Lajmet

​Sulme kibernetike në Telekom, ndërpriten shërbimet e internetit

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kompanisë Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja.

Published

on

Telekomi i Kosovës është duke u përballur sot nga mëngjesi me sulme kibernetike, ku për pasojë kanë rënë edhe shërbimet e internetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kompanisë Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja.

Zëdhënësi Lepaja ka thënë se sulmi ka filluar prej orës 08:00 të mëngjesit dhe se ekipet e Telekomit kanë identifikuar IP-të që po sulmohen.

“Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit. Do të ju mbajmë të informuar”, tha Lepaja.

Ndërsa Posta e Kosovës është funksionale në të gjitha zyrat postare dhe nuk ka pasur ndërprerje nga ndonjë sulm kibernetik eventual.

“Sa i përket rrjetit tonë gjithçka është stabile dhe nën kontroll”, njofton Posta e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën, se gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulme kibernetik të llojit DDoS që kanë shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime.

Përmes një postimi në Facebook të Qeverisë, thuhet se gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël.

“Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Lajmet

Tërmet në Greqi, lëkundjet u ndjenë edhe në Maqedoninë e Veriut

Published

on

By

Një tërmet me intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës është ndier mbrëmë rreth orës 22:18 në Manastir, Resnjë dhe zonat përreth.

Sipas Observatorit Sizmologjik në Shkup, epiqendra e lëkundjeve ishte në Greqi, rreth 120 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar nga ky tërmet.

Continue Reading

Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin

Published

on

By

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, kryeministri Rama mban sot fjalimin e tij në hapje të debatit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Partishme të OKB.

Sot, në rreth 17:00, sipas orës lokale, ai pritet të mbajë fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Rama pritet të flasë në hapje të debatit të Asamblesë së Përgjithshme. Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan.

Në axhendën e tij janë parashikuar gjithashtu takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombtare.

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së zhvillohen nga 22 deri më 28 shtator. Në këtë vizitë, kryeministri Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Gjatë qëndrimit në SHBA një grup shqiptarët kanë protestuar në momentin që kalonte delegacioni shqiptar. Autoritetet amerikane qe garantonin sigurinë e kryeministrit dhe të pranishmeve te tjerë; kane ndaluar një prej protestuesve, i cili hodhi veze në drejtim të delegacionit.

 

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara