohësisht drejtimin e ekipit të parë, duke filluar nga seanca stërvitore e kësaj pasditeje.

Fitues i kampionatit të Serie A në sezonin 2021/22 me Milanin, Pioli ka përjetuar një rënie të ndjeshme në performancë dhe rezultate vitet e fundit.

Në vitin 2024, ai u punësua nga klubi saudit Al-Nassr, ku luajti Cristiano Ronaldo , por pati pak sukses në Arabinë Saudite./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

KDI: Presidentja të ofrojë transparencë dhe qartësi për procesin e caktimit të mandatarit

Published

on

By

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka kërkuar nga Presidentja e vendit që të sigurojë transparencë dhe qartësi në procesin e caktimit të mandatarit për formimin e Qeverisë, pas dështimit të votimit në Kuvend më 26 tetor.

Sipas KDI-së, Presidentja ka obligim që deri nesër, brenda afatit dhjetëditor të përcaktuar me nenin 95.4 të Kushtetutës, të zhvillojë konsultime me të gjitha partitë parlamentare për të vlerësuar mundësinë reale të krijimit të një shumice të re qeverisëse dhe shmangien e zgjedhjeve të reja.

KDI thekson se hapat e Presidentes duhet të jenë të arsyeshëm dhe transparentë, përfshirë publikimin e kritereve që do të udhëheqin vlerësimin e “gjasës më të madhe për formim të shumicës” dhe mënyrën e verifikimit të mbështetjes në Kuvend.

Sipas institutit, këto kritere janë thelbësore për të garantuar paanshmëri dhe respektim të rendit kushtetues, si dhe për të ruajtur besimin publik në institucionet demokratike./EO

Continue Reading

Lajmet

​Dybala mungon një muaj

Published

on

Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala do të mungojë të paktën për një muaj pas dëmtimit muskulor që pësoi në ndeshjen kundër Milanit të dielën.

Sipas Sky Sport Italia, ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar një dëmtim të shkallës në bicepsin femoris të majtë. “La Gazzetta dello Sport” shkruan se ai do të humbasë pesë ndeshjet e ardhshme të Romës.

Dybala pritet të mungojë në takimet kundër Rangers, Udinese, Cremonese, Midtjylland dhe, me shumë mundësi, Napoli.

Trajneri Gian Piero Gasperini shpreson ta ketë sulmuesin gati më 30 nëntor kundër Napolit, por rikthimi i tij duket më i mundshëm në ndeshjen ndaj Cagliarit më 7 dhjetor./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Ndalohet importi i shpezëve dhe produkteve të tyre nga Italia

Published

on

By

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUV) ka njoftuar se ndalon përkohësisht importin e shpezëve, kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre me origjinë nga zonat e infektuara të Italisë.

Vendimi vjen pas raportimeve të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH) dhe Komisionit Evropian, të cilat konfirmojnë përhapjen e gripit të shpezëve (Avian Influenza – H5N1) në rajonet Emilia-Romagna dhe Lombardia.

Sipas AUV-së, importet lejohen vetëm nëse produktet vijnë nga ferma të pa prekura, të paktën 50 kilometra larg zonave të infektuara. Ndalesa hyn në fuqi menjëherë dhe do të qëndrojë aktive deri në një vlerësim të ri të situatës.

AUV njofton se po e monitoron nga afër situatën dhe do të informojë publikun dhe bizneset për çdo zhvillim të ri./EO

Continue Reading

Të kërkuara