Lajmet

​Stoltenberg: Lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite

Stoltenberg: Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij.

Published

on

Edhe pse Rusia tani po përqendron sulmin e saj në Ukrainën lindore, NATO-ja nuk ka parë “asnjë tregues” se qëllimi i presidentit rus, Vladimir Putin për të kontrolluar të gjithë vendin ka ndryshuar, deklaroi sot sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg.

Duke folur përpara një takimi në Bruksel të ministrave të Jashtëm të aleatëve të NATO-s, Stoltenberg paralajmëroi gjithashtu se lufta në Ukrainë mund të zgjasë me vite.

“Ne nuk kemi parë asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar ambicien e tij për të kontrolluar të gjithë Ukrainën dhe gjithashtu për të rishkruar rendin ndërkombëtar, kështu që ne duhet të jemi të përgatitur për një afat të gjatë”, tha ai.

“Duhet të jemi realistë dhe të kuptojmë se kjo mund të zgjasë për një kohë të gjatë, për shumë muaj apo edhe vite”, shtoi ai.

Ministrat e jashtëm të vendeve të NATO-s do të takohen të mërkurën dhe të enjten për të diskutuar rritjen e mbështetjes për Ukrainën.

Kievi ka bërë thirrje për tanke dhe avionë luftarakë në krye të sistemeve mbrojtëse të ofruara tashmë nga Perëndimi.

“Unë nuk do të hyj në të gjitha detajet e saktësisht se çfarë lloj pajisjesh armësh ofrojnë aleatët, por mund të them se tërësia e asaj që aleatët po bëjnë është domethënëse, dhe kjo përfshin disa sisteme më të rënda të kombinuara me sisteme më të lehta”, tha Stoltenberg.

Ai paralajmëroi se lufta në Ukrainë do të ketë implikime afatgjata të sigurisë për Evropën, pavarësisht se kur do të përfundojë.

“Ne kemi parë gatishmërinë e presidentit Putin për të përdorur forcën ushtarake për të arritur objektivat e tij. Dhe kjo ka ndryshuar realitetin e sigurisë në Evropë për shumë e shumë vite”, tha Stoltenberg.

Lajmet

​Bastisje në tri lokacione në Klinë e një në Prishtinë, sekuestrohet në sasi armësh

Published

on

By

Policia e Kosovës sot ka realizuar urdhëresën e gjykatës kompetente, ku janë kontrolluar tri lokacione në Klinë dhe një në Prishtinë.

Lidhur me rastin në polici janë shoqëruar tre persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse.

Gjatë kontrollit të realizuar si dëshmi materiale janë sekuestruar një armë e gjatë snajper, dy karikatorë me 40 fishekë të armës, një pistoletë me një karikator dhe 8 fishekë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 4 fishekë, një pistoletë me një karikator dhe 14 fishekë, një pistoletë me një karikator dhe 52 fishekë, një pushkë ajrore me 5 fishekë, 14 fishekë të pistoletës me gaz, një pushkë gjuetie, një automatik AK-47 me dy karikatorë, tre telefona mobile, një thikë, një shpatë e arteve marciale dhe një antiplumb, raporton KosovaPress.

Disa nga dëshmitë janë me leje dhe janë sekuestruar me qëllim të verifikimit dhe procedurave të mëtutjeshme.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rast për veprën penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, ndërsa njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Real Madrid bind në miqësoren e fundit para startit të kampionatit

Published

on

Real Madrid ka dhënë një provë force në ndeshjen e fituar me shifrat 4-0 ndaj Tirol në Austri, në atë që ishte ndeshja e fundit përgatitore për skuadrën e Çabi Alonsos para startit të kampionatit.

Madrilenët kishin fituar një miqësore me dyer të mbyllura ndaj Leganes pak ditë më parë, ndaj ky ishte testi i vërtetë për ta para nisjes së La Liga në fundjavën tjetër.

Skuadra madrilene, siç pritej, diktoi ritmin ndaj austriakëve falë lojës ë Arda Gyler, i cili duket se do të ketë një rol qendror në lojën që kërkon Çabi Alonso. Gjithsesi, goli i parë erdhi nga Militao, ndërsa turku krijoi të dytin që u finalizua nga Mbape pak minuta më vonë.

Në fraksionin e dytë të lojës ishte përsëri Mbape ai që shënoi për shifrat 3-0, ndërsa pas një numri të madh zëvendësimesh, kishte vend edhe për golin e katërt të shënuar nga Rodrigo, pas pasimit të Mbape, për të vulosur fitoren përfundimtare.

Continue Reading

Lajmet

Franca, Gjermania e Britania mund të rivendosin embargo globale ndaj Iranit

Published

on

By

Vendet e E3 mund të rivendosin sanksionet globale ndaj Iranit nëse ai vazhdon të shkelë detyrimet e tij bërthamore, konfirmoi të mërkurën ministri i Jashtëm francez pasi dërgoi një letër të përbashkët në OKB.

Irani nuk duhet në asnjë mënyrë të fitojë qasje në armë bërthamore. Nëse vazhdon të shkelë detyrimet e tij ndërkombëtare, Franca dhe partnerët e saj gjermanë dhe britanikë, deri në fund të gushtit, do të rivendosin embargot globale për armët, pajisjet bërthamore dhe kufizimet bankare të hequra 10 vjet më parë“, shkroi Jean-Noel Barrot në X, raporton KosovaPress.

Ai tha se oferta e tyre për të pezulluar “përkohësisht dhe me kusht” riaktivizimin e sanksioneve për t’u dhënë një shans negociatave, oferta e tij deri më tani ka mbetur pa përgjigje nga Irani.

Barrot gjithashtu ndau letrën e përbashkët që ata i kishin dërguar OKB-së më 8 gusht, e cila u sigurua më parë nga Financial Times.

E3 është zotuar gjithmonë të përdorë të gjitha mjetet diplomatike në dispozicion për të siguruar që Irani të mos zhvillojë një armë bërthamore. Ne e kemi bërë të qartë se nëse Irani nuk është i gatshëm të arrijë një zgjidhje diplomatike para fundit të gushtit 2025, ose nuk shfrytëzon mundësinë e një zgjatjeje, E3 është i përgatitur të aktivizojë mekanizmin e rikthimit“, shkruan ministrat e jashtëm të E3 në letër.

Ata paralajmëruan se kriza e përhapjes së Iranit nuk mund të hiqet nga agjenda e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për momentin, pasi aktivitetet bërthamore të Iranit “pa justifikim të besueshëm civil” janë duke vazhduar.

Pa një marrëveshje të fortë, të qëndrueshme dhe të verifikueshme, nuk mund të lejojmë që vendimet përkatëse të KS të OKB-së dhe arkitektura ndërkombëtare përkatëse të humbasin. Negociatat direkte midis Iranit dhe SHBA-së duhet të rifillojnë urgjentisht. E3 është e gatshme të mbështesë këtë proces“, thanë ata.

Kombet evropiane riafirmuan se janë “plotësisht të përkushtuara” për një rezolutë diplomatike dhe do të vazhdojnë të angazhohen me qëllim arritjen e një zgjidhjeje të negociuar.

Izraeli nisi një luftë 12-ditore me Iranin në qershor, për të shkatërruar programin e tij bërthamor. SHBA ndërhyri gjithashtu dhe bombardoi tri lokacione nukleare gjatë luftës, raporton Anadollu.

Irani ndërpreu bashkëpunimin me IAEA-n pas sulmeve, por këtë javë tha se zëvendësshefi i agjencisë pritej në Teheran për bisedime.

Continue Reading

Lajmet

Top Kolshi një muaj paraburgim për vrasjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit

Published

on

By

Një muaj paraburgim i është caktuar Top Kolshit, si i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit në Baicë të Lipjanit.

Kolshi, i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit, ka dalë sot para gjykatës. Ai kishte pranuar vrasjen gjatë intervistimit të tij nga Prokuroria.

Kolshi u arrestua të martën, pas kontrolleve të kryera në fshatin ku ndodhi edhe vrasja.

Pas ndalimit në Polici dhe dhënies së deklaratës, i dyshuari ka pranuar veprimet e tij dhe kryerjen e veprës penale”, u tha në njoftimin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës.

Më 4 gusht, Bajraktari ishte raportuar i zhdukur nga familjarët e tij. Një ditë më vonë, në Baicë ishte gjetur një trup i pajetë i varrosur në një arë. Më pas u konfirmua se viktima ishte Enver Bajraktari.

Continue Reading

Të kërkuara