Lajmet

​Stoltenberg-Vuçiqit: Kemi gati forcat tona në Kosovë, veprojmë nëse do jetë e nevojshme

Ai këto komente i bëri sot në një konferencë për media pas takimit me presidentin Vuçiq.

Publikuar

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se aleanca ka shtuar forca të saj të sigurisë në Kosovë dhe se forcat e KFOR-it do të veprojnë nëse do të jetë e nevojshme. Ai këto komente i bëri sot në një konferencë për media pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.

“Ne kemi forcat gati dhe do të veprojmë atëherë kur do jetë e nevojshme. E kemi shtuar praninë tonë në veri. Jam informuar në detaje se si është vendosja e tyre. Lëvizja jonë do të reflektojë nevojën dhe sfidën që mund të na paraqiten në terren. KFOR punon edhe me aktorë të tjerë, siç është policia e EULEX-it”, tha Stoltenberg.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha se dhuna duhet të refuzohet.

“Barrikada dhe dhuna nuk janë implementime sistematike. Pyetja është se si e intepretojmë çështjen e dhunës. Ne kemi mundësi të limituara për të ndërhyrë në Veri. Mos prisni që serbët të qëndrojnë dhe të shikojnë”, tha ai.

Vuçiq shtoi se dëshirojnë një marrëveshje kompromisi mes të dyja palëve.

Lajmet

Paqartësi për heqjen ose jo të masave ndaj Kosovës – çka tha zëvendëskryeministri Bislimi e çka BE-ja

Publikuar

nga

Edhe pse nuk pa pasur një datë formale, javën e kaluar ishte pritur që të publikohej raporti i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, rreth përmbushjes së kushteve nga ana e Kosovës për heqjen e masave të BE-së ndaj saj.

Madje zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha të enjten e kaluar se në raportin e shefit të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave të BE-së, “do të rekomandohet heqja e masave” ndëshkuese për Kosovën.

Por, Bashkimi Evropian ka thënë të hënën se afati i dorëzimit të raportit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, rreth masave të vendosura ndaj Kosovës, dhe përmbajtja e këtij raporti, janë çështje ndër-institucionale të BE-së, dhe rreth tyre nuk mund të spekulojnë akterët jashtë bllokut evropian.

Zëdhënësi i BE-së për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, tha se raporti ka të bëjë me dinamikat e institucioneve të BE-së, dhe ka thënë se askush jashtë BE-së nuk duhet të spekulojë rreth përmbajtjes dhe afateve.

“Kjo është një çështje institucionale mes Përfaqësuesit të Lartë dhe vendeve anëtare. Vendet anëtare janë ato që kanë kërkuar një raport dhe, natyrisht, është Përfaqësuesi i Lartë ai që do ta dërgojë raportin tek vendet anëtare. Ato do të jenë të parat që do të dinë se kur do të ndodhë dhe çfarë përmban raporti, dhe kjo ende nuk ka ndodhur”, ka theksuar Stano.

Sipas tij, raporti nga Borrell do të dërgohet fillimisht tek vendet anëtare, të cilat do ta shohin dhe diskutojnë përmbajtjen e tij, para se të marrin vendimet e nevojshme.

“Kjo është diçka institucionale mes Përfaqësuesit të Lartë dhe vendeve anëtare. Kështu që nuk na duhet dikush nga jashtë që të spekulojë për përmbajtjen dhe oraret. Do të bëhet në kohën e përshtatshëm për Përfaqësuesin e Lartë dhe vendet anëtare, që do të jenë të parat që do ta shohin dhe diskutojnë përmbajtjen, para se të marrin vendimet e nevojshme. Dhe kur kjo do të ndodhë, atëherë do t’i kumtojmë rezultatet. Nuk ka hapësirë dhe arsye për spekulime publike nga akterë të ndryshëm”, ka ka deklaruar Stano.

Stano ka bërë thirrje sërish që të ndërmerren të gjithë hapat për uljen e tensioneve në pjesën veriore të Kosovës dhe që të gjitha palët të përmbahen nga veprimet nxitëse dhe të njëanshme.

“Natyrisht se ne jemi të shqetësuar për situatën në veri [të Kosovës], sepse kemi parë në të kaluarën hapa të njëanshëm, të pakoordinuar, që kanë çuar deri te përshkallëzimi i ri. Dhe kjo lidhet edhe me çështjen e masave. Përshkallëzimi i vazhdueshëm rezultoi me masat e BE-së”, ka thënë Stano.

Ai ka përmendur që edhe Qeveria e Kosovës, por edhe pala serbe, kanë obligim që të bëjnë gjithçka që munden për të shmangur ndonjë përshkallëzim eventual.

Krerët e shtetit kanë kërkuar në vazhdimësi muajin e fundit heqjen e masave ndëshkuese të BE-së. Kryeministri Albin Kurti dhe zyrtarë të tjerë të Kosovës në vazhdimësi kanë thënë thënë se Kosova i ka plotësuar kushtet për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së.

Kosova kërkoi zëshëm heqjen e masave pas organizimit të votimit për largimin e kryetarëve në veri, që ishte një nga kërkesat e BE-së.

 

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Podujeva do ta emëroj një rrugë me emrin ish-eurodeputetes gjermane Doris Pack

Publikuar

nga

Komuna e Podujevës ka njoftuar se të martën do ta emërojë një rrugë me emrin e ish-eurodeputetes gjermane Doris Pack.

Në këtë ceremoni e cila pritet të mbahet rreth orës 14 e pranishme do të jetë edhe ish-zyrtarja gjermane Doris Pack dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack. Vendi: Nga kryqëzimi i rrugës ‘Agron Rrahmani’ dhe ‘Ali Ajeti’ deri te kryqëzimi me rrugën ‘Bedri Bajrami’ dhe ‘Fahri Fazliu’”, thuhet në njoftim./UBTnews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Temperatura të larta të martën, IKSHPK thirrje për kujdes

Publikuar

nga

Temperatura të larta do të ketë të martën në Kosovë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat maksimale do të jenë nga 28-32 gradë Celsius.

“Moti me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Të hënën Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë thirrje për kujdes gjatë ditës si dhe ka publikuar disa rekomandime për kujdes nga temperaturat e larta.

“Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellë me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale”, thuhet nga IKSHPK.

Sipas IKSHPK-së e domosdoshme është marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose çaji; po ashtu duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Ish-ministri i MPB-së: Serbia e pafuqishme të përballet me NATO

Publikuar

nga

Lordi George Robertson, ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, nuk e përjashtoi mundësinë e përshkallëzimit të situatës në Ballkanin Perëndimor, kur solli në vëmendje se në skenarët e Rusisë qëndrojnë planet për destabilizimin e disa shteteve të rajonit.

I ashtuquajturi “Kuvend panserb” dhe deklaratat kërcënuese që ai prodhoi, sipas ish-ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bejtush Gashi, legjitimuan paralajmërimet ish-shefit të Aleancës Veriatlantike.

“Realiteti i sotëm dikton dhe një përgjigje ndaj rrezikut për një ballafaqim ushtarak mes ushtrisë së Serbisë dhe misioneve të NATO-s, në Kosovë dhe Bosnjë”.

Gashi e konsideron të nevojshëm një përgatitje treplanëshe për reagim.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara